Çmimi i naftës nën 40 dollarë për fuçi ndërsa COVID-19 kërcënon ekonominë globale

9 Shtator 2020, 15:56Ekonomia TEMA

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan sot rënie ndërsa shpërthimi global i koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të kërcënojë ekonomitë globale duke nxitur më tej shqetësimet e kërkesës.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u tregtua me 39,67 dollarë për fuçi me një rënie prej 0,27 për qind pasi u mbyll të martën me 39,78 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) ishte në 36,65 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një rënie prej 0,29 për qind pas përfundimit të sesionit të mëparshëm me 36,76 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës ra nën 40 dollarë për fuçi për herë të parë që nga qershori ndërsa vendet në të gjithë botën kanë filluar të frikësohen nga vala e dytë e koronavirusit, e cila mund të kërkojë kufizime të reja apo bllokime që do të thellonin më tej kërkesën e naftës.

Shqetësimet e kërkesës u shtuan më tej pasi prodhuesi shtetëror i Arabisë Saudite, Saudi Aramco njoftoi se do të ulë çmimet për shitje në tetor për SHBA-të dhe tregun kryesor të Arabisë Saudite- Azinë.

Numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën tani ka arritur mbi 27,5 milionë, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti “Johns Hopkins”.

SHBA kryeson për nga numri i rasteve me më shumë se 6,3 milionë. India radhitet e dyta me mbi 4,3 milionë raste, e pasuar nga Brazili me më shumë se 4,1 milionë raste

1 komente në “Çmimi i naftës nën 40 dollarë për fuçi ndërsa COVID-19 kërcënon ekonominë globale”

  1. Tiku says:

    Kush mund te me thote se sa jane te ardhurat e buxhetit te shtetit nga taksat tona te naftes dhe kush mund ti listoje taksat e naftes ?
    A ka ndonje menyre qe taskat te mos jene aq te larta ne menyre qe cmimi i naftes te mos jete kaq i larte per shqiptaret .
    Te mbash nje makine me gaz eshte e rrezikshme dhe jetegjatesia e motorit eshte e shkurter.
    Pse ne duke qene nje vend prodhues,me kapacitete rafinuese,dhe duke pasur porte,pse ne duhet te kemi nje cmim nafte me te larte se ne Maqedoni dhe me cilesi me te ulet se atje,madje po ta vini ri ato 1 ose 2 mij leket e para dhe te fundit qe pompon pompa e distributurit fut vetem ajer.
    Po kur je nje popull dele keshtu do vazhdoje kjo pune….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje