Ngjarje e rëndë në një spital në Athinë: Shqiptari plagos infermieren dhe hidhet nga kati i katërt. Gjeti vdekjen në vend

31 Gusht 2020, 09:47Rajoni TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Greqi,

Raportohet se një 59-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë infermieren duke e lënë të plagosur dhe më pas ai ka vrarë veten.

59-vjeçari shqiptar goditi me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës. Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, 59-vjeç.

Ai ishte i shtruar në spital pasi dyshohet se ka pasur probleme psikike. Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë.

Infermieria e plagosur deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij.

Pasi mbërriti në dhomë kuptoi se pacienti ishte fshehur mbas portës dhe në moment ka dalë duke e goditur me një thikë kuzhine e duke e plagosur në shpinë. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

2 komente në “Ngjarje e rëndë në një spital në Athinë: Shqiptari plagos infermieren dhe hidhet nga kati i katërt. Gjeti vdekjen në vend”

  1. MAQO MAQERI says:

    Po te kishte fituar ndonje medalje, Petro do ishte ellinas vorioipirotis.
    Meqense ai perdori to maqeri tou psomi, Petro na ishte nje allvanos.

  2. Janulles me sqepar kokesd says:

    Hajd ne koke te Janulles tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje