Ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, në një intervistë për gazetaren Klementina Cenkollari të A2, u shpreh e fyer, që i është kërkuar të plotësonte formularin e fazës së parë edhe pse një udhëzim i PD e përjashtonte nga ky detyrim.
Sipas saj, PD po përdor standard të dyfishtë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
“Atë e kam në postën time elektronike dhe jam habitur shumë. Por më shumë jam habitur nga qëndrime të ndryshme nga ata që vendosin për të tilla gjëra.
Ndoshta në fakt nuk është fjala e duhur “çuditur”, pasi nuk duhet të çuditesh kur ka disa standarde në procese të caktuara që për mua nuk janë thelbësore, por formale”, tha Jozefina Topalli.
Ish-kryeparlamentarja akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se ka dobësuar opozitën dhe shtron nevojën e një lëvizje të shqiptarëve për të sjellë ndryshim. Por lëvizje, nuk do të thotë për Topallin krijimi i një partie te re politike.
“Nuk kam dëshirë të hyj apo të krijoj parti politike. Dëshira ime është të krijohet një lëvizje për ndryshim pasi ka një të vërtetë të madhe. Nëse gjërat shkojnë keq duhen ndryshuar.
Rotacioni mes tre personave që bashkëpunojmë me njëri-tjetrin nuk kanë sjellë ndryshim. Është riciklim”, tha Topalli.
Më tej, ish-kryetarja e Kuvendit përsëriti disa herë se kryedemokrati ka bashkëpunuar me kryeministrin për interesa personale përkundër kauzave të opozitës dhe paralajmëroi se nuk do kthehet në PD, sa kohë Lulzim Basha do të jetë në krye të saj.
Joz mos e rruaj njat duc sa ta kena lulashin na pa ta mbushim iket deng plot me pare e ne fund popullit po i tregojme se jua bajme kryet krrela krrela
Ne kete perjudh fushate joz njat duc ma maj te hekiros se bele po dal noj dit kah kafja e madhe e po ta baj nje llap qe as mandati i deputeteti nuk ka met gzua ma shume
Kjo tani është pensioniste 58 vjeçe !
Në kohën e saj gratë 55 vjeçe dilnin në pension.
Çfar e kujton kjo PD Azile për pleqtë e pensionuar.
Po mi Jozi,po.Po te jesh edhe ti nuk quhet riciklim?Po Sala,apo nuk eshte më kryetar partie?
Jozi maje me shkume ate duc qe te regjet pake..