FAKSIMILE/ Bashkia Tiranë nxjerr blof PD-në: Familja e Nik Prendit është trajtuar që në fillim me bonus qiraje, po bëni fushatë me fatkeqësinë

8 Shtator 2020, 13:43Sociale TEMA
FAKSIMILE/ Bashkia Tiranë nxjerr blof PD-në: Familja e Nik Prendit

Lajmi i shpërndarë sot nga Partia Demokratike për një nga familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Kombinat rezultoi sërish fake news.

Përmes një reagimi për mediat, Bashkia e Tiranës sqaron se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Kombinat është shpallur e pabanueshme dhe ka marrë gjatë gjithë kësaj kohe të gjithë mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë edhe bonusin e qirasë çdo muaj. “Është për të ardhur keq që Lulzim Basha dhe spikeret e tij gënjejnë publikisht, duke shfrytëzuar babëzisht me shpifje dhe për fushatë fatkeqësinë e tërmetit.

Bashkia e Tiranës sqaron se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Njësinë Administrative 6 është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për këtë arsye, nga Janari 2020, sipas VKB nr. 151, dt. 16.12.2019, kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira. Për të provuar gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë z. Prendi”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Bashkia i bën thirrje PD-së që të ndalojë këto mashtrime duke shfrytëzuar fatkeqësinë e tërmetit. “Për të disatën herë PD po dështon të gjejë dikë që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia në fatkeqësinë e tërmetit. Nga dëshpërimi po mundohen t’i shpikin, duke turpëruar veten dhe qytetarët. Partia Demokratike nuk ka asnjë shans që me mashtrime e gënjeshtra, të bëjë vajtojcën e halleve të popullit, ndaj do bënte mirë të ndalojë menjëherë mashtrimet publike, të mos përdorë dhe të mos bëjë fushatë me fatkeqësinë e familjeve të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019”, thuhet në reagim.

Bashkia e Tiranës siguron të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti, se po vijon me shpejtësi punën për rindërtimin e të gjitha banesave individuale në zonat rurale, disa prej të cilave kanë përfunduar tashmë, si dhe po përshpejton procesin për fillimin e punës për ndërtimin e pallateve në lagjet e reja në Kombinat dhe zonën e Rr. “5 Maji”.

Ndërkaq, të gjitha familjet që trajtohen me bonus qiraje do të vijojnë ta marrin atë pa ndërprerje, derisa të rikonstruktohen ose të pajisen me një shtëpi të re.

4 komente në “FAKSIMILE/ Bashkia Tiranë nxjerr blof PD-në: Familja e Nik Prendit është trajtuar që në fillim me bonus qiraje, po bëni fushatë me fatkeqësinë”

  1. Najada says:

    PD atë histori ka pas gjithë jetën dhe unë nuk e kuptoj se si këta vazhdojnë kasetën njësoj me poshtërsira e ligësira dashakeqës të shqipëris dhe duan këta të vinë në pushtet …. oooo zot

  2. zamira says:

    Çirrjani maskat se ngelen vetem duke penguar e duke share cdo pune keta qe vec zi kane sjell ne kete vend

  3. Sokoli says:

    Lere se ndimen qe ka dhene qeveria dhe bashkia keta te PD jo qe sdo e kishin bere po as kane goje te flasim

  4. mimoza says:

    Vetem zhurme dhe shpifje bejne keta te pd si su ngopen po ishalla po kuptojn qe populli ka ec para dhe ne mendesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje