Dy fëmijë të vdekur, njëri në burg se vrau motrën: Historia tronditëse e nënës së Eglantinës, që nuk i takonte fëmijët që nga viti 1993

7 Shtator 2020, 16:06Sociale TEMA

I ngjan një tragjedie të vërtetë ajo që ka kaluar nëna e Eglantina Bucit, e vrarë nga vëllai i saj me bekimin e babait për shkak të bashkëjetesës me një djalë, për të cilin ata nuk ishin dakord.

Eglantina Buci u vra nga vëllai i saj, Shkëlzen Buci në vitin 2012 duke u groposuar më pas në malin me Gropa.

Gjithçka u zbulua nga dëshmia e shokut të Shkëlzen Bucit, i cili i tregoi policisë me detaje momentet që nga marrja e Eglantinës me makina nga zona e Freskut në Tiranë deri tek ekzekutimi dhe kërcënimet ndaj tij për të mos treguar.

Gazetarja Xhensila Kodra shkoi në shtëpinë e nënës së Eglantina Bucit, e cila tani jeton me vëllezërit e saj në periferi të Tiranës pas divorcit me Faik Bucin, i cili gjendet i arrestuar për vrasjen e Eglantinës.

Siç mësonabcnews.al, nëna e Eglantina Bucit nuk e kishte takuar vajzën që kur ajo ishte 2 vjeçe, momenti kur u divorcua nga bashkëshorti në vitin 1993.

Pas divorcit ajo kishte shkuar për të jetuar me vëllezërit në periferi të Tiranës duke mos i parë më me sy katër fëmijët e saj.

Nga martesa me Faik Bucin, nëna e Eglantinës pati katër fëmijë.

Aktualisht, Eglantina ka ndërruar jetë, po ashtu edhe një djalë tjetër i tyre për shkak të leuçemisë.

Shkëlzeni është në burg për vrasjen e motrës dhe atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, ndërsa vajza tjetër është e martuar dhe ka dy fëmijë.

1 komente në “Dy fëmijë të vdekur, njëri në burg se vrau motrën: Historia tronditëse e nënës së Eglantinës, që nuk i takonte fëmijët që nga viti 1993”

  1. X says:

    Ata te dy (at e bir)do jene diplomuar ne Universitetin e Jemenit per degen e Sheriatit.E kane bere pak a shume si filmi:The Stoning of Soraya M.Barbare anadollak dhe njerez qe kane gur ne vend te zemres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje