Plani i Metës për kryeministër, PD: Është diversion i Ramës, nuk e heq dot Metën nga Presidenca ai

11 Shtator 2020, 09:46Politika TEMA

Ilir Meta shpërndau një lajm ditën e djeshme nëpërmjet televizionit të afërt me të, Ora Neës, që pas zgjedhjeve të 25 prillit, ai do të japë dorëheqjen si president, pasi do të zgjidhet kryeministër dhe ministër i Brendshëm.

Ndërsa president do të zgjidhet Sali Berisha, ose ndoshta dhe Rexhep Meidani.

PD, e kapur në befasi nga ky lajm i nxjerrë nga vetë Meta, ngaqë nuk ka guxim t’i përgjigjet Metës, thotë se në fakt lajmi është diversion i Ramës.

“Paska filluar serish me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i deshperuar mund te jete njeriu dhe sa tmerrshem e zhysin sondazhet sa kerkon te joshe sa majtas sa djathtas.

Njehere donte te behej president, tani do e hiqka Meten nga presidenca e do e beka minister te brendshem.

I ke bere llogarit gabim o i marre po njerezit sjane dele. Ska pazar qe te shpeton ty dhe kriminelet qe te sollen dhe te mbajne ne pushtet.

Sdo kete kurre amnisti per ty e as per asnje kriminel qe pret te te sjelle vota ty dhe shpures tende

Meta ta ka bere te qarte se ske asnje shans ta heqesh qe aty deri sa ti mbaroje mandati. E provove dhe deshtove,” shkruan nënkryetari i PD, Edi Paloka.

Por, se si mund të bëjë diversion Edi Rama me televizionin e Ilir Metës, vetëm PD mund ta shpjegojë.

Se i bie që Rama po tallet me Metën, duke përdorur televizionin e tij, ndërkohë që dihet që Rama nuk ka asnjë afërsi me televizionin e Ylli Ndroqit.

Madje këta e kanë shpallur armik, pas konfliktit të fundit për sekuestrimin e pasurive të Ndroqit, i cili është nën hetim për trafik droge.

(TemA)

2 komente në “Plani i Metës për kryeministër, PD: Është diversion i Ramës, nuk e heq dot Metën nga Presidenca ai”

  1. vlora says:

    Lajmin e perhapin mediat e presidentit si KOHA JONE,TV ORA e ju thoni se e nxori PS? Ju e dini budalla kete popull?

  2. 2025 Dega Kalec says:

    O teveqeli Paloka, deri tani thoni qe qeveria me ane te SPAK po sulmon tv.ora new te PD e Ilir Floririt.Tani kete lajm qe dha ora new e paska dhene me porosi te Edi Rames.Ore e kuptoni sa budallej jeni dhe me kete budallallekun tuaj doni te mashtroni qytetaret ne menyre kaq trashanike.
    O Pa- loqe o politikan halabak…ta dish qe sa kohe PeDe- ja te kete surreter si puna jote ky popull nuk ka per ta votuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje