Kryeministri Edi Rama inspektoi sot nga afër punimet për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Gjatë isnpektimit Rama tha se spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme është një tjetër hallkë e zinxhirit të investimeve tona transformuese të QSUT.
“Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme është një tjetër hallkë e zinxhirit të investimeve tona transformuese të QSUT, të cilat po e kthejnë hap pas hapi kompleksin më të madh spitalor të Shqipërisë, në një hapësirë shërbimesh shëndetësore të rangut të parë në rajonin tonë.
Kur Ogerta mori drejtimin e QSUT-së 7 vjet më parë, ky kompleks ishte pasqyra më rrëqethëse e degradimit shumëvjeçar të shërbimit shëndetësor shqiptar, një hapësirë ku nuk kuptohej ku mbaronte tregu i rraqeve dhe ku fillonte pazari i gjësë së gjallë, që vazhdonte quhej për inerci shërbim shëndetësor, ndërkohë që përveç heroizmit të mjekëve e përkushtimit të infermierëve, të cilët mezi dalloheshin mes turmës së miletit, mungonte gjithçka tjetër.
Sot, gjithçka është ndryshe, pavarësisht se ka ende shumë për të bërë, duke filluar nga rritja e domosdoshme dhe e konsiderueshme e rrogave të personelit shëndetësor” shkruan Rama teksa poston videon nga inspektimi i punimeve. (TemA)
Ndryshimet nuk duhet te ndalin, per as dhe nje minute.
Ka lezet keshtu.
Prapambetja, RRUMPALLA ka vulen e SALI BERISHIT PREJ VICIDOLI, per te kenaqur armiqte TANE. ME Ramen kane ndryshuar shume ky vend I rraskapitur, por ka nevoje shume. Infrastruktur e brendeshme dhe fasadat e banesave Jane ne pike te hallit, vajtojne per pak Boje, gjithashtu pedonalja vajton per pllaka te reja. ?