Erdogan-Macronit: Mos u ngatërro me Turqinë. Ti s’e di historinë e Francës, s’na mban dot leksion mbi humanizmin

12 Shtator 2020, 19:58Bota TEMA

Duke kujtuar masakrat e Francës në Algjeri dhe Ruandë, presidenti turk tha se presidenti francez ‘nuk mund të na japë leksione për njerëzimin’.

Vërejtjet e Erdoganit erdhën në një simpozium të mbajtur në kryeqytetin e vendit, Ankara.

Në një referim të drejtpërdrejtë ndaj presidentit Emmanuel Macron, Erdogan tha: “Ju nuk keni njohuri të historisë. Ju nuk e dini historinë e Francës. 

Ju nuk mund të na mbani leksione mbi njerëzimin” – shtoi ai, duke kujtuar masakrat në Algjeri ku u vranë rreth 1 milion njerëz dhe në Ruandë ku 800,000 njerëz u vranë.

“Mos u ngatërroni me Turqinë dhe popullin turk.” – shtoi Erdogan.

Më herët të enjten, përpara një samiti të vendeve anëtare të BE-së jugore, Macron tha: “Ne duhet të jemi të ashpër me qeverinë turke dhe jo me popullin turk, i cili meriton më shumë se qeveria Erdogan.”

4 komente në “Erdogan-Macronit: Mos u ngatërro me Turqinë. Ti s’e di historinë e Francës, s’na mban dot leksion mbi humanizmin”

  1. Aliosha says:

    Ma myslimon ka Franca se Turqia .

  2. Sali Rrumpalla says:

    Turqia shet human?
    Ah sikur tkisha nje grusht te forte
    Ti bija nzemer malit qe sbzan

  3. Qamili says:

    turqija esht nje foto me ngjyra e afganistanit ,Franca superfuqi boterore ushtarake ,ekonomike dhe kulturale

  4. AC/DC says:

    Me u dhi duke qesh, Erdoganin po i meson historine, dhe po i tregon humanizmin Frances..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje