Plas te Kombëtarja para Lituanisë, babai i Uzunit: Ti nuk luan se s'je servil, po ju u palo gazetarë pse nuk flisni?

7 Shtator 2020, 19:21Sport TEMA

Babai i futbollistit Myrto Uzuni, Artani, akuzon se i biri i tij nuk luan në formacion titullar për Kombëtaren, pasi ka ngritur zërin kundër padrejtësive.

“Shqiponja e ardhur nga periferia e qytetit 2400 vjeçar, Berati. Myrto Uzuni, 77, ti erdhe nga hiçi bab, nga rrugicat e lagjes Uznovë. Askush nuk besonte tek Ty, vetëm Ti edhe unë besonim se mund t’ia dilje. Edhe unë nuk besoja se Ti mund të arrije kaq lart.

Unë besoja dhe do isha i kënaqur që ti të vishje fanellën e qytetit tonë Beratit, por Ti u ngjite shumë lart bab. Më the dikur, kur ti ishe vetëm 15 vjeç, kur hyre për herë të parë dhe shkele fushën e stadiumit Dinamo, kur ishim për një vizitë në Tiranë.

A do loz vallë unë ndonjëherë te këto fusha? Por kur të pashë në Stade de France, duke kënduar himnin e flamurit, sytë e mi u mbushën me lot. Tani për Ty stadiumet janë kush e ka radhën?

Myrto, mbase je mërzitur se nuk mund të lozësh as sot, në ndeshjen e radhës së kombëtares sonë. I urojmë suksese kombëtares sonë në ndeshjen e sotme, loz apo nuk loz TI.

Myrto, ti diku mund të kesh krijuar qejf-mbetje për diçka që ke folur apo ke ndjerë. Ti fole për mister Cristian Panuçin dhe që nga ajo ditë Ti ke qëndruar vetëm në stol.

Mos u mërzit babi, ti je nga ata djem që e njeh NDERIN. TI nuk je servil bab dhe ashtu vazhdo, loz apo nuk loz. Besoj se nuk ka arsye tjetër shpjegimi që Ti të rrish në stol tek ndeshjet e kombëtares, jo se je djali im dhe unë kam qejf që ti te lozësh, por kam dëgjuar këta PALO gazetarë që thonë “lojtarët tanë të kombëtares janë pa minuta në këmbë, ndërsa lojtarët e Bjellorusisë ishin lojtarë që kampionati i tyre vazhdonte dhe do ishin më mirë në kondicionin e tyre fizik”.

Ndërsa një lojtar si Ty bab, me 3500 minuta në këmbë, lojtar formacioni në çdo ndeshje, të lënë jashtë dhe mënjanë. Ku janë këta Gazetare sot, që në ndeshjen e parë tënde me kombëtaren thoshin ‘këmbët XIXA i bënin Myrto Uzunit.

Të gjithëve duhet t’u jepet mundësia për ta veshur atë fanellë, por gjithmonë kush e meriton. Kjo është e vërteta. Mos u mërzit bab, ti kudo ku ke vajtur ke bërë histori. Vajte tek Laçi, hyre në historinë e klubit. Po ashtu edhe tek Lokomotiva e Zagrebit. Mbase të ndihmon Zoti edhe me Ferencvaroshin e kaloni në grupet e Champions.

Bab, ti do më kërkosh që unë ta fshij këtë postim, por unë nuk do ta fshij edhe sikur të më lutesh dhe të më përgjërohesh, prandaj mos e merr mundimin të ma kërkosh një gjë të tille. Fitore Shqipërisë, 3-0, me golat e Balaj, Roshit e Manajt”, shkruan babai i Uzunit.

20 komente në “Plas te Kombëtarja para Lituanisë, babai i Uzunit: Ti nuk luan se s’je servil, po ju u palo gazetarë pse nuk flisni?”

  1. Tirana says:

    Eshte Duka aty.

  2. sali says:

    Dhe ka te drejte,Ozuni eshte nje nga lojtaret me me shume minuta me i aktivizuari dhe me i miri ne rolin e tij

  3. sali says:

    Gazetaret lobojne per lotare te vecante,ndoshta dhe nanje financim mund te fshihet qe ndoshta nuk kane kete talent qe ka ky

  4. San Giovanni di Medua says:

    Po lenja trajnerit me ba formazionin o zotni.
    Lene çunin te rritet vet.
    Hajde ta marrsha ta shohim çunin tan tu lujt per te tan ne.
    Kur te venosin trajnieri.
    Avash avash.
    Mos e pi kur nuk ta ban.
    O mos shkruj kur e pin.

  5. bk says:

    Nuk e kuptoj si mund te lesh jashte Uzunin, Brojen, Roshin apo te tjere dhe te futesh Manaj, lojtar qe vetem prish sulmet e skuadres : ose do ta gjuaje jashte, se do ta pasoje topin gabim, ose do t’ia marin. Sinqetisht me ka dale fare nga qejfi Edi Reja. Ka nje vit ne kombetare dhe vetem budallaleqe ka bere. Nuk ka sjelle asgje te re. Duka duhat ta heqe dhe te vere nje shqiptar i cili te pakten formacionin do ta beje me te mire.

    1. Latif Dreqi says:

      o miko i futi qe te tre ketaqe the ti dhe nje m..t bene. Manaj mund te mos jete i shkelqyer por fakti qe vrapon 90 minuta do te thote shume. Nuk te merr kot Barcelona B, atje edhe te shohesh stadiumin nuk te lene me u fut jo me te stervitesh me Mesin. Nuk o budall Reja o miko!
      Sa per Uzunin, per mendimin tim personal nuk duhet te thirret me ne kombetare, plus qe nuk paska as disipline personale apo familjare. Edukata dhe modesti ne futboll eshte gjeja me kryesore se eshte loje ekipi dhe jo tenis! Kujto pak rastin e Kalinic tek Kroacia ne 2018 qe e perzuri me shkelma ne shtepi!

  6. gjeke says:

    o baba pse i prish karieten cunit. e di traineri ke do luaj.

  7. The Fyrher says:

    Clidhje ke ti me historine e qytetit te Beratit???

    Ju jeni jevgj dhe jo shqiptare.

    Mos e harroni kete gje.

    1. Ilir says:

      Kurse ti je nje IDIOT racist i ndyre injorant. Edhe bythegrisur… edhe racist!

    2. Lani says:

      Jevgjve t’u heqesh kapelen kur flet për futbollin në Berat. E harrove gjë Rim Kovaçin?

  8. vakefi says:

    nese nuk ikin matrapasxhinjte qe kane kapur futbollin per fyti keshtu do te digjen keta super talenta qe bota i kerkon me qiri por ti zoti ozun mos u deshpero se djali juaj ndricon ne eresiren qe krijojne keta bastard sharlatan qe duhen shporrur nje ore e me pare

  9. Futja kot says:

    I jati qenka vertet fshatar i pagdhendur. Ne formacionin e kombetares lojtaret nuk futen vetem nga minutat e luajtura po dhe nga menyra si u pershtatesh skemave te trajnerit. Shyqyr qe reja eshte italian se po te ishte shqiptar, ky katundari jo thashetheme po grushta do bente.

  10. Roland says:

    Vetem per te luajtur 10 min e fundit te ndeshjes,Armando duka i kerkoj 40.000$ nje djali te talentuar qe kerkontr te behej lontar i kombetares,mbiemri Juncaj,djali i Gjergj Juncaj nje sipermarres i siksesshem ne amerike.

  11. Beni says:

    Ne Kombetaren tone qe kur kane ardhur trainier te huaj jane futur ata qe e meritojne,matrapazlleqet i bejne trainieret shiptare per pese leke o zoti mistrec

  12. gimi says:

    O babi i Myrtos, ia ke fut noj dopio raki me qofte ne ndonje lokal kur ke shkruar kete mesazh?
    E ndjek futbollin prej viteve 80, por asnjehere s’me ka rene rasti te lexoj prinder qe t’i drejtohen publikut per femijet e tyre ne kete menyre.
    11-in e ben trajnjeri dhe vetem ai. Mire apo keq, ai eshte pergjegjes. çuni yt mund te kete talent, por mos u ngaterro me keto pune.
    Ja, e sheh TH Strakoshen, u be me i mire se i ati, dhe Fotua s’degjohet fare. te behesh titullar, eshte pak e veshtire. Mbase ti e mban veten si babai i Messit apo i Mbappe-s, por je vetem nje qytetar i thjeshte. Prandaj rri, dhe lere çunin te bej mrekullira me topin nese eshte i zoti! Vendi ne formacion nuk zihet me tapi, ai meritohet, prandaj hesht dhe lere trajnjerin te vendosi si t’ia doje qejfi.

  13. Martin says:

    I jati myrtos esht 1 cop idioti qe nuk ka shokun. I kan hip pordhet me talentin e te birit dhe ha mut ter diten rrugeve. O xhuxhuf lere ti bjeri topit yt bire mos e mer ne qafe . Se e keni ne gjak juve . Ju ze dhembi buk lyeni dhe bythen me kos pastaj.

  14. petrit says:

    Baba ka fole si tifoz, por tifoz i papermbajtur.Trajneri mendoj qe ka me shume zotesi , dhe i sheh gjerat pa tifozllek.

  15. Lani says:

    2Ky bredh kot si idiot ne sulm. Gjithmone humbet topin dhe prish aksionet ne sulm.

  16. shqiptari says:

    Shume mire ben zotria qe flet pet kete padrejtesi,por ja qe KARMAND SHURRA ka plane te tjera.Do shese ndeshjen te mbushe xhepat,te turperoje shqiptaret me “gafat” e Strakoshes,qe te guxonte ti bente tek Lazio dhe ta shihte me dylbi fushen.Kombetarja jone ka qene dhe do jete per ata qe bejne servilin dhe qe paguajne.Talentet jane shperfillur dhe denigruar kohe pas kohe.SI CDO GJE NE KETE VEND EDHE KOMBETAREN E FUTBOLLIT,SI PRONE TE KARMANDIT ,E KA MARRE LUMI.

  17. Evgjiti evgjit mbetet, vari muhametin says:

    …rakia te budallallepsi , futja pordhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje