Një ditë pasi kryeministri Edi Rama tha se po përgatitet rritja e pagave për mjekët dhe infermierët në të gjithë vendin, lideri i opozitës Lulzim Basha bën thirrje që ky ndryshim të jetë real e jo thjesht taktikë elektorale.
Sipas kreut të PD, “me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët”.
Postimi i plotë i Bashës:
Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i kanë bërë vendit, në veçanti në këto kohë pandemie. Rritja e pagave të tyre është jetike por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ti trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve tek koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon.
Ne do ti anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve. Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.
Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët edhe gjatë pandemisë. Pa asnjë vonesë tjetër, qeveria Rama duhet t’u japë atyre shpërblimin e premtuar prej 1000 euro. Stafet mjekësore janë profesioni më jetik i vendit. Atyre ju detyrohemi vepra dhe jo premtime te pambajtuara.
I lumi ti o L.Basha.Kudo ku shkon premton aq shume sa po te kishe edhe buxhetin amerikan te shtetit do te nevoiteshin edhe miliarda dollar shtese per te realizar premtimet.Premtmet tuaja me duket nje strategji jo vetem e pavlere por thellesisht idiote,por te nevojshme per nje rrencak,mashtrues,manipulator ku stategjia e tij ka baza “Rrenen”.Nuk mendohet qe ne asnje rast ne bote te jete kaq e rendesishem rrena e aq ma teper ne PD rendesia e mashtrimit dhe e Rrenes ka kapur maksimumin e mundeshem.Thjeshte,ne se nuk rren apo mashtron cdo sekonde,minut apo ore nuk ke asnje vlere,je thjeshte “trap”,ne se mashtron apo rrene je “inteligjent” e i nevojshem per PD.Gjykojeni sakte e drejte se sa rendesi ka mashtrimi e rrena ne PD,aq sa eshte edhe njesi matese e “inteligjences” njerezore
Po kujt do tja heqesh ato pare or basha, saliut, likes apo nga fondi jot? Idiot, po si behet shteti me llafe boshe, me lajthitje apo me pune. Ne vend qe te mendosh per vende pune e rritje te ekonomise, thua per rritje rrogash. Po ku di ti c’eshte ekonomija. Ti kujton se vetem duhet te vjedhesh e keshtu behet shteti. Por jo, ato kohe duhet te keni ikur, mos shpreso me per parajse te rruges se kombit, bulevardit, etj.
Dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër,veç se të qesh! uhuhahahah…..?????
LULEZIM RRENA RREN EDHE RRENEN…..
FJALE NGA GOJA
S’ NXJERR PA RRE
PO TE BESUAM
JEMI ME GDHE !
E ndrite
me Autostraden
Nje per rrugen
Tri per Lul- Salen!
Autostraden e
Shqiptarise
500 milione
Ne goje te hajnise
Grope e rende
Ne borxhe te
Shqiperise
Djerse e gjak
Te vegjeleise
Si skenari
i Greqise
Me bekimin
e Saliserbise
Me tramvaj
bere Tiranen
Para e mbrapa
I lerove Nanen !
E grabite e plackite
Me djerse gjak
shqiptari e vadite !
E gjete si akulloore
e le pas Dopolavore’
26 i vrau Gerdeci
Per here te pare
Eshte faji jot !
per here te dyte …+
Ne jemi kot !
Fjale nga goja
S’ nxjerr pa rre!
Se nga koka je
vec gdhe
Me kile mat
electricitetin
Aq e ke
kapacitetin !
Shite Otranto
E shite detin!
E ndrit fare
matematiken
7 x 6= 49
ke aritmetiken
Ti genjen
dhe per sahatin
Me te medha rrenat
Se sa shtatin
Fjale nga goja
S’ nxjerr pa rre
Po te ribesuam
Jemi me gdhe!
I pa nder e i pafe
Zot vec Dollar
Euron ti ke !
Rren dhe baben
Rren dhe nenen.
Lulezim Basha
rren dhe rrenen !
Pse 1200 euro ne muaj eshte page dinjitoze per nje kirurg mor karagjoz . Ata tani 1200 euro i marin per nje operacion dhe nuk jane te kenaqur. Po mire i anullove koncensionet,po njerzit do i lesh pa analiza,do i lesh pa sterilizim,do i lesh pa hemodializa apo keto nuk duan lek behen falas ne ndonje shtet tjeter,apo do i besh nga e para shteterore dhe do prishen paisjet cdo dy dit qe te shkojme prap tek privati yt me lek,sic ka qene perpara.Si nuk bete nje here nje llogari qe po te anullojme filan koncesion me vlere kaq euro,zevendesohet me te njenjten veprimtari me vlere kaq euro dhe kursimi eshte kaq euro te cilat pastaj behet llogaria dali apo sdalin per rritje rrogash etj,jo te gjithe leket e koncesioneve jane abuzim ,jo te gjithe 20 milion eurot e nje km rruge jane vjedhje se disa euro duhen te behet ajo 1 km ,problemi eshte qe me kete preventiv kjo kushton 20 milion apo 18,apo16,apo10 me te njenjten sasi dhe cilesi kete nuk na e thate kurre prandaj lozni me shifra fjalesh dhe jeni krejt te pa besueshem.
O lul 1200 euro dhe 1 viz amerikane per shplarje,ky duhet te ishte premtimi. Hahaha…
Vampirët e politikës dhe teatri i tyre!
Në një shtet mafioz dhe thellësisht të korruptuar siç është Shqipëria, si duhet ta kuptojmë premtimin për rritjen e rrogave të mjekëve? Kjo në fakt është një sirenë alarmi. Pikë së pari, ne e dimë se vendet e punës kudo në shtet, e po ashtu në mjekësi janë pak, kurse të diplomuar e kërkesa ka shumë. Dhe dimë gjithashtu për shumat e parave që jepen si rryshfet për të zënë një vend pune si mjek. Edhe sikur ta marrim të mirëqënë rritjen e pagës, kjo do të thotë se do rritet edhe rryshfeti që jepet për të filluar një punë të tillë e po ashtu për të mbajtur vendin e punës edhe kur të ndërrojnë pushtetet. Kjo gjë sigurisht që do rrisë edhe pagesat e pacientëve (që iu japin mjekëve nën dorë) që do vizitohen në spitalet shtetërore. Pra, do rritet kostoja e fshehur e përfitimit të shërbimit shëndëtsor për pacientët. Por pacientët papunë ose me paga minimale do e vuajnë më shumë këtë gjë. Asgjë nuk është falas, as shëndetësia. Pse kjo gjë nuk funksionon në Shqipëri kurse në vende të tjera europiane mund të funksionojë? Sepse këtu në Shqipëri politikanët e kanë lënë popullin në mjerim dhe varfëri, nuk zbatojnë ligjin e nuk bëjnë reforma reale, të prekshme, por vetëm thjesht emërime servilash, nepotizëm etj si këto duke hequr nga puna kundërshtarin politik. Dhe nga ana tjetër, bëjnë shpëlarjen e trurit nëpër media me mercenarët e tyre sikur premtimet e tyre janë të vërteta, të realizueshme, dhe janë zgjidhja e halleve të popullit, e si rrjedhim, mendojnë se popullit mjafton t’i japësh shpresën imagjinare të gënjeshtërt dhe e ha sapunin për djath (se mendojnë që populli nuk e kupton që këta janë krijuesit e halleve dhe nuk mund të jenë kurrësesi zgjidhësit e tyre). Por, në një ekonomi gjërat janë të lidhura dhe nuk bëhen me magji se do kryetari. Rritja e pagave në nivel kaq të lartë krahasuar me nivelin ekzistues nuk bëhet tak fak, por kërkon një studim të gjithanshëm të faktorëve ndikues,dhe kjo rritje vjen paralelisht dhe në proporcion me shumë përmirësime të tjera në ekonomi. Por a ka sens që në Shqipëri ka shumë të papunë, sidomos të diplomuar për ekonomik e juridik apo edhe mjekësi e mësuesi (apo që janë me paga minimale) dhe partia flet për rroga 1200 euro? S’ka sens! Është një gënjeshtër dhe një tallje! Sidomos për ata që janë papunë ose duan të punojnë në mjekësi. Si nuk flet partia për punësimin dhe papunësinë, për mijëra të diplomuar që i sorrollasin kot për një vend pune duke mos iu hapur njeri asnjë derë, si nuk flasin për asistencën sociale që është si lëmoshë dhe fyerje e shtytje drejt krimit? Pse nuk flasin që për një vend pune në shtet ka që paguhen dy persona se njëri ka fituar gjyqin që të rikthehet pasi e kanë hequr pa të drejtë kurse tjetri vazhdon paguhet se ka paguar për vendin, ndërkohë që asnjë nuk dënohet për mos zbatimin e ligjit për nëpunësin civil dhe largimet pa të drejtë nga puna? Se nuk i plas fare! Se skema korruptive kriminale do vazhdojë po njësoj, hallkat e krimit duhet të jenë të lidhura e të forta që mos të këputen as nga ndonjë ankesë apo denoncim qytetar e as nga drejtësia. Ata kanë hallin e propagandës së gënjeshtërt për të ardhur në pushtet; kanë hallin e militantëve që do punësojnë, sa do dorovitet për vendin e punës, se tashmë nuk mjafton më militantizmi, (ka kohë që nuk është kështu), se militantë që duan të njëjtin vend pune mund të ketë shumë, por vendin e fiton ai që paguan më tepër. Ju kujtohet kur Saliu ishte në pushtet dhe nxorri me statistikat e tij se të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin 700$? Si e nxorri doktiri këtë përfundim? Do ketë pjestuar shumën e pasurisë së tij+ të Nanos+Metës+Ramës+Sandrit oligarkut të Klanit&siamezëve të tij me nr total të popullsisë. Si mund të rritësh pagat në atë nivel të lartë me këtë nivel borxhi që ka Shqipëria, ndërkohë që prodhon vetëm gënjeshtra dhe pordhë, ndërkohë që vidhet masivisht me PPP (që kur të vijë Luli mund të bëhen PPP-PD)? Mjafton një fakt i thjeshtë, për të vërtetuar vjedhjen masive dhe rrjepjen e popullit: nëse maskat që shiten në farmaci vijnë në doganë me 5 lekë, atëherë pse shiten në farmaci mf 50 lekë, 70 lekë apo 100 lekë? Pyesni sa pak kushton një maskë në Turqi dhe sa maska në muaj jep falas shteti? Një shtet si i yni që lejon abuzimin me çmimet, e nuk siguron dot as maska falas për shëndetin e popullit, do bëjë rrogat e mjekëve 1200 euro? Më kë talleni? O mashtruesa!
Vampirët e politikës dhe teatri i tyre!
Në një shtet mafioz dhe thellësisht të korruptuar siç është Shqipëria, si duhet ta kuptojmë premtimin për rritjen e rrogave të mjekëve? Kjo në fakt është një sirenë alarmi. Pikë së pari, ne e dimë se vendet e punës kudo në shtet, e po ashtu në mjekësi janë pak, kurse të diplomuar e kërkesa ka shumë. Dhe dimë gjithashtu për shumat e parave që jepen si rryshfet për të zënë një vend pune si mjek. Edhe sikur ta marrim të mirëqënë rritjen e pagës, kjo do të thotë se do rritet edhe rryshfeti që jepet për të filluar një punë të tillë e po ashtu për të mbajtur vendin e punës edhe kur të ndërrojnë pushtetet. Kjo gjë sigurisht që do rrisë edhe pagesat e pacientëve (që iu japin mjekëve nën dorë) që do vizitohen në spitalet shtetërore. Pra, do rritet kostoja e fshehur e përfitimit të shërbimit shëndëtsor për pacientët. Por, pacientët papunë ose me paga minimale do e vuajnë më shumë këtë gjë. Asgjë nuk është falas, as shëndetësia. Pse kjo gjë nuk funksionon në Shqipëri kurse në vende të tjera europiane mund të funksionojë? Sepse këtu në Shqipëri politikanët e kanë lënë popullin në mjerim dhe varfëri, nuk zbatojnë ligjin e nuk bëjnë reforma reale, të prekshme, por vetëm thjesht emërime servilash, nepotizëm etj si këto duke hequr nga puna kundërshtarin politik. Dhe nga ana tjetër, bëjnë shpëlarjen e trurit nëpër media me mercenarët e tyre sikur premtimet e tyre janë të vërteta, të realizueshme, dhe janë zgjidhja e halleve të popullit, e si rrjedhim, mendojnë se popullit mjafton t’i japësh shpresën imagjinare të gënjeshtërt dhe e ha sapunin për djath (se mendojnë që populli nuk e kupton që këta janë krijuesit e halleve dhe nuk mund të jenë kurrësesi zgjidhësit e tyre). Por, në një ekonomi gjërat janë të lidhura dhe nuk bëhen me magji se do kryetari. Rritja e pagave në nivel kaq të lartë krahasuar me nivelin ekzistues nuk bëhet tak fak, por kërkon një studim të gjithanshëm të faktorëve ndikues,dhe kjo rritje vjen paralelisht dhe në proporcion me shumë përmirësime të tjera në ekonomi. Por a ka sens që në Shqipëri ka shumë të papunë, sidomos të diplomuar për ekonomik e juridik apo edhe mjekësi e mësuesi (apo që janë me paga minimale) dhe partia flet për rroga 1200 euro? S’ka sens! Është një gënjeshtër dhe një tallje! Sidomos për ata që janë papunë ose duan të punojnë në mjekësi. Si nuk flet partia për punësimin dhe papunësinë, për mijëra të diplomuar që i sorrollasin kot për një vend pune duke mos iu hapur njeri asnjë derë, si nuk flasin për asistencën sociale që është si lëmoshë dhe fyerje e shtytje drejt krimit? Pse nuk flasin që për një vend pune në shtet ka që paguhen dy persona se njëri ka fituar gjyqin që të rikthehet pasi e kanë hequr pa të drejtë kurse tjetri vazhdon paguhet se ka paguar për vendin, ndërkohë që asnjë nuk dënohet për mos zbatimin e ligjit për nëpunësin civil dhe largimet pa të drejtë nga puna? Se nuk i plas fare! Se skema korruptive kriminale do vazhdojë po njësoj, hallkat e krimit duhet të jenë të lidhura e të forta që mos të këputen as nga ndonjë ankesë apo denoncim qytetar e as nga drejtësia. Ata kanë hallin e propagandës së gënjeshtërt për të ardhur në pushtet; kanë hallin e militantëve që do punësojnë, sa do dorovitet për vendin e punës, se tashmë nuk mjafton më militantizmi, (ka kohë që nuk është kështu), se militantë që duan të njëjtin vend pune mund të ketë shumë, por vendin e fiton ai që paguan më tepër. Ju kujtohet kur Saliu ishte në pushtet dhe nxorri me statistikat e tij se të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin 700$? Si e nxorri doktiri këtë përfundim? Do ketë pjestuar shumën e pasurisë së tij+ të Nanos+Metës+Ramës+Sandrit oligarkut të Klanit&siamezëve të tij me nr total të popullsisë. Si mund të rritësh pagat në atë nivel të lartë me këtë nivel borxhi që ka Shqipëria, ndërkohë që prodhon vetëm gënjeshtra dhe pordhë, ndërkohë që vidhet masivisht me PPP (që kur të vijë Luli mund të bëhen PPP-PD)? Mjafton një fakt i thjeshtë, për të vërtetuar mashtrimin, vjedhjen masive dhe rrjepjen e popullit: nëse maskat që shiten në farmaci vijnë në doganë me 5 lekë, atëherë pse shiten në farmaci mf 50 lekë, 70 lekë apo 100 lekë? Pyesni sa pak kushton një maskë në Turqi dhe sa maska në muaj jep falas shteti? Një shtet si i yni që lejon abuzimin me çmimet, e nuk siguron dot as maska falas për shëndetin e popullit, do bëjë rrogat e mjekëve 1200 euro? Më kë talleni? O mashtruesa! Dhe së fundmi partitë kanë ndërruar lojën, pra nga “kapni hajdutin se radhën e kam unë për të hipur në pushtet”, në “mos votoni hajdutin se më ka kopjuar gënjeshtrën e me këtë do të më vjedhë edhe votat”! Komicitet absurd!