“Integrimi i Shqipërisë në BE dhe i vendeve të ish-Jugosllavisë duhet të vazhdojë”.
Kështu u shpreh kryeministri italian, Giuseppe Conte teksa mori pjesë në Konferencën për 45 vjetorin e Traktatit të Helsinikit, mbajtur sot në Romë në Pallatin Borromeo.
“Janë pesë vende të ish Jugosllavisë dhe Shqipëria, të cilat aspirojnë të jenë pjesë e familjes europiane.
Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, tha Conte duke shtuar se “është i bindur që ky proces duhet absolutisht të vazhdojë”, raportojnë mediat italiane.
Më tej ai tha se procesi i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet sepse nëse nuk arrihet ky objektiv do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa dhe të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër.
Për kryeministrin italian me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të vendeve të ish Jugosllavisë është në lojë kredibiliteti i politikës së jashtme europiane.
“Mendoj gjithashtu që procesi i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet e nëse dështojmë dhe këtë objektiv jo vetëm do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa e të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër, por rrezikojmë që këto vende të kërkojnë aleancë me Federatën ruse “lojtar historik i këtij territori” por dhe me Turqinë apo me aktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin Ballkanik si p.sh Kina e vendet e Golfit (Arabia Saudita, Kuëait, Bahrain, Emirati Arabi Uniti, Oman, Iraq, Iran, Qatar)”, ka shtuar ai, raporton gazetarja Alba Kepi.
Kryeministri i Italisë ka kritikuar dhe vetë institucionet e BE-së, duke i akuzuar për kompleksitet dhe ngathtësi në procesin e vendimeve.
“Nuk duhet të ngrihen pengesa. Ajo cfarë vihet re është kompleksiteti e ngathtësia në procesin e vendimeve të institucioneve europiane e shumë shpesh është e vështirë të arrihet unanimiteti i 27 vendeve anëtare. E është e qartë që duhet të ndërhyjmë për të thjeshtëzuar e bërë më të shpejtë e efikas proceset vendimore europiane”, shtoi Giuseppe Conte.
nuk do kerkojne, synito-shqipfolsit jane akoma nen sqetullat e turqise, ketu e 600 vjet…bijte e kastriotit.
Ku te shkoj Shqiperia??!! Perseri me BABEN.???!!! ESHTE VETEM EUROPA RRUGA E PASHMANGESHME. EDHE TURQIA PO BEN PERPJEKJE TE FUTET NE EUROPE, POR EUROPA NUK E PRANON.
Eh more taljano te gjitha qe thua jane te verteta sic eshte e vertete dhe ajo qe nuk e thua qe
juve ne fakt nuk eshte iu dogj barku per ne por ju doni thjesht tregun tone dhe te Ballkanit ne pergjithesi.
E verteta eshte e thjesht por ju thoni vetem gjysmen eeee taljano taljano.
Z conte…
Eshte fati yne i zi qe patem per hise nje vlla te madh budalla si italia
Italia eshte i vetmi gjigand i europes qe nuk mbron dot interesat e veta dhe sferen e saj gjeopolitike
Nqs itali do kishte nje politike te jashtme si ajo e frances ,anglise shqiperia do ishte futur ne BE pa asnje kusht ashtu si u fut bullgaria,rumania vetem per te krijuar nje gardh kunder rusise mjaftin te shohim sesi iraline e nxorren klluf nga libia pale kush aleatja e saj franca
Per italine libia ishte si algjeria per francen le te shkoi italia te bombardoje algjerine dhe te shohim reagimin e frances pastaj
Pra nqs flasim per politike te madhe italia nuk ekziston packa se ajo per ne ka qene dhe do mbetet fqinji me i mire por mos te habitet nqs dikush hyn ne ballkan vrullshem dhe e largon ashtu si ne libi
Ky xhanani qe lyen lesht e kokës flet siç ja do qefi.
Ka talent për “llafin e mirë e gurin në trastë”
E di ai kush dhe pse nuk e do SHqipërinë në Evropë po se thotë dot se ka hallin e borxheve e tija që po ja lajnë të tjerët. Prandaj ndjek linjën e:
Grua, u rraha me xha Kamberë
Unë matu, ai bjerë!
Papi ,jam dakord me ty.I gjithe zgjerimi i BE ka jene gjeoplitik, Te gjitha vendet ku ka interesa Gjermania dhe Franca ,kordoni antirus ,natyrisht me shtytjen e USA jane futur ne BE pa asgje kusht.. Po keshtu edhe ish diktaturat Spanja,Portogalia,Greqia…Nderkohe Italia nuk paguan as dy gazetare per te patur nje program ne shqip .