Jozefina Topalli: Nëse Basha nuk ikën nga drejtimi i PD-së, Rama merr mandatin e tretë

9 Shtator 2020, 13:34Politika TEMA

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka folur ekskluzivisht për “Report Tv”, në lidhje me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 25 prill.

Topalli ka deklaruar se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD para zgjedhjeve.

Sipas saj në PD duhet një lider i pakorruptuar që sjell besim.

Pasuria e Bashës është shumë e paqartë, ai një vit para zgjedhjeve shton vilat. Basha duhet të bëjë transparencë për pasurinë e tij. Nëse ai nuk ikën nga drejtimi i PD-së,  Rama merr mandatin e tretë“, tha Topalli.

Ndërsa përsa i përket koalicionit me LSI-në, Topalli tha se pa pushtet moral nuk vinë votat.

Ajo u është përgjigjur edhe spekulimeve për  “lista Topalli” në zgjedhjet 2021. Topalli tha se nuk do të ketë një listë të tillë, pasi nuk po lufton për karrigen e deputetit.

2 komente në “Jozefina Topalli: Nëse Basha nuk ikën nga drejtimi i PD-së, Rama merr mandatin e tretë”

  1. u dhime duke qare says:

    Mor po te tretin e te katertin Rama i ka te sigurte, po shikoni per mandatin e peste se mos beni gje ?

  2. qytetar says:

    Po cish thue bre Fisnike !!!!
    Si mundet qe hajdutet si dhe TI te deklarojne pasurine e vjedhur !!!! ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje