Erion Veliaj zbulon dy politikanët demokratë që i uruan shërim të shpejtë kur ishte i infektuar me COVID-19

1 Shtator 2020, 08:10Politika TEMA

Sulmet dhe akuzat politike nuk janë të vetmet që e shoqërojnë politikën, pasi kur bëhet fjalë për shëndetin, edhe politikanët që “urrehen” më shumë mund t’ia thonë një fjalë të mirë njëri-tjetrit.

Kështu ka ndodhur edhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka zbuluar se ka marrë urime për shërim të shpejtë nga dy politikanë demokratë.

Bëhet fjalë për  ish-kreun e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku dhe ish-ministrin Tritan Shehu, të cilët e kanë telefonuar duke i uruar shërim të shpejtë.

“E vërtetë është, po, pati edhe prej atyre kundërshtarëve politikë që më morën në telefon për të më uruar shërim të shpejtë. Tritan Shehu, i cili është gjithashtu mjek, e vlerësova jashtëmase.

Një tjetër koleg me të cilin kemi pasur shumë debate dhe që ka drejtuar grupin e PD-së në Këshillin Bashkiak, Kreshnik Çollaku, më uroi shërim të shpejtë. Unë besoj që njerzillëku duhet të na shoqërojë të gjithëve.

Por ja që ka edhe nga ata që kanë kulturë urrejtje dhe ti se kupton se nga vjen në çështje të tilla kur preket shëndeti”, tha ai ndër të tjera për Hard Talk.

5 komente në “Erion Veliaj zbulon dy politikanët demokratë që i uruan shërim të shpejtë kur ishte i infektuar me COVID-19”

  1. miranda malo says:

    Përball COViD të gjithë jemi të barabart. Smund që të vendosim politikën përpara vlerave njerëzore . Më vjen shumë mirë që ka pasur dhe nga këta politikan që përtej ngjyrave janë treguar njerëz … kjo është qytetari

  2. Sabina says:

    Qytetaria është alfa e gjithçkaje për të ecur përpara në fund të fundit jemi të gjithë njerëz

  3. Skerdi says:

    Ne keto situata duhet te tregohemi te gjithe human e jo te shohim ngjyrimet politike

  4. zamira says:

    Jo te gjithe jane njesoj bravo keta deputet qe kane lene menjan ne kete moment politiken dhe se kane ngaterruar me cka ndodh ne perditshmeri sado kahe te kundert politik tjene

  5. Nardi says:

    Bravo respekt per xhestin e mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje