Daniel Nikolla, i riu shqiptar shpallet më i miri për shitje, marketing dhe komunikacion në Angli

1 Shtator 2020, 21:59Sociale TEMA

Daniel Nikolla ka kryer studimet në Angli, aty ku edhe vazhdon karrierën me shumë sukses në fushën e marketingut.

Së fundmi, 27-vjeçari është zgjedhur ‘Fytyra e së ardhmes e Shitjeve, Marketingut dhe Komunikacionit 2020’ në qytetin e Birmingemit, përballë katër finalistëve të tjerë.

Çmimet vjetore, të cilat organizohen nga Dhoma e Tregtisë së Birmingham-it përzgjedhin çdo vit profesionistët e rinj të vitit, bazuar në ecurisë e tyre personale e profesionale në vitete fundit.

Danieli drejton departamentin e marketingut në kompaninë Angleze Hardy Signs.

Juria evlerësoi mbi të tjerët për prezantimin e një strategjie të re të marketingut bazuar në transformimin digjital dhe krijimin e kontentit online.

Ata u shprehën se Danieli ka pasur një ndikim shumë të madh në rritjen e shitjeve për kompaninë. Ai gjithashtu u vlerësua për
punën në komunitet dhe mbështetjen e kauzave të filantropike.

Ai ka studiuar marketing dhe film në Londër dhe ka qenë President i unionit të studentëve të City and Islington College, ku edhe është përzgjedhur si ‘international student officer of the year’ nga kolegjet e anglisë në 2016.

Fillimisht ai u bë i njohur për publikun e gjerë shqiptar prej përfshirjes në videon e UEFA-s për tifozët kuqezi në “Euro2016”.

Ai ka qenë finalist dhe ka fituar një seri çmimesh ndër vite, dhe në 2016-ën u vlerësua për ‘arritje të jashtëzakonshme’ nga Bashkia Islington në Londër.

Video e prezantimit të çmimit: https://youtu.be/vTBGomxyQmA

1 komente në “Daniel Nikolla, i riu shqiptar shpallet më i miri për shitje, marketing dhe komunikacion në Angli”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje