Nga Skënder Minxhozi
Kishte shumë kureshtje në ajër të enjten pasdite, rreth asaj që kryeministri kosovar dhe presidenti serb e kishin komentuar si një marrëveshje të madhe e historike, që do të nënshkruhej në Zyrën Ovale. Natyrshëm hija e rëndë e zyrës presidenciale amerikane, me të zotin e saj në krye të vendit, mes Vuçiç e Hotit, ja shtonte pritshmërinë një marrëveshjeje, e cila duhet thënë, ishte në ajër prej kohëve kur Thaçi predikonte korrigjimin kufitar.
Si i tillë, ky akord mes dy palësh që ende urrehen, ka marrë në kohë forma të ndryshme, tamam si një salamandër diplomatike, që nga shkëmbimi i krahinave e njohja e ndërsjellë, e deri tek teksti i sotëm me hekurudha e pika doganore, i nënshkruar në praninë e Donald Trump. Çka e bën dokumentin e sotem de facto një ujdi tregtare e ekonomike…me Izraelin në sfond! Madje njohja që ky i fundit i bëri Kosovës, është ndoshta një lajm edhe më i madh se shtrëngimi i duarve mes Vuçiç e Hotit në zyrën Ovale.
Që të pranishmit në zyrën e presidentit Trump, por edhe opinionet publike në rajonin e Ballkanit, i dinë më mirë se vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë përmasat dhe peshën e marrëveshjes së sotme Trump-Vuçiç-Hoti, këtë e tregon edhe mesazhi në twitter i Donald Trump, i cili përgëzonte faktin që një vend më shumicë muslimane si Kosova, kishte normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Të tjera vende arabe vijnë më pas, njoftonte Trump, duke e radhitur tinëz Kosovën në një listë vendesh të cilës nuk i ka përkitur kurrë. Një dredhi e vogël diplomatike kjo, në mesin e një fushate elektorale të vështirë për presidentin amerikan.
Ta themi hapur që në fillim: nuk ishte hekurudha Nish-Prishtinë thelbi i krizës mes Kosovës dhe Serbisë. Ashtu siç nuk ishte dhe është as pastrimi i territorit serbo-kosovar nga antenat (fantazëm) 5g të Huaweit. Kriza mes dy vendeve ka rrënjë të thella historike, që nisin shumë kohë para se teknologjia 5g të shpikej, e që në marrëveshje nuk u trajtuan.
Kufizimi i marrëveshjes në kuadrin ekonomik, mënjanoi atë që mesa duket përbën momentalisht një pengesë të pakalueshme edhe për diplomacinë amerikane në Ballkan: një kompromis tërësor dhe përfundimtar mes serbëve e kosovarëve që do të sillte njohjen e ndërsjellë, shbllokimin e procesit të integrimit evropian dhe hyrjes në NATO për Beogradin dhe të njohjes së përbotshme të shtetit kosovar, si subjekt i të drejtës ndërkombëtare me të drejta të plota.
Marrëveshja e Uashingtonit arriti të bëjë të heshtin gojët politike në Tiranë e Prishtinë, që e shanë dhe mallkuan pa frena Shengenin Ballkanik, kur atë e propozoi Edi Rama. Ky është një sukses i vogël i marrëveshjes, por edhe një dëshmi e rradhës sesa skuthë e hileqarë janë politikanët e kësaj ane të botës.
Në marrëveshjen e të enjtes mes Serbisë e Kosovës, nuk u pa shenjë e korrigjimit kufitar. Një provë se ajo konjukturë e rrezikshme që e lejoi këtë tezë të marrë formë dhe peshë, tashmë duket e tejkaluar si në Uashington, ashtu edhe në Prishtinë e Beograd.
Profili i ulët i marrëveshjes ngjan më shumë si një akt noterik i hartuar shpejt nga një administratë amerikane që kërkon një sukses diplomatik në kohë fushate elektorale, sesa si një qasje serioze ndaj krizës serbo-kosovare. Një hap i parë, më shumë se një akt historik tërësor e shterrues.
Si e tillë, marrëveshja, e shoqëruar me lajmin e njohjes nga Izraeli të Kosovës, është më shumë një ngjarje që i bën punë presidentit Trump në këtë vjeshtë zgjedhjesh, sesa vetë palëve të interesuara ballkanike. Thelbin e asaj që ndodhi e përmblodhi më së miri Xho Bajden, kandidati presidencial demokrat, i cili deklaroi pas ceremonisë se “Kosova duhet të jetë e pavarur, jo pjesë e Serbisë”. Thjeshtë, qartë dhe shkurt.
Nje marreveshje per njohjen e pavaresise do te kishte qene idealja. Gjithsesi, Marreveshjet nenshkruhen zakonisht midis dy shteteve, keshtu automatiskisht Serbia ka denjuar te nenshkruaje me nje shtet tjeter kur ne tavolinen e nenshkrimit kane qene tre flamuj. Flamuri eshte simboli i nje shteti dhe kete Serbia nuk eshte se nuk e ka pare.
Kjo bote keshtu eshte bere me jep te te jap. Nga ana tjeter ambasada e Kosoves ne Jeruzalem bashke me ate serbe flet shume.
Ja ke futur kot o minxhoz se Trump nuk ka nevoje per dy palo shtete surrogate qe te fitoje zgjedhjet ne amerike. Madje soji juaj ketu ne tirane e gjetke rreth e rrotull kane nje axhende ne vijimesi kunder Trump. Perse nuk e thini sic eshte e verteta? Trump i takon te marre nje cmim nobel per paqje se ai negrua paraardhes beri corap gjithe boten.
Komentet tuaja e matin Trump me metrin e nje matrapazi tipik shqiptar sic jane (anal)istet ketu.
Trump jo vetem qe do fitoje, por nje difference te stermadhe kunder swampit ne washington. Amerika po clirohet me ne fund dhe madje dhe bota do ndjeke te njejten gje. Ju nuk arrini ta kuptoni kete gje sepse spektri juaj mataes/analizues eshte i kufixuar vetem ne supozimin qe asnje nuk ben dicak pa patur perfitim politik dhe nuk ka sesi te beje dicka dikush vetem sepse e konsideron qe eshte gjeja e duhur. Prandaj jeni nje deshtim i madh dhe qesharak kur flisni per Trump.
Rrini dhe hanalizoni keta shkurret ketej se boll pune ju hapin. Komentet tuaja per ameriken kane aq vlere sa ka lehja e qenit kur shikon nje avion. Jane shume lart ata andej zoteri i nderuar. Rrini ne batakun qe jeni mesuar te notoni, madje shume mire te notoni aty.
O Minxhoz thuaje troc: kjo marreveshje nuk con Uje tek mandati I trete I Rames tend e dorezonj celesat,shkundni xhepat e shkoni kishave e xhamive e sinagogave nese do e lutu tu falet avokatia e bythelepirja e djallit per 8 Viet… ndoshta shume me shume.. Po nejse me zotin keni mbaruar pune.. e ka radhen AI te flase tani o idhujtare te semure gjenetike.
AMERIKA TALL BYTHEN ME HALLET E KOSOVAREVE………AFERIM
Paske ngaterruar,perseri sot dhe keshtu ke per te vazhduar gjithmone,per formimin qe ke,minxhoz,qe ne vend te lash fytyren shkon dhe lan bythen:
Amerika te fal kalin,se pari te siguron njohje te Kosoves,nga nje shtet i rendesishem sic eshte Izraeli,qe ka brenda dhe substancen nxitese katalike,per tu njohur dhe nga shttete te tjere ne te ardhmen,aty dhe Serbia se dyti nje mareveshje ekonomike,ne sherbim te popujve te tyre,qe krijon dhe premisa per afrime te sinqerta te ndersjellta midis tyre,megjithse kjo bie ndesh me formimin oriental-hoxhist te skotes minxhozi,qe kur jane mire vet,kerkojne kacafytje te pafund,midis sebeve dhe kosovareve,vec ata duke ndenjur ne shkallet e stadiumit,ne vendet qe i kane dhurate nga koha e hoxhes(klani i minxhozi,vazhdon ne poste te lakmuara si me pare).
Dhe tragjedia eshte se deri tani ja kane arritur.
Vendi i bukur,por i pushtuar nga rob Muti,qe jane,jo te paket.
Bravo Minxhoz. Analize e shkelqyer.
Do ishte mire qe per kete marje vesh,te prononcohesh Bushati,Cim Peka,Zheji,Lubonja,Rakipi,Cani,Sonila dhe keta baftjaret e tjere,se sa ca te leqerosur,si gjithmone ne sherbim te se keqes
A jeni të verbër që nuk e shihni ndarjen … liqeni i Ujmanit do ndahet