Presidenti Ilir Meta, bashke me urimin per nje vit te mbare shkollor, e me mesazh drejtuar mesuesve, prinderve dhe nxenesve, ndan sot shqetesimin e madh per shume te rinj qe duan te largohen nga vendi, e per fenomenin e shpopullimit si nje emergjence kombetare.
Me nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook, kreu i shtetit thekson se “Është koha jo vetëm të mendojmë seriozisht, por edhe të reagojmë fuqimisht për të mbrojtur të ardhmen tonë nga ky erozion i tmerrshëm social, vlerash dhe besimi. Jam i bindur se rinia do të na udhëheqë në këtë proces, ashtu si 30 vite më parë”.
Ndërkohë që presidenti Ilir Meta është shprehur skeptik për punën e Ministrisë së Arsimit, pas vendimit të hapjen e shkollave. Ai thotë se shpreson që të ketë bërë detyrën e saj dhe jo thjeshtë propagandë, teksa risjellë në vëmendje largimin e të rinjve.
Në ditën e parë të shkollës, Meta thotë se duhet punuar shumë fort që atyre t’i jepet një shpresë për të qëndruar në atdhe, pasi sipas tij gjatë kësaj qeverisje kjo shpresë është thyer.
Por çfarë shprese mund të krijosh kur vetë Kryemadhi dhe Meta, në fakt fëmijët e tyre po i arsimojnë jashtë vendit.
Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se kryetarja e LSI dhe presidenti Meta shpenzojnë 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër.
Këto detaje ua kanë vënë në pah dhe komentuesit në postimet e tyre në rrjetet sociale.
Ja mesazhi i plotë i Metës:
Të dashur nxënës dhe prindër,
Të nderuar mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore,
Sot shoqëria shqiptare nis një rrugëtim tjetër të ri drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, që mund të jetë e tillë vetëm nëse garantohet edukimi cilësor i brezit të ri.
Investimi më i madh për shoqërinë është arsimimi i duhur i rinisë. Në këtë mënyrë garantohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë progresiv, por edhe integrimi i sigurtë në familjen europiane.
Është dita për të theksuar me forcë që çdo fëmijë që për shkak të varfërisë e ka të pamundur të shkojë shkollë, duhet integruar në sistemin arsimor, përmes politikave konkrete, të drejta e sociale që i shpallin luftë mjerimit dhe papunësisë.
Por nuk mund të mos përsëris thirrjen drejtuar drejtuar prindërve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.
Jam shumë i shqetësuar që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.
Fenomeni thellësisht shqetësues i shpopullimit, është një emergjencë kombëtare, që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në sektorin e arsimit, me ulje të numrit të nxënësve në shkolla dhe plakje të popullsisë.
Është koha jo vetëm të mendojmë seriozisht, por edhe të reagojmë fuqimisht për të mbrojtur të ardhmen tonë nga ky erozion i tmerrshëm social, vlerash dhe besimi. Jam i bindur se rinia do të na udhëheqë në këtë proces, ashtu si 30 vite më parë!
Hajdutë dhe degjenerata të pështirë.
Ptuuu fare e keqe!
Po femijet tuaj ne cilen shkolle filluan sot??
Ikni e shporruni o hajdute, se kur shohim surratin tuaj, mbushim banjen me te vella. Ptuuuuu!!