Koronavirusi në Kosovë: 4 humje jete dhe 55 raste pozitive. Shkon në 600 numri i viktimave

14 Shtator 2020, 15:16Rajoni TEMA

Në 24 orët e fundit në Kosovë koronavirusi u ka marrë jetën 4 personave, ndërsa një ditë më parë ishte raportuar për 7 të vdekur.

Ndërkohë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14,692 nga 58,425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, nga të cilët 600 persona e kanë humbur luftën me virusin.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 150 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje