Publikohet letra e 'dashurisë' së Kim Jong Un për Trump: Nuk e harroj momentin kur mbaja fort dorën tuaj! Obama ishte një gomar dhe trap

10 Shtator 2020, 11:17Bota TEMA

Publikohen transkriptimet nga letrat e “dashurisë” së diktatorit Kim Jong Un drejtuar presidentit të SHBA, Donald Trump.

Letra është shkruar pas samitit të tyre të paqes në Singapor, ndërsa Kim i uron presidentit një ditëlindje të lumtur dhe e quan Barack Obamën “gomar dhe trap”.

“Nuk mund ta harroj atë moment të historisë kur mbaja fort dorën e Shkëlqesisë Suaj në atë vend të bukur dhe të shenjtë ndërsa e gjithë bota shikonte me shumë interes nga ne”, i shkruajti despoti Trumpit, më 25 dhjetor. 2018 .

Dikatori, në letrën e tij, po i referohej samitit të tyre në Singapor, ku dyshja u takuan në një mjedis ‘që të kujton një skenë nga një film fantazie’, sipas Kim Jong Un.

Ndër të tjera, Kim shkroi: ‘Unë i përshëndes Shkëlqesinë Tuaj me rastin e ditëlindjes. Përshëndetjet e mia gjithashtu për Zonjën e Parë dhe pjesën tjetër të familjes tuaj dhe të gjithë njerëzve tuaj, dhe i uroj të gjithëve shëndet dhe lumturi dhe shpresoj që ëndrra e të gjithëve të bëhet një realitet i bukur.

Ai gjithashtu shkruan: ‘Çdo minutë që ndamë 103 ditë më parë në Hanoi ishte gjithashtu një moment lavdie që mbetet një kujtim i çmuar.’

Letra e tij është pjesë e 27 letrave të marra nga Bob Woodward për librin e tij të ri Rage ku Kim e quajti në mënyrë të përsëritur presidentin Trump ‘Shkëlqesia juaj’ dhe shkruajti se ‘miqësia e thellë dhe e veçantë mes nesh do të funksionojë si një forcë magjike’.

1 komente në “Publikohet letra e ‘dashurisë’ së Kim Jong Un për Trump: Nuk e harroj momentin kur mbaja fort dorën tuaj! Obama ishte një gomar dhe trap”

  1. asd says:

    Kim kercononte se koti me raketa, nderkohe qe paska patur nevoje vetem per pak respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje