Basha nxjerr Genc Pollon: Mini-Shengeni Ballkanik projekt i padobishëm që po shkon në varreza, i qëndojmë sulmeve ndaj Ramës dhe se ai nuk është patriot

6 Shtator 2020, 16:52Politika TEMA

Nënshkrimi i marrëveshjes për “Minishengen Ballkanik”, në zyrën e presidentit amerikan Donald Trump, ka ngjallur reagime të shumta.

Edhe pse ky projekt u sulmua masivisht nga politikanë në Tiranë dhe Prishtinë, këto ditë një pjesë e mirë e tyre kanë ndryshuar qëndrim duke e quajtur historik.

Ndërkohë, për të balancuar jehonën e qëndrimeve, kreu i opozitës Lulzim Basha ka nxjerrë ish ligjvënësin Genc Pollo për ta kundërshtuar këtë projekt.

Për Pollon ky është projekt i padobishëm që është nisur drejt varrezave.

Dikur nga vitet shtatëdhjetë thuhet se regjizori Minush Jero përdori një rrotë stërmadhe traktori si truk për të gozhduar aty vëmendjen e censorëve të realizmit socialist në mënyrë që ata të mos vërenin devijimiet e pjesës teatrale nga dogma artistike e kohës. Në fund të ditës Jero pranoi të hiqte rrotën nga skena, pjesa teatrale nuk pësoi tjetër gëshërë dhe Jero, censorët e publiku i teatrit mbetën të kënaqur. Varrosja e coptimit të Kosovës si fitore e madhe por e heshtur.

Nuk jam krejt i sigurt se krahasimi i rrotës së traktorit me Mini-Shengenin Ballkanik është i duhur e i përshtatshëm por insistimi i z Rama për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi për t’u vetëshpallur sërish edhe patriot edhe vizionar të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin. Përsa i përket rolit të z. Rama në këto çështje do të thoja se Marrëveshja spikat me “elefantin që mungon” ose me copëtimin territorial të Kosovës i cili vite më parë fatkeqësisht u mbështet nga aventurizmi i zonjës Federica Mogherini, asokohe Përfaqesuese e Lartë për Politikën e Jashtëme dhe zv Presidente e Komisionit Europian si dhe nga ideologjizmi i ambasadorit John Bolton, asokohe Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të ShBA.

E për të mos ja lënë gjithmonë fajin në derë tjetrit apo të huajit, siç bëhet shpesh në viset tona, duhet të rithemi se ata nuk e shpikën vetë këtë propozim. Propozuesit ishin presidenti i Serbisë, homologu i tij në Prishtinë me mbështetijen e angazhimin superaktiv të kryeministrit të Tiranës.

Kjo ide e cila do të gjymtonte funksionimin e Kosovës si shtet e si ekonomi si dhe do të destabilizonte Ballkanin e më gjerë fillimisht u bllokua në Europë nga liderë seriozë e të përgjegjshëm dhe me marrëveshjen e javës së shkuar mund të quhet e varrosur nga administrata Trump.

Përmendja pa vend e Mini Shengenit nga Rama e të ngjashëm për të spostuar vëmendjen, por edhe debati legjitim për atë që u arrit, apo edhe nuk u arrit në Washington nuk lipset të na fshijë nga kujtesa që një fatkeqësi nga dora e njeriut në postin e gabuar evitua; përkundrazi duhet të gjejmë se si të evitohet përsëritja në të ardhmen.

Për MiniShengenin në grahmat e fundit nëse është akoma gjallë. Kryeministri Hoti deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes se ai e kishte pranuar përfshirjen e Kosovës në Mini Shengen pasi kjo ju kërkua nga ndërmjetësit amerikanë. Dhe krejt e arsyeshme që këta të fundit mbasi i imponuan presidentit serb të pranonte me shkrim reduktimin e vartësisë energjitike nga Rusia, refuzimin e teknologjisë kineze në rrjetet 5G e të tjera si këto nuk mund t’i refuzonin një karamele pa kosto, madje edhe pa domethënie, si Mini Shengeni, një projekt personal i z. Vučić. Por në vetvete Mini Shengeni është pa domethënie pasi katër liritë e BE në Ballkanin Perëndimor mund të realizohen plotësisht vetëm pas antarësimit në BE.

Për realizimin gradual të tyre e nxitjen e tregut rajonal ekzistojnë mekanizma e institucione rajonale ku shtetet e Ballkanit janë antare. Kështu p.sh janë CEFTA me sekretariat në Bruksel e Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit me seli në Sarajevë të cilat kanë përkrahjen e plotë të Bashkimit Europian e të Amerikës.

Ishin këto institucione që gjatë pandemisë, në koordinim me Komisionin Europian, arritën të realizojnë “korridoret e gjelbra” në Ballkan për të shpëtuar tregtinë rajonale nga asfiksia e kufijve të mbyllur.

Për. Mini Shengenin nuk u kujtua kush. Mini Shengeni është një nismë e cila sot e kësaj dite nuk ka një dokument themelues apo program të shkruar; është iniciuar nga shteti i vetëm në Ballkan që ka marrëveshje me bllokun tregtar e organizatën e sigurisë të udhehequr nga Rusia dhe në rastin më pozitiv i shërben vetëm egomanisë së udheheqësit të ditës e partnerëve të tij rreth e rrotull.

Fakti që samiti i Mini Shengenit i njoftuar që do të mbahej në Beograd në janar (dy muaj para shpalljes së pandemisë) u anullua e u la në heshtje mund të jetë fare mirë një shenjë se edhe kjo nismë mund të jetë rrugës drejt Varrezës së Projekteve të Padobishme.

6 komente në “Basha nxjerr Genc Pollon: Mini-Shengeni Ballkanik projekt i padobishëm që po shkon në varreza, i qëndojmë sulmeve ndaj Ramës dhe se ai nuk është patriot”

  1. spata says:

    Flisni ju morra te shitur qe enderroni vetem destabilitet .Ky eshte nje projekt i ideuar nga Aleatet tane.Ata kerkojne, permes negocjatave ne tavoline, te zgjidhin problemet ekonomike. Pollua si kuqalash nuk po e kupton kuqalashin pertej Atlantikut .Luli debili kur i ngec gozhda ne by…thote : Ta bejmeShqiperine si Amerika. Familja e Saliut kur u ngec sharra ne gozhde i quan vendimet e Amerikes letra higjenike . Hajde merru vesh se ku duan te dalin keta lloje politikanesh.

  2. Nina B says:

    Mire marreveshja ishte e padobishme sipas Pollo—s po komentet e tij kujt i vlejne? Per keta gjithcka e ka fajin Rama!

  3. vlora says:

    Genc Pollo eshte tejet i konsumuar.Cudi si PD e mban akoma e nuk e ka hedhur ne kosh. Dalja me Pollon dhe shoket e Pollos ne zgjedhjet e priteshme ,humbja eshte e sigurt

  4. Shkodra says:

    Rama eshte patriot e vizionar. Kjo eshte bindja e shumices se shqiptareve, ashtu sic, keta shqiptare kane tashme bindjen e plote qe ju komunistet e ShQUP-it vazhdoni luften kunder “imperializmit amerikan”, amanet i te pareve tuaj.
    Rama nuk ka pretenduar as me shume dhe as me pak nga ajo qe DASH u vuri paleve shqiptare e serbe per te firmosur.
    Ju bandite tronditeni sa here ka gjera te mira per Shqiperine e Kosoven. Puna e juaj.
    Shqiptaret dijne te lexojne dhe te vendosin kush eshte tradhetari dhe kush atdhedashesi. Ajo qe beni ju eshte normale per ate qe ju perfaqesoni.
    Prandaj ju delet e ShQAUP-it kurre nuk do u besoje kush, per asgje.

  5. durrsak 24 karat says:

    O Pollo Kuqo! Rrotën nuk e futi i ndjeri Minush Jero, qe nuk ishte regjisor por dramaturg. Ishte Mihallaq Luarasi.
    Shifni se çfare rrote ka pase Sala si keshilltar politik.
    Pune rrotash druni dhe pune rrotash politike!

  6. qytetar says:

    O Kuqo a e di ti se ne fshatin tim kuqua me i mire vrau te jatin.Na spjego akuzen qe te ka bere kastriot dervishi si agjent i grekut ate bej mos u mundo te japesh mend se me mend e tua nuk shkohet as ne tualet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje