“Po bëhet si Saliu”, deputetët socialistë: Ilir Meta kërcënon me revolta nga frika e SPAK dhe BKH

26 Gusht 2020, 09:36Politika TEMA

Ilir Meta prej disa kohësh ka rritur dozën e akuzave dhe sulmeve në adresë të qeverisë, ndërsa ka bërë thirrje për përmbysjen e saj.

Deputeti i PS, Bujar Çela, shprehu bindjen se presidenti kërcënon me revolta nga frika e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas tij, ka ardhur koha që kreu i shtetit të japë llogari para drejtësisë së re për të gjitha zullumet që ka bërë.

“Thirrjet e pseudopresidentit Ilir Meta për revolucion janë thirrje hienash që e ndien që po i ngushtohet laku nga reforma në drejtësi.

E kam thënë dhe e ripërsëris që Meta është në garë të hapur për të siguruar një vend nderi në opozitën e ardhshme, se tani për tani e ka siguruar kohën e mbetur në Presidencë dhe kjo në varësi të punës që do të bëjnë dy strukturat e piramidës në drejtësi (SPAK dhe BKH). Nuk mund të kërkojmë sjellje normale nga ky njeri, president, udhëheqës real i kësaj opozite rrugë humbur”, deklaroi ai.

Duke vijuar më tej në reagimin e tij, deputeti socialist, Bujar Çela hoqi një paralele mes presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa shprehu bindjen se kreu i shtetit po bëhet si ish-lideri demokrat. Sipas tij, presidenti Meta e ka humbur arsyen.

 “Të gjitha thirrjet e tija janë të përsëritura dhe të prodhuara nga lideri i tij shpirtëror shoku Sali Berisha, të cilat dhe këtë radhë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë si dhe herët e tjera si dekreti i famshëm që do firmosej në mes të sheshit do t’i sigurojnë dështimin e radhës me shumë sukses.

 Ai është bërë për të ardhur keq e ka humbur rrugën njëherë e përgjithmonë. Në këtë rrugë, garë ka vetëm me të çmendurin që ka vite që fiton po idhullin e tij Sali Ramë Berishën”, nënvizoi deputeti Çela.

Në të njëjtën linjë me kolegun e tij socialist, dje është rreshtuar edhe deputeti tjetër i Partisë Socialiste, Andrea Marto. 

Ai shprehet se ndihet i keqardhur që presidenti Meta ka zhveshur kostumin e kreut të shtetit dhe është vënë në shërbim të opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas tij, kthimi i Presidencës në seli të opozitës është e shëmtuar.

“E pakonceptueshme që Presidenti i një Republike Parlamentare të mbajë qëndrime të tilla. Për të gjithë është e qartë se presidenti dhe Presidenca po luajnë rolin e një opozite destruktive”, deklaroi deputeti socialist, Andrea Marto. 

Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Artemis Malo gtheksoi dje gjithashtu se presidenti Ilir Meta është i frikësuar nga reforma në drejtësi, andaj dhe sipas saj, ai kërkon revolta dhe protesta kundër qeverisë.

“Presidenti Ilir Meta është i dëshpëruar dhe i frikësuar e lemerisur nga reforma në drejtësi. Po ashtu Meta bën thirrje për revolucion, pasi e di që partia e tij dhe PD do të marrin goditjen e radhës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pra, nuk duhet të zgjatem, por këto thirrje janë furtunë në gotë uji”, deklaroi deputetja e PS, Artemis Malo.

6 komente në ““Po bëhet si Saliu”, deputetët socialistë: Ilir Meta kërcënon me revolta nga frika e SPAK dhe BKH”

  1. qytetar says:

    Po behet !!!!??? Eshte .

  2. Fredi says:

    Mir Iliri dhe Saliu qe per pisa dhe kusar njifen , por me pisa jan kta te Rilindjes qe duan te na bejn te besojm tek per noeli me Spakun , Spaku ka 6 muaj qe kalon anash gjirit lalzit shikon nga krahu tjeter nga frika , dhe ndjek fakir fukarenj qe vjedhin per buken e gojes , kta fshataret e rilindjes bejn sikur çoç kan mendereosur me spakun , se kta pisa vet bejn santa marin , bejn sikur jan mbajtur tek rroga , o pisat e ndyyr, kta qe PSn e quajn rilindje 3 vet e gjasht muaj , gjasht muaj para zgjedhjeve e quajn PS se duan votat e elektoratit PSs , kur ne fakt PSja nuk egziston me ka 10 vjet.

  3. PP says:

    Turp nuk ju vjen! Kush e beri president Ilir Meten? A nuk ishin ju qe ngritet kartonat dhe e kurorezuat? Po komisionin per heqjen e tij per cfare e bete? Per te tallur bythen?! Mua Saliu dhe Iliri me bejne te vjell nga neveria, por edhe juve qe silleni ne menyre kaq hipokrite, nuk ju duroj dot.

  4. Kim été says:

    PS duhet të vë para ligjit Skraparlliun.

  5. Ups says:

    Do i rruni trapin ilirit

  6. Daj Sami says:

    Po dihet mire qe l.Meta eshte histori.pa histori.nje njeri ordinier.i ndodhur rastesisht diku.ne kohen e ndryshimeve te medha.u fut ne loje nga S.Gradeci.ivene ne sherbim te SHIKUT dhe Berishes.sherbim i cili kishte per qellim te percante PS dhe mundesisht te merrte dhe drejtimin e saj.qe te alternonin me Berishen pushtetin dhe opoziten.gje te cilen deri diku e arriti dhe e finalizoi ne 2005.duke ricikluar Berishen.po ashtu dhe ne 2009 dhe 2011.kapituj qe tani jane te mbyllur dhe fundi i tyre do jete nje me te turpeshmit nr politien shqiptare.ky dordolec kujton se frikson kend.po nga frika qe ka.se kush i ka thene bej si trim qe te te kene frike.bemat e ketyre anti-shqiptarve dihen.SPAKU vetem me akuzat publike qe i kane bere njeri tjetrit.me ze e me figure.ka material boll per marjen e tyre te pandehur.per te tjerat.flini te qete se keta te rrujne sqetullat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje