Refuzojeni garën mes së keqes më të mirë

25 Gusht 2020, 20:28Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Cili e ka zbrazur me shumë Shqipërinë, kur ka qeverisur, këta në pushtet apo ata në opozitë? Kur kanë ikur më shumë shqiptarët nga sytë këmbët prej atdheut të vet dhe si ta ndajmë rolin e atyre, që kanë qeverisur me të dy krahët, në këtë fshesë kombëtare?

Kjo është tema në qendër të debatit politik të ditës dhe të dyja palët duket se kanë mobilizuar të gjithë arsenalin e tyre mediatik për ta kaluar kopilin në prehrin e kundërshtarit.

Pastaj do të vijojë historia vetëm duke ndërruar kasetën, por gjithmonë brenda të njëjtës logjikë.

Në cilën kohë ka pasur më shumë korrupsion, kur e kanë pasur dorën më të rëndë hajdutët e pushtetit kush ka vjedhur me shumë vota apo ka manipuluar zgjedhjet, cili prej tyre ka blerë me shumë media apo cili ka pasur me shumë lidhje me të fortët e krimit të organizuar?

Pyetja te tilla do të jenë gjithmonë në vorbullën e polemikave tona publike, nëse do të votojmë sërish të njëjtët njerëz edhe pas 20-30 vjetësh, disa prej të cilëve të ricikluar dhe gati në të gjitha ofiqet e larta të shtetit.

Ajshtajni thotë se kulmi i marrëzisë është atëherë, kur njerëzit për veprime të njëjta presin rezultate të ndryshme. Dhe e bukura është se disa prej tyre janë paraqitur në të gjitha llojet e mundshme të aleancave të paprincipta politike (për të mos përdorur atë termin e rëndë, që u shpik për zgjedhjet e një milion “shuplakave”).

Ndaj edhe e vetmja rrugë për të shpëtuar nga mallkimi i gjatë i zgjedhjes mes dy të këqijave, është të refuzosh ata, që i kanë dhënë të gjitha provat se nuk duan dhe nuk dinë te qeverisin, por e kerkojnë dhe e rrëmbejnë pushtetin në Shqipëri vetëm për të sunduar.

Ndryshimi do të vijë vetëm duke mos votuar asnjërin prej tyre në zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të konsiderohen sikur janë nesër.

10 komente në “Refuzojeni garën mes së keqes më të mirë”

  1. koli says:

    Pse?! Dakord ,jane e keqe e madhe. Po ti? Nuk je pjese?! Sa ishe bashke ishe pronto,tani derdellit.

  2. Alfred .P says:

    O Astrit qe ta kuptosh gjithmone eshte midis te keqes me te mire. Pastaj mos harro se dhe ti ishe pjese e te keqes me te keqe. Ishe mundesues i tyre, i votove e perfitove. Ishe ne me te miren nje mbeshtetes e ne me te keqen nje kolaboracionist qe kur tu shkelen interesat u hodhe nga varka. Ketu nuk ka asgje te keqe vetem mos na u hiq sikur kete e bere per parime e jo per perfitime. KAQ

  3. Www says:

    Ky vetë hyn tek e keqja më e keqe. Nuk e di ku i ka shkelur në kallo të ngordhurit të pakallur, që e qiti jashtë loje, megjithëse pas Gërdecit, me grumbullin me para (që askush nuk iu kërkoi llogari se nga vinin),
    bashkët me të pakllurin dhe kr. e bashkisë Vorës, u përpoq të blinte viktimat. Që i pakalluri të harrojë këtë shërbim, kallo të madhe paska shkelur Patozi.
    Tani le të gamgamosë, se askush s’ja var…

  4. Eri says:

    Ne Shqiperi duhet nje si Albin Kurti po ku ta gjejme.Sikur te kandidonte Marin Mema me Elena Kocaqin mire do te ishte.

  5. Mos ju afro Mones se ta hengri veshin says:

    Vjedhjet e votave, krimet, vrasjet, korrupsioni galopant i ka bere PD me kryetarin kriminel, bandit dhe mafjoz Berisha dhe ti nenkryetar shpellarit moster. Ku ishe ti Patoz ne 96,97,98 kur shefi jot kriminel vidhte zgjedhjet rrihte opozitaret per vdekje digjte gazeta, torturonte gazetare? apo ne 21 Janar vrau kater qytetare te pafajshem me duar ne xhepa? Tani po zgjohesh nga gjumi o torrollak. Pse nuk fole me pare, vetem kur PD nuk te zgjodhi deputet? Me mire mbylle ate hale se ti je pjese dhe shembulltire e PD fashiste.

  6. luli rruli says:

    Mire e ka ky. Duhet te votojme per Patokun. Ky i fiton zgjedhjet.

  7. Ermali says:

    Kaq gomere jane politikanet njethundrake shqiptare , qe nuk harijne te vecojne punen e nje punonjesi te kujtedo organizate , me politiken e saj , te njejtin gabim bene dhe kur u largua ambasadori amerikan Donald Lu , ju kujtohet se cshkruante Meta , me ane te qenin e tij besnik Blush pederastin ???? Ose Berisha me Cim Peken ?? Dhe pastaj cu be ?? Erdhi ambasadorja tjeter akoma me e eger me ta ……
    Kuptojeni me ne fund dallkauker qe na jeni bere ferre neper kembe , nuk shpetoni dot , ne mos sot neser pasneser , keni mare fund ……

  8. Arjan says:

    Titi , bukur do ishte te mos kishe qene edhe ti pjese e atij bataku , ose ti thoje keto te verteta nderkohe qe ishe ende pjese e tyre , tani eshte si “kofini pas te vjelit ” thote populli ……

  9. Kajo says:

    Ik o tite per koken tende cna ngateron me filozofira ….un nuk i kam votuar me 92- shin ato tre qelbesira dhe kam nje jet qe votoj jo te keqen sipas mendimit tim dhe shumices te shqiptareve po te miren qe esht gjithmon ps-ja dhe me i miri qe ka nxjer shqiperia post komuniste zoti RAMA …..ky ku e ka te keqen se shum shpifni llapni lehni gam gum ….nxiri fakte akuzoje coje ne gjyq…..kjo esht tashme ruga e re

  10. lutfi shukriu says:

    Ne vend qe te mbeshtetet nje alternative e re qeverisese,e komentuesit te sugjerojne konkretisht, i turren Astritit sikur te jete ai e keqja e ketij vendi.Dakord Astriti ka fajet e tij,por cfare duhet bere qe ta zhdukim kete klase politike qe ka tridhjet vjet qe rjep pa u ngopur kete popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje