65-vjeçari me Covid u hodh nga kati i 4 i spitalit, Rakacolli: Kanë nisur hetimet për rastin, i është dhënë ndihmë për simptomat që ka pasur

3 Shtator 2020, 16:26Sociale TEMA

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ishte e ftuar në Report TV ku foli për rastin e vetëvrasjes së 65-vjeçarit që u hodh nga kati i 4-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”,  duke u shprehur se ai ka qene i shtruar prej 24 orësh dhe merrte mjekim dhe konsulta psikiatrike.

Rakacolli sqaroi se të gjithë të infektuarit marrin mjekim edhe për problemet e tjera që paraqesin si problemet mendore, diabeti, zemra dhe kjo behet në konsulta me mjekët specialist për rastet që pacientët paraqesin.

Rakacolli tha se në lidhje me vetëvrasjen e 65-vjeçarit kanë nisur hetimet dhe pritet që ngjarja të sqarohet në ditët në vijim.

“Pacienti ka qenë prej 24 orësh i shtruar dhe i është ofruar ndihmë për simptomatologjinë dhe ankesat që paraqiste situata e tij.

Kanë nisur hetimet, se si ka qenë situata, a ka qenë adekuat mjekimi dhe si ka qenë asistenca, që do të sqarohen në ditët në vijim.  Ata marrin mjekimin e tyre, përveç COVID dhe situatën që ata paraqesin, siç marrin mjekim dhe ata për diabetin, apo sëmundjet e zemrës. 

Marrin mjekim specifik për sëmundjen që kanë.  Spitalet komunikojnë me njëri tjetrin dhe janë marrë edhe konsulta psikiatrike”, tha Rakacolli.

2 komente në “65-vjeçari me Covid u hodh nga kati i 4 i spitalit, Rakacolli: Kanë nisur hetimet për rastin, i është dhënë ndihmë për simptomat që ka pasur”

  1. glauk says:

    rrakacolli kjo zonja e tregon qarte nga mbiemri sa shqiptare jemi ne si komb ??? mos kane te drejte qe thone se jemi shqipfoles dhe jo shqiptare ??!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje