65-vjeçari u hodh nga kati i katërt i spitalit, flet mjekja: Përveç Covid, po trajtohej edhe për shqetësim psikologjike

3 Shtator 2020, 13:52Sociale TEMA

Mjekja e spitalit “Shefqet Ndroqi” nga ku u hodh 65-vjeçari me COVID tha në një prononcim për gazetaret se pacienti ishte shtruar vetëm 24 orë më parë.

Teksa i shprehu ngushëllime familjes, ajo tha se krahas trajtimit për koronavirus, 65-vjeçari po trajtohej edhe për shqetësime psikologjike.

Ju informoj se 65 vjeçare ishte i shtruar me covid dhe po trajtohej prej vetëm 24 orë si dhe po trajtohej për shqetësimet psikologjike.

Stafi i spitalit siguron të gjithë qytetarët se do të shërbejmë maksimalisht ndaj një sëmundje të rende si covid”, tha ndër të tjera mjekja.

1 komente në “65-vjeçari u hodh nga kati i katërt i spitalit, flet mjekja: Përveç Covid, po trajtohej edhe për shqetësim psikologjike”

  1. Vjola says:

    Sqarim i sakte.
    Megjithse thuhet me theksim te madh qe politika dhe media duhet te mbaj distance nga ngjarje te tilla, ato perseri ,fusin turinjte me “profesionalsmin” e tyre.
    Per c’do dyshim te afermit e viktimes mbasi informohen nga stafi mjeksor kane edhe te drejten juridike qe ti drejtohen gjykates
    per hapjen e nje proçedure mjeksore per te verifikuar shkakun e vdekjes. Kjo eshte e vetmja rruge ligjore qe ndiqet ne vendet demokratike ne bote.
    Ne te shumtet e rasteve te kesaj natyre behemi pre i politikes dhe e thashethemeve te kafeneve
    dhe per fat te keq i besojme atyre.
    Bashkatdhetare ne duhet te qendrojme larg ketyre praktikave te demshme .Ne duhet patjeter ti besojme drejtesise se kontrolluar nepermjet organeve si SPAK e te tjera, per te ndryshuar nje here e mire mynyren e te jetuarit ne Shqiperi.Jam me se sigurte qe kjo do te ndodhe e te kemi durim qe me luften e perbashket ta detyrojme politiken qe mos te guxoje me te vendose jashte sferes se tyre. Insitutet e reja hetimore dhe exekutive ,perkohesisht te kontrollohen nga nderkombetaret
    deri sa ne te kemi mundesine qe te ecim me kembet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje