Presidenti Ilir Meta, sot në ditën e lindjes së Nënë Terezës, e ka kujtuar atë për veprat e saj të mira dhe modelin e një shembulli frymëzimi që u përkushtua me dashuri ndaj njerëzve në nevojë, të braktisurve e të sëmurëve.
Duke kujtuar porositë e saj Meta përcjell mesazhin që sot duhet të udhëhiqemi për t’i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
“Si sot, 110 vite me parë, lindi Shën Nënë Tereza, simboli shqiptar e botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, e cila me forcën e dashurisë dhe dhembshurisë së saj hyri në zemrat dhe fitoi respektin e miliona njerëzve në mbarë botën, duke i dhënë nder e krenari kombit shqiptar në kohën më të vështirë.
Vepra e Shën Terezës është sot më shumë se kurrë frymëzim për t’u përkushtuar me dashuri ndaj njerëzve në nevojë, të braktisurve e të sëmurëve, për të bërë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, si dhe për t’u angazhuar fuqimisht e të gjithë bashkë për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për punësimin e qytetarëve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe frenuar dramën e madhe të shpopullimit.
Me porositë dhe urtësinë e Shën Terezës të udhëhiqemi për t’i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkruan Meta.
O like njerezit duan te hane, duan parate qe u ke vjedhur, leri dokrrat. Nuk ngopet kush me luge bosh.
Dorezo Florite
Leri pallavratlp
Kush vleresohet nga politikanet jane si ata, mashtrusa dhe bashkepunetore.
Servilizmi i politikes eshte evidente ne te gjithe historine e jetes njerezore.
Ne qofte se Albania e ka te “ndare” kishen famekeqe te inkuizicionit,te percarjes,te demagogjise,te erresires atehere merni vendime historike qe denojne krimet e Mesjetes dhe te sotmes.
Kush nuk e kupton qe Tereza si nje Misionare me qellime politike te Vatikanit ne nje vend qe e humbi influencen qe me ndarjen e Krishterimit ne Orthodhoks dhe Katolike ne 1054A.D eshte thjesht idiot dhe ignorant.
Kete e verteton me se miri kreu i katolicizmit ne Alvanistane qe me paturpesine me te madhe dekkaron qe regjistrimet qe jane bere i kane ulur perqindjen,kur ne fillim te shekullit te 20te sipas dokumentave te Aqif Pashes dhe Turqise katoliket ishin rreth 3%.
Ketu nuk behet fjale per “besime dhe Fe te Zotit”,por influenca te shteteve qe perpiqen me cdo menyre te ndryshojne Identitetin,Historine,Traditat e nje popullsie.
Prandaj qe Fete ne pergjithesi nuk kane lidhje me Zotin e Vertete qe eshte Drejtesi,Nderim,Adhurim.
Kishat dhe Xhamite kane historine e tyre te mashtrimit,urrejtjes midis besimit te tyre dhe te tjereve dhe bashjepunimit me politiken.
Evropa duhet te ndahet nga keto Organizata qe perfaqesojne politikat e shteteve qe jane mbartese te ketyre Dogmave dhe te kthehet ne Identitet te Lashte Greke ku Liria,Demokracia,Zoti eshte Drejtesi,Njohuri,Dije,Tolerance.