Shkon për konsultime për datën e zgjedhjeve, Idrizi flet për paktin me Greqinë: Ndava me Metën shqetësimin për "detin", Çamërinë dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare

4 Shtator 2020, 10:17Politika TEMA

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka qenë i pari në takimin që presidenti i vendit, Ilir Meta, nisi sot serinë e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të vitit 2021.

Pas takimit, Idrizi, në një takim për mediat ka thënë se zgjehdjet duhet të mbahen sa më shpejt pasi sipas tij vendi është në krizë totale. Ai është ndalur gjerësisht në shqetësimin kryesor që ka ndarë në këtë takim me presidentin, Meta, atë të kufirit detar me Greqinë, pas zhvillimeve të fundit, pas kërkësës greke për zgjerim me 12 milje.

Ai ka akuzuar qeverine se po fsheh axhenden shqiptare dhe po avancon axhenden greke, duke thene se kete shqetesim e ka ndare edhe me presidentin Meta.

“Ne debatin e fundit na është paraqitur edhe konventa e detit e 1982 duke referuar vetëm nenit 3 të saj, ku thuhet që cdo shtet ka të drejtë për ujërat territorial, por ky nuk eshtë rasti ynë se neni 15 i kësaj konvente shprehet qartë që këtë të drejtë vendet e kanë kur e lejon mundësia gjeografike, dhe ne nuk kemi 24 milje me Greqinë, e kemi në krah dhe përballë me Korfzin dhe dy ishujt.

I shpreha shqetësimin për marrëveshjen që u firmos mes Italisë dhe Greqisë për zonat ekskluzive, se në këtë marrëveshje dy ishujt kanë marrë të drejtën të zgjerohen me 12 milje, që cenon direkt zonën ekskluzive që ne do ndalojmë me Italinë dhe Greqinë. Më vjen mirë që Rama se fundi ka bërë një tërheqje, mesa duket ka arritur ta leojë edhe vetë pikën 15 të konventës.

Në këtë kontekst theksoj dhe bëj të qartë që qeveritë shqiptare janë nën sindromën e Shën Naunit dhe qeveria jone nuk duhet të pranojë devizën e Greqisë dhe Serbisë, që ca është e tyre është e tyre e ca është e shqipërisë është e diskutueshme. Shqiperia  ka lëshuar nga padrejtësisë 30% të territorit, e kam parasysh Camërinë”- tha ai.

Idrizi theksoi se nese Greqia do te avancoje me kerkesen e saj per zgjerim, atehere “Ne do të kërkojmë territoret shqiptare, Camërinë, që bisedimet mes dy vendeve të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës, që e mban në këmbë për të avancuar në axhendën e saj të Vorioepirit, me zgjidhjen e cështjes came dhe asnjë qeveri nuk duhet të heshtë edhe për dokumentet relevante që kuvendi i shqipërisë ka bërë për këto dy cështje, qeveritë e sidomos kjo e fundit kanë fshehur axhendën shqiptare dhe kanë avancuar me cështjen greke”- tha ai.

4 komente në “Shkon për konsultime për datën e zgjedhjeve, Idrizi flet për paktin me Greqinë: Ndava me Metën shqetësimin për “detin”, Çamërinë dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare”

  1. Meruci says:

    Problemin e Camerise e zgjidh vec Lufta

  2. Luan says:

    Sipas Idrizit do ta cliroje likja camerine dhe do zmbrapse grekun nga pushtimi i ujrave territoriale.Sa budalla je o Idriz kotruvja.

  3. Salbeu says:

    Dhe mbas metës shkove për kafe me dule grekun. Sa mirë ti je tamam çam.

  4. Labi says:

    Kete hajdut nuk e besojne as camet e ta besoje Meta. E quaj hajdut duke u bazuar nga ckam lexuar ne gazeta se vete nuk kam pate gje,por si thote nje fjale e urte,ku ka ze nuk eshte pa gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje