Karmina e paqartë pse Doktori nuk flet për shitjen e Kosovës në Uashington

5 Shtator 2020, 19:21Antena TEMA

Shumë fansa të Karminës i shkruajnë asaj të shqetësuar, pasi duan të dinë si mendon Doktori për shitjen e Kosovës në Uashington dhe cili është roli i Edi Ramës në këtë histori.

Karmina u shpërndau analizën e Qim Pekës, rreth këtij zhvillimi:

“Ajo që ndodhi në SHBA është një fitore historike për PD.

SHBA më në fund ja hoqi nga duart Kosovën Edi Ramës dhe mori situatën nën kontroll.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë që Edi Rama donte të fuste Kosovën në Minishengenin ballkanik.

Doktori e pati kundërshtuar fort, duke argumentuar se ajo qe shitja e Kosovës dhe shkatërrimi i saj.

SHBA e dëgjoi zërin e Doktorin dhe e futi Minishengenin në marrëveshje, që të jetë nën kujdestarinë e saj.

Tani Kosova ka shpëtuar.

Ajo do zbatojë parimet e Minishengenit dhe do bashkohet de facto me Shqipërinë, por jo se do Edi Rama, por se do SHBA.

E njëjta gjë dhe me portin e Durrësit.

Edi Rama donte që Serbia të dilte në portin e Durrësit.

Në fakt projekti i PD ka qenë të dilte në Shëngjin, për këtë arsye bëmë dhe Rrugën e Kombit.

Por në Shëngjin nuk hiqnim dot ca depozita, dhe ajo punë mbeti.

Tai Edi Rama donte t’u jepte Durrësin, si Esat Pasha.

SHBA e kapi momentin dhe tha:

“Jo.

Durrësin ja japim ne, jo Edi Rama, se ai është i shitur tek serbët”.

Dhe ashtu veproi.

Tani dhe Minishengeni dhe porti i Durrësit janë dhuratë për Kosovën nga SHBA, jo nga Edi Rama.

Doktori i ka kundërshtuar këto dy nisma, si nisma të Edi Ramës.

Tani që i ofron SHBA është i qetë dhe nuk ka pse bën deklarata.

Ëndrra e tij është realizuar.”

1 komente në “Karmina e paqartë pse Doktori nuk flet për shitjen e Kosovës në Uashington”

  1. Skender Beu says:

    Jeni bo dhe ju si qir peka ose (qim, se rendesi ka puna qe kryejme jo koha kur e kryejme, çboni “qir” çboni “qim”.
    Po pse i jepni hapsira ketyre lavireve. Nese nuk i fut mrena SPAKU te pakten ju mos na i kujtoni.
    E thoni pastaj po iken rinia nga shqiperia, sigurisht qe do ikin, do rrine te votojne kto halera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje