Formohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, pjesë e rëndësishme edhe shqiptarët

31 Gusht 2020, 08:10Rajoni TEMA

Maqedonia e Veriut ka qeverinë e saj të re të formuar nga 4 parti.

LSDM, BDI, Lëvizja Besa dhe PDSH janë partitë që kanë formuar qeverinë e re maqedonase, e cila do të ketë 19 ministri, me kryeministër Zoran Zaev.

Qeveria e re u votua me 62 vota pro dhe 51 kundër, ndërsa pjesë e rëndësishme do të jenë edhe shqiptarët, që në 100 ditët e fundit të qeverisjes do të kenë për herë të parë një kryeministër shqiptar.

Paraprakisht Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje