Përçarja: PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve e 2021, Basha përballë Rudina Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit

25 Gusht 2020, 17:04Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi 

Partia Demokratike po shkon e ndarë në pesë pjesë drejt zgjedhjeve parlamentare të 2021. Katër parti politike, të krijuara si rrjedhojë e përplasjeve të brendshme, humbjeve të njëpasnjëshme, mosrespektimit të statutit, përjashtimeve dhe luftës së ‘bërrylave’ në Partinë Demokratike, pritet të marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Frymën e Re Demokratike me në krye Bamir Topin, Bindjen Demokratike me në krye Astrit Patozin, Lëvizjen Demokratike Shqiptare me nismëtar Halit Valterin dhe Myslim Murrizin si dhe për një tjetër lëvizje politike me në krye Rudina Hajdarin. Përfaqësuesit e katër partive të djathta kanë qenë më parë pjesë e rëndësishme e PD, por që zgjedhjet e 2021 do të luftojë për të mbledhur vota në të njëjtin terren elektoral me PD-në, duke krijuar kështu një grup prej 5 partish.

Fryma e Re Demokratike me në krye Bamir Topin është produkt i përplasjeve të egra mes Sali Berishës dhe Bamir Topit, ndërsa tre partitë e tjera, përfshirë edhe lëvizjen politike të paralajmëruar nga Rudina Hajdari, janë krijuar gjatë drejtimit të PD nga Lulzim Basha. Ky i fundit propagandon që në vitin 2013 bashkimin e PD-së, por pas 7 vitesh nën drejtimin e tij, PD është e ndarë në pesë parti politike.

Rudina Hajdari, e përjashtuar vitin e kaluar nga Berisha dhe Basha nga radhët e Partisë Demokratike, për shkak se refuzoi zbatimin e skenarit politik për dorëzimin e mandatit të deputetit, paralajmëroi dy ditë më parë zyrtarizimin e një lëvizje të re politike në shtator, për të për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Në 30 korrik, Myslim Murrizi, i përjashtuar gjithashtu nga PD si Rudina Hajdari, njoftoi krijimin e një partie të re, Lëvizjen Demokratike Shqiptare, së bashku me deputetin Halit Valteri, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2021. Ndërkaq, Binda Demokratike me në krye Astrit Patozin, pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, do të marrë pjesë gjithashtu në zgjedhjet e 2021.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nënshkruar që në vitin 2018 një marrëveshje koalicioni, zbatimi i të cilës vihet në pikëpyetje për shkak të ndryshimeve kushtetuese për hapjen pjesërisht të listave.(Shqiptarja.com)

11 komente në “Përçarja: PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve e 2021, Basha përballë Rudina Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit”

  1. Tani says:

    Epo mire meqenese qenka e percare le te rrije prape Rama sa te mos ngeli me kembe Shqiptari me ,kjo qenka deshira juaj apo jo?

    1. ana says:

      pra sipas teje o shpellar, duhet te vije PD-ja dhe LSI-ja ne pushtet qe shqipetaret te mos largohen???? Pse qe te vjedhin e gllaberojne sa tju doje qejfi ??? Kurre mos ardhte ajo kohe e keqe.

  2. Koli says:

    Kujdes nga Bamka se ai flet me heshtje ?

  3. Shenjestra says:

    Pd-ke perseri ne fitim eshte se, pas zgjedhjeve do bashkoin votat komplet si te djatht qe jane dhe do bejn shumicen dhe Edi Rama do humbas.C’a te keqe ka ketu? Dihet se te djathtet e kane per zakon,ku aty prishen,dhiten me njeri tjetrin dhe me ne fund fillojn i hane ato qe kane dhjere dhe bashkohen.Shembuj ka plot siç u bashkua Genc Pollo me Berishen,apo te tjer qe u bene mut me Berishen dhe me ne fund u bene nje.

  4. Jo says:

    Partitë e djathta! Në jemi i vetmi vend në evropë pa parti të djathtë. Pd e salës është më e majtë se ps-ja. E djathta ka kombin mbi çdo gjë. Pd-ja është meshë e grekve. Parti internacionalistë.

  5. XheJ eN Bi says:

    Nga Shtatori do shikoni lëvizjet që do bëjnë Partitë.
    PD- ja do bënte koalicion me LSI- në dhe partitë bishta që ka patur në zgjedhjet e kaluara.Po me listat e hapura që nuk bën dotë kualicione ,munfësia më e madhe është të shkrihen në një ,po prap do ketë luftë brylash.
    Partitë e krijuara nga opozita parlamentare veç e veç rinë jashtë Parlamentit.E vetmja rrugë për të hyrë në Parlament është shkrirja në një.
    Nëse nuk do shkrihen ,atëherë shumë do ngelen jashtë .
    Më e fituara është PS-js.

  6. Blanco says:

    Pse akoma ekziston Hajdar Topi?

  7. Qejvanaj says:

    Partit e djathta jan imunizuar me shkrirje me perjashtim e me perdorim brylash se e kan gjenezen nga Mao Ce Duni shqipetar Sali Berisha ! Perca e sundo vith ti se un te kap per topesh e ti nuk leviz dot se kapja per topesh eshte kompromentim ! Mer

  8. Realiteti says:

    Po kot i bien dallaveres pervec 1992-shit pd fitoi vertet si rezultat i nderimit te sistemit kjo qe e para dhe e fundit.,…pastaj pas dy vjetesh 60% kunder saliut ne referendum …pastaj i dini cfar esht bere….dua te them qe populli jon esht i majt akoma plus bemat e sali kriminelit me keta kaq kohe ne pushtet do trembte dhe popullin me injorant te globit te votonte per keta….kshu qe ps-ja dhe rama e kan te fituar ….kot beni llogari…dhe per mendimin tim e meritojn plotesisht .

  9. Sali pusht Berisha says:

    Me shum parti se sa popull. Oooo ktyre duhet me i fute plumbin ballit. Kto maskarenj nuk mendojne per popullin por vetem te pasurohen ne kurriz te tij.. Nje Enver beri nena, dhe nuk ben me. Kto kryetart e sotem jane bij hajduterish e vrasesish qe duan pushtet per ti shpetuar drejtesise.
    A e kuptoni o njerez qe, populli ska buk me ngrene dhe kto flasin per krijime partishe dhe gjoja te marin pushtetin? Ska shance me qe ky popull te votoje keto pushta, hajduter e vrases te partive pleherash. Edi Rama do jete perseri ne pushtet sepse ja ka futur dyja kembet ne nje kepuce ketyre pleherave qe u pasuruan mbi gjakun e popullit.

  10. perlat spahiu says:

    keta kooperativiste re rinj e te vjeter nuk largohen nga politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje