Rama: Behgjet Pacolli, një fenomen unikal suksesi i llojit të vet në botën shqiptare, "Luli i Vocërr i Marecit" u bë bosi i madh i Mabeteksit

28 Gusht 2020, 11:34Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një urim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Behgjet Pacollit i cili sot mbush 69-vjeç.

Kreu i qeverisë shkruan se Pacolli bën sot “plot 69 vite të jetuara në një fluturim të vazhdueshëm, qëkur u dha krahëve e u shkëput nga “pista” e oborrit të shtëpisë së tij shumë të varfër të lindjes, në fshatin Marec, për të vijuar të fluturojë nëpër një hartë koordinatash gjithnjë e më të çuditshme.”

Në dedikimin e tij, Rama i referohet Pacollit si Luli i Vocërr i Marecit që u bë bosi i madh i Mabeteksit, falë një fuqie për të ëndërruar, një kurajoje për të guxuar e një aftësie për të fluturuar, që e bëjnë atë një fenomen unikal suksesi të llojit të vet në botën shqiptare.”

Postimi i Ramës

BEHGJET PACOLLI bën sot plot 69 vite të jetuara në një fluturim të vazhdueshëm, qëkur u dha krahëve e u shkëput nga “pista” e oborrit të shtëpisë së tij shumë të varfër të lindjes, në fshatin Marec, për të vijuar të fluturojë nëpër një hartë koordinatash gjithnjë e më të çuditshme… nga Luganoja e pasanikëve të mbrojtur prej sekretit të vjetër bankar zviceran, në Moskën e klientëve pasanikë të pushtetit të dalë nga gryka e tankut mbi parlamentin e sovjetëve; nga zyra e Jelsinit në zyrën e Sllobos e nga Kremlini për firmosjen e kontratës së restaurimit, në Prishtinë për vendosjen e firmës mbi dokumentin e pavarësisë së Kosovës; nga Astanaja e kantiereve guliveriane të Sulltan Nazarbajevit, në Shën Tropenë e pushimeve luksoze të Brizhidë Bardosë e të qenve të saj të dashur; gjithnjë me ca ndalesa të befta e gjithnjë më të shpeshta në Shqipëri, nga koha kur këtu hante pula gurë e Bexheti donte t’i vinte Hotel “Dajtit” 5 yje në ballë, në kohën kur guri këtu hante pulat dhe Bexhetit ia morën Hotel “Dajtin” në mëngjes, pasi ia dhanë në darkë… e kështu deri sot e gjithë ditën, ai ndalet në Shqipëri, sa herë i duhet të prekë tokën e të shohë detin.

Luli i Vocërr i Marecit u bë bosi i madh i Mabeteksit, falë një fuqie për të ëndërruar, një kurajoje për të guxuar e një aftësie për të fluturuar, që e bëjnë Bexhet Pacollin një fenomen unikal suksesi të llojit të vet në botën shqiptare. The sky is the limit, qielli është kufiri, do të ishte përkufizimi më i sigurtë për jetën e tij, që edhe do ta shpëtonte këdo që do të rrekej t’ia kornizonte historinë, qoftë nga detyrimi i pamundur për t’ia rrokur atë krejt dhe qoftë nga pamundësia për të mos gabuar në leximin e këtij personazhi sa tokësor e të vërtetë, po aq ajror e romanesk.

Çfarë historie fluturimi i tij nga krahët e vdekjes në morgun e akullt, ku e futën si trup të pajetë pas aksidentit të tmerrshëm apo rënia e tij pikiatë në dashurinë e llahtarisur me Anën dhe ringritja në fluturim për të ikur prej saj! Çfarë historie ngjitja e tij në Presidencën e Republikës së Kosovës dhe rënia prej asaj maje sa hap e mbyll sytë! Çfarë historie rishfaqja i tij në Marecin e braktisur nga të gjithë, për të ndërtuar shtëpitë e mëdha për krejt vëllazërinë dhe shpërngulja e kompanisë së tij në Kazakistan, për të ndërtuar një kryeqytet nga e para!

Nuk e di ç’do të kisha menduar për Bexhetin sikur të mos e kisha pasur fatin ta njoh, po me siguri do kisha gabuar, keq, siç gabojnë me sa kam parë ata që kujtojnë se ai është një pasanik si ca të tjerë, që mund të kyçet kollaj në kornizën klishe të biznesmenit politikan. Pa lidhje!

Bexhet Pacolli është një njeri shumë special dhe të gjitha ato që i kanë ndodhur, megjithë pasurinë e tij, janë si shtëpia e tij mbresëlënëse në Hajvali, me faltoren e bukur të nënës së vdekur ngjitur me banesën ku mungon ai vetë, Bexheti, djali harrakat që s’është në shtëpi po gjetkë, në një fluturim që vazhdon. Sepse as pasqyra e tij më besnike dhe as vlera e vet më e madhe s’është as ajo që ka, as ajo që bën, po është ai vetë, si njeri, të cilit ia uroj megjithë zemër të rrojë sa më gjatë, për veten, familjen, fëmijët e mrekullueshëm, e për këdo ka fatin ta njohë siç është, boll që të mos synojë ta kornizojë.

12 komente në “Rama: Behgjet Pacolli, një fenomen unikal suksesi i llojit të vet në botën shqiptare, “Luli i Vocërr i Marecit” u bë bosi i madh i Mabeteksit”

  1. Arber Gjilani says:

    Behgjet Pacollin ti zoti kryeminister i Shqiperise me mire e nje Carla Del Ponte, por edhe populli i Kosoves. Ai eshte njeri qe nuk gezon kurrfare respekti as ne Kosove, por as ne fshatin e tij ne Marec. Me thuaj nje akt bamiresie te tij. Sa per pallatet ne Kazakistan eshte nje histori e njohur e tij e lidhjeve me diktatoret ruse e pro ruse. Lexo shtypin e Kosoves se cfare shkruan per te dhe abuzimet e tij si minister i jashtem. Por si i thone fjales se popullit “Lugati vampirin njeh”. Si nuk te ben dora te shkruash nje fjale te mire per Veton Surroin. Ke vene “gjeniun” Cakaj, njeriun e Baton Haxhiut minister qe e turperoi Shqiperine.

    1. Bekim Peja says:

      Arben Gillani, ta paska pordhur trurin baba pro serbë. Veton Shurra është një antishqiptare qe nuk e ka shoqin andej e këndej kufiri, po ske faj ti sepse je lindur në një familje që,, Jugosllavinë e mirë ” e keni në zemër.
      Meqë si ju ka më shumicë nga ana e juaj unë mendoj që Dukagjini e Drenica të ju bashkohen Shqipërisë ndërsa pjesa tjetër te behet me baballarët e vet, pra Shkinin.

  2. Arjani says:

    e do lul te vocer kete se ka inferioritet, po ska qene lul i vocer ai

  3. qytetar says:

    Zoti na falte por me i shemetuar se kaq nuk bahet ma !

  4. ...dhe ju qe e ureni , mutin ja hani says:

    JEPJANI CEZARIT ATO QE JANE TE CEZARIT…. ….i ralle per nga guximi e inisiativa Bexheti eshte manual per biznesmenet.

  5. Olimpia says:

    Bexheti mund te jete gjithcka Por drejtuesi i nje qeverie aq me teper inje qeverie te nje partie te majte nuk mund te publikoje pamflete te tilla delirante per miliarderet Kete formalisht nuk e ben as miliarderi Trump i cili me shume flet per punetoret Realisht Rama si nje liberal tipik duhet te largohet nga derjtimi i PS dhe qeverise Ky largim do ti sherbeje Shqiperise sepse PS me nje program te majte me drejtues te rinj moderne me fryme socialdemokrate e ka shume me te lehte te fitoje ne zgjedhjet e ardheshme Kush mendon se Rama eshte i pazevendesueshem gabon Do te mjaftonin primarie ne PS dhe shume qarte do te evidentoheshin figura te reja te afta te pakonsumuara Populli i majte ka rezerva dhe mundesi per te evidentuar intelektuale te spikatur dhe me ide te qarta sidomos per ekonomine industrializimin punesimin etj Rama beri shume gjera por edhe gaboi sepse te tille formim ka Artikulli per Pacollin eshte autogracka ideore e Rames Nuk mund te jete ndryshe

  6. Shqiptari says:

    Z.Rama!Si gjithmone,interesant,elokuent,me nje gjuhe letrare plot figuracion dhe shpirt poetik,me nje portretizim te kendeshem dhe plot epitete dhe metafora te bukura,por me mangesi drejtshkrimore.Ne regjistrin e shkujdesur,ne te folmen dialektore,mund ta perdorni emrin Behgjet,ihpor ne standartin e bukur te shqipes, duhet t’a shkruani Behxhet,.
    Kjo per arsye te rregullave ute drejtshkrimit te cilat i kemi vendosur per shqipen egjstandarte dhe duhet t’i zbatojm
    Tere fjalet e huazuara,emrat,Xhelil,Xhemal,Baxhul,Behxhet,Baxhanak, Xhimshit,Xhasula,Xhevdet,Xhevahir,shkruhen me (Xh) dh jo me (gj),pasi ne gjuhen nga jane huazuar (gj-ja)mungonj.
    Njese ju doni te perdotrni regjistrin e shkujdesur qe te dukmeni pak kosovar,eshte gje tjeter.Tung

  7. Ladi says:

    U befsh 100 vjec Behxhet e gjithe te mirat ty e familjes tende.

  8. lesh e li says:

    Ka plot ceshtje funksionale me te cilat kryeministri mund te harxhoje kohen dhe t’ja percjell publikut. Me shkrimet per Bexhetin e te tjere, sikur po e tepron.

  9. felix says:

    U befsh edhe 101 vjeç dhe me shume sa ta kete shkruajtur Zoti miku dhe shqiptari i vlerave atdhedashes Pacolli. Pacolli eshte legjenda e biznesmenit shqiptar. Me Pasaporte Zvicerane me biznese ne Lugano ku ka seline Mabetex, kompania ajrore Swissair shperndante miljona kopje ne te gjithe Globin me foton ne kopertinen e revistave ne avion te Biznesmenit te njohur ne rang Europian duke cituar intervisten e tij se : Jam shqiptar, pamvarsisht Pasaportes se dyte zvicerane ! Nje episod ne dukje i vogel ky por teper domethenes.
    Historite me Hotel Dajti etj etj jane kusure dhe refleksione per politikanet e sotem pa perjashtim dhe ato qe do te vijne. Ne nuk lem njeri sidomos kur kemi te bejme me njerez te sukseshem pa i veme noi “bisht”…

  10. Eri says:

    Kam pare ne internet per vrasjen e atdhetarit te madh Jusuf Gervalla vellait te tij Bardhosh Gervalla dhe shokut te tyre Kadri Zeka dhe dilte sikur ishte i imlikuar Bexhet Pacolli i cili i kishte dhene makinen e tij shefit te UDB te Prishtines nje shqiptar dhe ky tradhtar.Dhe Bexhet Pacolli kur ishte pyetur nga policia austriake kishte dhene deklarata kontradiktore.Kam mbetur me nje shije te keqe per kete njeri.Shpresoj te mos jete e vertete,se i bie te kete qene kunder njerezve me atdhetar qe ka nxjerre Kosova.Hyni ne yutub dhe kerkoni : “kenge te Jusuf Gervalles”.I ka postuar vajza e tij Donika.Do te befasoheni me kenget e mrekullueshme te shkruajtura dhe kenduara nga vete Jusuf Gervalla dhe Bardhosh Gervalla.

  11. Baliu says:

    Bexha eshte dhender rus, fotografohet ne jaht me Vuqiqin, nuk ka ndertuar asnje shkolle, asnje spital, perveq xhamive, hoteleve dhe bankave. Aeroplanin privat e perdore per ti transferuar “komandantat” ne Hage, te cilet mandej i ndihmojne per te ardhe nga Tirana ne Prishtine, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje