Thaci flet për telefonatën me Erdogan: Kjo njohje s'do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërorë mes Kosovës dhe Turqisë

7 Shtator 2020, 12:10Rajoni TEMA

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi ka treguar sot se gjatë fundjavës ka biseduar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi ky i fundit u ankua që Kosova dhe Izreali i shkëmbyen njohjet, e Kosova u zotua se do ta vendosë ambasadën e saj në Jerusalem.

Thaçi thotë se i ka dëgjuar pakënaqësitë e Turqisë dhe ligës arave dhe zbulon se ai ka biseduar me Erdoganin dhe thotë se pika e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Shqetësimet që jemi marrë nga liga arabe, por edhe nga presidenti Erdogan lidhur me njohjen reciproke me Izrealin. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon. Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërorë mes Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Turqia i ka reaguar ashpër Kosovës zotimit se ambasadën në Izrael do ta vendosë në Jerusalem, gjë që kundërshtohet nga vendet me shumicë myslimane.

1 komente në “Thaci flet për telefonatën me Erdogan: Kjo njohje s’do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërorë mes Kosovës dhe Turqisë”

  1. Kim été says:

    Greqia thau vetën, po na than dhe ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje