“Stoltenberg është pro-turk”, Greqia mohon NATO-n: Marrëveshje me Ankaranë vetëm kur Turqia të tërheqë anijet

4 Shtator 2020, 08:30Rajoni TEMA

A do të ulen në tryezë Greqia dhe Turqia? NATO thotë “Po” dhe përmes një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, u mësua se mes Athinës dhe Ankarasë ishte arritur një marrëveshje që palët të uleshin në tryezë për të biseduar në nivel teknik në mënyrë që të çtensionohet situata e krijuar në Mesdheun Lindor.

Por ndryshe vijnë lajmet nga Athina zyrtare. Burime diplomatike të mediave greke hodhën poshtë pretendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duke mohuar gjithçka.

“Ne e vlerësojmë qëllimin e Stoltenberg për të vendosur mekanizmi çtensionuese brenda NATO-s. Sidoqoftë çtensionimi mund të arrihet me tërheqjen e menjëhershme të anijeve turke nga shelfi kontinental grek”, thuhet në mediat greke.

Madje Protothema shkruan se reagimi i Stoltenberg nuk përshtatet me realitetin dhe se ai vetë ka qëndrime proturke.

“Një tweet i sekretarit të përgjithshëm i njohur për qëndrimet e tij pro turke dhanë përshtypjen se është arritur një marrëveshje ku Ankaraja dhe Athina mund të ulet në tavolinë”, shkruante Protothema.

Më herët, Stoltenberg njoftoi se Greqia dhe Turqia kanë pranuar të ulen në bisedime për të shmangur përplasje në Mesdheun Lindor.

2 komente në ““Stoltenberg është pro-turk”, Greqia mohon NATO-n: Marrëveshje me Ankaranë vetëm kur Turqia të tërheqë anijet”

  1. Theatre and Drama says:

    besoj se do ulen te diskutojne si te ndajne ‘byrekun’

  2. Papi says:

    Stoltenbergu vetem gojen ka te veten fjalet jane te shba-ve pra nqs keni ankesa dihet ku ri paraqesni
    Me vjen inat ti jap te drejte erdoganit kur thonte prisni tani qe greqia te paraqese kushte per te biseduar
    Po mir po nuk terhoqen anijet kujt i ngel ai territor?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje