Rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi tregon se as partia pro-perëndimore në pushtet dhe as aleanca rivale pro-serbe dhe pro-ruse në opozitë nuk kanë shumicën për të formuar qeverinë e re në Podgoricë.
Diferenca është shumë e ngushtë mes partisë së Gjukanoviç që qeveris vendin prej 30 vitesh dhe opozitës.
Parlamenti i Malit të Zi ka 81 deputetë. Shqiptarët pritet të kenë dy vende, nga një për secilën listë me të cilën hynë në garë.
Por duket se për fatin e qeverisë së re do të vendosë po një shqiptar, por ai nuk është në asnjë prej listave që u përfaqësuan shqiptarët në këto zgjedhje.
Lëvizjen “Ura” duket se ka në dorë fatin e qeverisë në Malin e Zi, e cila ka 4 deputetë. Ajo drejtohet nga një shqiptar Dritan Abazoviç, dhe është një parti multietnike. Në një prononcim për ABC News, Abazoviç tha se votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa e cilësoi veten si “Game changer”, personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës.
“Çelësi i qeverisë ka për tu varur prej koalicionit tonë. Ne s’kemi për të lejuar që të krijojnë kushte që nuk janë të mira për qyterët.
Më ka takuar si shqiptar që pas 30 vitesh të mbaj çelësin. Kam pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare. Që nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë.
Çelësi i qeverisë është që të krijohet qeveria eksperte, nuk ka pasur ndryshime të politikave të jashtme. Nuk ka nevojë për të pasur frikë”, u shpreh ai.
I pyetur se me kë do të negociojë për t’i dhënë kështu Malit të Zi qeverinë e re, ai tha: “Negociatat mund të bëhen vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”.
Në këto votime vendoset edhe e ardhmja politike e Presidentit Milo Gjukanoviç. Ai udhëhoqi Partinë Demokrate të Socialistëve (DPS), e cila ka qeverisur Malin e Zi që nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë federale në vitin 1990, si dhe përgjatë shpërbërjes së unionit me Serbinë në vitin 2006.
Zoti Gjukanoviç, një pro-perëndimor i vendosur, ka drejtuar përpjekjet ende në vazhdim të Malit të Zi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, si dhe luajti rol të rëndësishëm për anëtarësimin në NATO në vitin 2017.
DPS-ja përballej në këto zgjedhje me aleancën “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, të përbërë kryesisht nga parti nacionaliste serbe që dëshirojnë marrëdhënie më të afërta me Serbinë dhe Rusinë.
E udhëhequr nga profesori Zdravko Krivokapic, aleanca mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe me influencë, e cila organizon protesta të përditshme kundër një ligji të miratuar dhjetorin e kaluar që i lejon shtetit të konfiskojë pronat fetare, për të cilat nuk mund të provohet pronësia historike.
Po çfare shqiptari eshte ky more aman. Po ky eshte me i zi se serbet. I keni lexuar apo degjuar ndonjeher deklaratat e tij anti NATO, anti perendim, anti USA etj. Ky vetem emrin ka shqip se mbiemrin e ka mysliman te sllavizuar, shpirtin e ka serb dhe mendjen ruse. Mos ushqeni iluzione per te. Ky eshte Rrahman Morina ne variantin e nje sistemi demokratik.
Tipik Turk shqipfoles,,Dritan Abazovic ,,edhe abaz edhe vic edhe dritan..ky perfaqeson Kombin e arabanias 100%…nje turli me mut turk dhe sllav..
Ik mor kastravec ? , ty te shkerdhen Janulla ne Allbanistan dhe ta ka shperla trurin ete ka bere te ndihesh derr ? Helaçe ndersa ky ne Mal te zi ende e eshte shqiptare sa per prapashtesën viq i kane venë me zore jo si ty helaçet ta ndrrojnë me vetedeshirë emër e mbiemer e te bejnë Koçe Karidis apo Hajvan Bythakiakos.
“kam pasur shum sulme “! A e merni vesh ! Sulme prej shqiptaresh, qe mbartin ne gen percarjen ,ambicjen e armiqsin per shqiptaret ! E shofim kte ,ktu ne Shqiperi ,ne Kosov, e tani karabam ne Maqedonin e Veriut ! Po pse a ka shqiptar te doj shqiptaret ??? Ky Dritan Abazi ( Abazovici)si shqiptar do e shes lekuren e po mendon pazaret ku i bi me mir e me shtrejt !Bee beli nga je or fatmadh se erdhi tjetra nga fundi botes te te votoj …
Me falni nese jam hiperbolik ,por syt dhe kurizi yn , nga kjo rrac e shtypur 500 vjecare sulltanesh , akoma nuk esht pastruar e shifi si ndrojn e dhe Fe dhe mbiemra ,si vjedhin ,tallin,e dhunojn bashkkombesit e tyre ….
Po qe e vertete ajo qe thote Patrioti -atehere e hengert Mortja sa ma pare .Po prap ka mundesi t’ia kthejne mendjen shqiptaret e Mençem te Malit te Zi. Shpresojme !!!!
po mire kush ja dha gjithe ato vota ketij?
Jane ca filogreke qe komentojne ketu dhe perdorin fjalen turkshqipfoles.Ky tipi nga Mali zi eshte ai qe meriton kete term.Kjo sdo te thote qe jane te gjith shqiptaret si ky