VIDEO/ Serbët në ekstazë në Mal të Zi, Beogradi dhe Moska në delir: Krerët e opozitës në gjunjë para Mitropolitit Amfilohije

31 Gusht 2020, 11:39Rajoni TEMA

Mali i Zi është futur në një paqartësi politike pas zgjedhjeve të djeshme që kanë shënuar një avancim të rëndësishëm të opozitës filoserbe, çka ka sjellë edhe sinjale të rëndësishme për orientimin politik.

Mbrëmë menjëherë pas daljes së rezultateve, në rrugët e Podgoricës janë valëvitur flamuj të Serbisë, ndërkohë që të gjithë krerët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” kanë shkuar në rresh për të puthur dorën e Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije.

Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviçit ka dalë partia më e votuar dhe ka marrë 30 mandate, por për të bërë qeverinë i duhen edhe 11 të tjera.

Opozita proserbe është në kufirin e 38 mandateve, ndërkohë që formacione të tjera opozitare si “Lista Bardhë e Zi” e Dritan Abazoviçit është çelësi për qeverinë e re.

Gjukanoviç, nga selia e partisë së tij tha se së bashku me patnerët tradicionalë mund të arrijmë 40 mandate por kjo mbetet për tu parë.

Për herë të parë, ai paraqiti mundësinë e një hapje rruge të tij si pasojë e votës. “Ne jemi gati të tërhiqemi nëse e tregojnë numrat. Ne kemi bërë shumë për këtë vend dhe jemi të interesuar për një stabilitet e prosperitet të Malit të Zi”, tha Gjukanoviç.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shprehur entuziazmin për rezultatet e opozitës, duke thënë që ajo ka fituar në veri të vendit.

E në fakt, humbja e DPS-së së Gjukanoviçit është e dyfishtë pasi ka humbur edhe dy nga bashkitë më të rëndësishme bregdetare; atë të Budvës dhe Herceg Novit.

Media ruse Sputnik është në delir dhe po shpërndan video të festimeve me flamuj serb dhe me entuziazmin e Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe. i cili duhet thënë realisht se është fituesi real i këtyre zgjedhjeve, pasi ka mobilizuar një numër të madh qytetarësh që të votojnë, duke ardhur nga Serbia, ku jetojnë një numër i madh banorësh me origjinë nga Mali i Zi, të cilët kanë shkuar në Beograd e qytete të tjera që nga koha e Titos.

Për të parë çdo të ndodhë: a do të formojë qeveri opozita proserbe, duhet pritur, por fakt është se një rezultat duket se ajo e ka arritur dhe ka shumë gjasa që qeveria e re të mos e zbatojë planin për dëbimin e Kishës Serbe nga Mali i Zi, çka paralajmëroi Gjukanoviç në ditët e fundit të fushatës. Ndaj dhe entuziazmi ishte kaq i madh.

Јако емотиван сусрет митрополита Амфилохија и лидера коалиције “За будућност Црне Горе” Здравка Кривокапића….

‼️СВЕТИЊЕ СУ НАС САЧУВАЛЕ‼️#MonteNegroElections #crnagoraizbori pic.twitter.com/6NFXYdWSxm

— Milos Peric (@MilosPeric1244) August 30, 2020

16 komente në “VIDEO/ Serbët në ekstazë në Mal të Zi, Beogradi dhe Moska në delir: Krerët e opozitës në gjunjë para Mitropolitit Amfilohije”

  1. VLORA says:

    PLERAT TANE ULERININ KUR RAMA BERI THIRJE PER GJUKANOVICIN.SHIKONI KUSH JANE PRORUS .PD DHE LSI.E TREGUAN ME VEPRA ,TE TJERAT JANE FJALE

    1. Bureto says:

      Krijimi i qeverisë është në forën e partisë “Ura” me kryetar shqiptarin Dritan Abaz-oviç. Të shikojmë sa gjak shqiptari ka dhe ky. Nëse nuk do të bashkohet me koalicionin proserb, atëhere vendi shkon përsëri në zgjedhje. Në të kundërtën si proserbët në Mal të Zi, ashtu dhe këta në Shqipëri, le ta gëzojnë. Nuk është fundi i botës. Në demokraci jemi dhe zgjedhje do ketë prapë. Por ama qeveria proserbe nëse do krijohet, nuk do ta ketë të lehtë aq më pak të gjatë. Nuk mbahen dot dy kunguj nën një sqetull me BE dhe NATO , edhe serbët e rusët.

  2. Elefteripidhshqepsis says:

    Malazezet nuk jane ortodokse te vertete. Ne ketu ne Greqi i puthim bythen Papuse. Gjithsesi adherfi i kemi edhe ata.

  3. Lik says:

    Ç’lloj kishe eshte kjo qe organizon dhe mobilizon njerezit per zgjedhje politike !!!

    1. Al says:

      Ka dhe me keq… gerqia e ka fene ne kushtetute.. po e moren filoserbet prite kur ta fuse ne kushtetute dhe crna gora.

    2. Erhard says:

      Keshtu benin edhe kleriket katolike gjate pushtimit nazi-fashist duke bashkepunuar me pushtuesit dhe pastaj ankoheshin pse na vrau Enver Hoxha!

      1. Bari says:

        O qyp Errhad, muzhik.
        Keshtu beri edhe Pashko Vodica, gjyshi i Gramoz Pashkos, kur iu bashkua sllavo-komunistve shqipfoles.
        Keshtu beriu edhe Faja i Martaneshit qe iu bashkua sllavo-komunisteve.

  4. Sali karaxhici i shiti naft milloshit qe te vras me shume se 100 dhe nuk u hetua says:

    Ne ekstaze eshte edhe familja berishovicit me sypeshkaqenin ,nipi serbeve me sllobodanken

  5. Franca kurve says:

    Ky eshte nje mesim per BE,
    NEQOFTESE VENDET BALLKANIKE NUK DO TU HAPET DERA E BE, RUSIA DO TA UZURPOJE TERE BALLKANIN.
    BUROKRACIA EUROPIANE DO MARRE ATE QE VETE KA MBJELLE.
    RUSIA ESHTE DHE DO TE JETE KERCENIM NE EUROPE.
    POLITIKA FRANCEZE GJITHMONE KA QENE DHE ESHTE PRO RUSO-SLLAVE DHE NE SHERBIM TE SAJ.
    PRA ESHTE FRANCA KALI I TROJES NE EUROPE. ANALIZEN BEJENI VETE.
    DO TE ISHTE NE TE MIREN E BASHKIMIT EUROPIAN TE DILTE FRANCA DHE JO BRITANIA E MADHE NGA BE .

  6. Kristo says:

    Kjo esht kish siç ishte ISISI per myslymant isoj. Kta jan isisi ikrishter kta dhe kisha greke qe i detyron shqiptaret te nderrojn emrat dhe fen me dhun.

  7. Kristo says:

    Kjo esht kish siç ishte ISISI per myslymant isoj. Kta jan isisi ikrishter kta dhe kisha greke qe i detyron shqiptaret te nderrojn emrat dhe fen me dhun.Kisha malit zi esht si kisha krishtete SHQIPTARE e NOLIT.

  8. Hugo says:

    Rama, sjell vetem ters. ??
    Nuk i mjaftoi humbja e Hilarit perballe Trampit, po donte edhe kete te Gjukanovicit!

  9. yes says:

    sa here Ed palloshi hap gojen gjithmone humb hahahahaha

  10. ...... says:

    Ky eshte fondamentalizmi i kishes serbe qe ka pushtuar objektet e kultit ne Mal te Zi , e qe me kete Amfi-loqen ushtron politike filoserbe per destabilizimin e vendit. Ja ku e coi kete vend Gjukanovici , i cili ushtroi korrupsion dhe rritur pakenaqsine e duke zbehur perspektiven perendimore te vendit.

  11. xho says:

    Xho
    Zoti Hugo, per cfare shkruan more derzi. Po pse Rama i mblithka humbjet e shteteve te botes. Te jesh pa tru qe shkruan se Rama udheheq boten dhe se bota do ti pergjigjet se cfare mendon ai dhe ta perkrah ate. Hajde trap hajde.Emrin e paske me origjin spanjole por trute i paske sa te gjarprit

  12. Mo says:

    Mali i zi duhet te kete nje monarkie qe monarku ta kete fjalen e fundit. Tani po shifet qe ne ate vend ka dy rryma: nje proruse dhe tjetra malazeze me qendrime pro evropiane. Gjukanivic nuk mund ta mbaj pushtetin pergjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje