Një foto që na akuzon edhe pas 22 vjetësh

14 Shtator 2020, 19:19Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Protokolli i respektimit a evokimit të datave historike, të reja ose të vjetra, është një detyrim qytetar, por shpesh kthehet edhe në një lojë të pisët. Më së shumti nga politika, për interesat e saj të momentit, që nuk lidhen më prej kohësh, me mesazhin që përcjell data në fjalë. Rrëzimi i komunizmit, piramidat, 14 shtatori, Gërdeci, 21 janari etj, janë të gjitha momente të skajshme stresi për shoqërinë shqiptare të 30 viteve të fundit, të cilat kanë shërbyer si gurë kilometrikë për të ndarë epokat, për të spostuar axhendat dhe kthyer rrjedhën e ngjarjeve në drejtime krejt të reja.

Një foto shqetësuese për syrin, trurin e memorien e të gjithë shqiptarëve, rikthehet rregullisht çdo 14 shtator: një djalë i ri me një antitank, të cilin ja drejton fasadës së kryeministrisë. Është vetëm një nga qindrat e protesuesve të dhunshëm të 14 shtatorit, të cilët morën tanket e Gardës, pushtuan selinë e televizionit dhe nisën të vijnë qark nëpër rrugë, duke harruar përse ishi mbledhur: funeralin e Azem Hajdarit. Ishte dita kur një parti politike u kthye në një çetë mamlukësh, duke vënë tek dera e selisë së saj dy tanke të marra me dhunë nga duart e ushtarëve të Gardës, e që nuk pranonoi t’i kthente as pas ndërhyrjes së përsëritur të ndërkombëtarëve.

Ishte dita që hyri në historinë politike të Shqipërisë si grushti i shtetit i 14 shtatorit, por që si i tillë, nuk çoi në burg asnjë nga frymëzuesit dhe drejtuesit kryesorë. Pas hetimesh alla shqiptare, të gjitha, edhe rrëmbimi i armatimit të rëndë, edhe sulmi mbi Kryeministri, edhe pushtimi i medias shtetërore, nuk prodhuan asnjë dënim që të mbetej në mendjen e shqiptarëve. Pas piramidave, drurit dhe dhunës masive në zgjedhjet e 26 majit 1996, ky episod i fundit i dha indirekt dritë jeshile me heshtjen e tij, të gjitha shkeljeve të mëvonshme të ngjashme, disa prej të cilave u konsumuan pikërisht në ato metra katrorë, prej nga djali anonim mori në shenjë me antitank zyrën e Fatos Nanos.

Foto si kjo e 14 shtatorit janë turpi i klasës tonë politike. Më së pari i partisë që frymëzoi atë dhunë absurde, të verbër dhe pa logjikë. Ajo foto pasqyron në mënyrën më të ashpër kulturën politike të urrejtjes të viteve ’90, të formësuar dhe ngritur gur pas guri nga dora e Sali Berishës. Është kultura e urrejtjes që futi në flakë Shqipërinë në disa cikle dhe që prodhoi shkelje e dhunë antilogjore që nuk u dënua kurrë.

Në këtë sens, kjo foto është edhe turpi i socialistëve të vjetër e të rinj. E Fatos Nanos, Ilir Metës e Pandeli Majkos e të tjerëve, të cilët morën pushtetin në vitin 1997 duke u shkujdesur për të kthyer qoftë edhe një çast kokën drejt malit të abuzimit që ishte krijuar pas shpatullave të tyre në vitet e shkuara. Kultura e urrejtjes ja la vendin kulturës së neglizhencës, së shkeljes së syrit, të pazarit pas perdeve. Mos na dënoni, që të mos ju dënojmë kur të na vijë radha!

Sipas kësaj aksiome tipike shqiptare lindën më pas Gërdecët, 21 janarët e dosjet e korrupsionit që u bënë kala e kështjella, që s’ka Spak t’i rrëzojë. Mjafton të shohësh foton e atij djalit dhe të mendosh se edhe sot askush nga ne nuk e njeh. Nuk e pati kurrë një emër, sepse asnjeri nuk kërkoi ta gjente. Qoftë edhe për ta pyetur pse u shfaq aty me një armë që përdoret zakonisht kundër armikut a pushtuesit.

13 komente në “Një foto që na akuzon edhe pas 22 vjetësh”

  1. Ben says:

    Eh more Skender,sbehet vendi me shqiptaret..
    Sic duket vetem Enveri ja u njohu mire koken,dhe i shkonte ne plumb edhe per hic gje.Pasojat?Arriti sa me dy police 1.5m.te gjate,ruante nje qytet.
    Nuk duhet kasap si ai pas 90..por nje i ngjashem ne zbatimin e ligjeve sdo ishte keq..se te vrasesh dhe te shkaterrosh dhe mos te hyj gjembe ne kembe,vetem politikanet tan e bejne.
    Te vjen keq se jemi ne mes te Europes dhe ne presim standartet e tyre,dhe s’esht pak si fakt,se andej nga Sudani,Eritrea,Zambi po te ishim ok..kjo na ra do thoshim.
    Por mjerisht,keta politikane qe na rane per pjese pas 90 na dolen me te ligj ose njesoj si Enveri.
    Dhe me vjen shum mire dhe bravo Skender qe ke permendur edhe pergjegjesin qe kan ata qe ishin ne pushtet ne 98.
    Sepse dikush gjen shesh pa ben pershesh

    1. Henri says:

      Skender qe je komunist e dija por kaq paturp nuk te kisha njohur. Po si mund te flasesh per kulturen e dhunes e mos thuash gjysem fjale se PD iu vra nenkryetari nga shefi i komisariatir te emeruar nga Fatos Nano. Pra ty Skender te shqeteson me shume ai anonimi me antitank qe nuk vrau askend sesa banditi qe sorrollopi yt e veshi oficer e qe me pas ekzekutoi dhe shefin e opozites. E di ti Skender qe ai qe vrau Azemin nuk shkoi ne burg pasi e vrau? E di ti Skender se ai ishte i lire deri sa e vrane vite me vone ata qe bene vetegjyqesi? Nuk te kam lexuar kurre ndonje shkrim Skender per te na folur pwr neglizhencen e shtetit qe vrau kryetarin e opozites dhe nuk guxoi te prekte vrasesit per vite me radhe dhe ne fakt as e kam pritur te shkruash. Por qe te vish e te na thuash se foto e njerit me antitank dhe mos denimi i tij qenka me domethenese se vrasja e shefit te opozites dhe mos denimi i vrasesit per kete nuk me ngelet gje tjeter vec neverise per nje vemje qe interesi e ka bjerrur nga cdo moral qytetar e profesional.

  2. Labi i zemeruar says:

    ke te drejte zoti Minxhozi!Deri me dje ja hidhnim fajin drejtesise se kapur nga banditit me kollaro e me imunitet nga vicidoli dhe ortakut te tij ne kolltukun e presidences,Ali Babait me cizme hajduti nga skrapari.Po tani qe ka “lindur “drejtesia e re,kemi SPAK-un e Arben Krajes,qe sic duken bathet ka ndermend ta tredhe kete organ,perpara se te filloje nga funksionimi.Ne vend te hapte ndonje dosje te madhe si ajo e krimeve te vicidolasit,apo te skrapalliut me cizme e me plot akuza ne kurriz,apo per Bashen e rruges se kombit…etj etj merret me ordinere,qe sidoqetejete puna ne burg e kane vendin.Izet Haxhija deponoi perpara SPAKUT me hollesi e dokumenta per banditin e vicidolit per dite te tera e jane rregjistruar me mijera faqe… kurse Kraja e ka vene dosjen ne sirtar te zere pluhur dhe Izetin ne burg te shtyje kohen atje,pavaresisht se duhej te ishte gjykuar,nerqoftese nuk do te kishte presion nga banditi i PD-se me imunitet,plaku Mere e lakejte e tijte paguar! Turp!Dhe ne,si dhe amerikanet e BE-ja presim te kapen peshqit e medhenj e te pastrohet drejtesia e plotika shqiptare nga brigantet e pashpirt te tipit Berisho-Meta e kamikazet e tyre!

  3. Populli says:

    Bastsrdi sale..like…e shkerdhyen….

  4. beni says:

    Terroristve te UCK qe rrembyen TV dogjen gazeten Koha Jon e maskruan Ju thuren lavdi PS e maskarenjte e qe rrembyen asetet e popullit ne Shpk kerkonin te mbanin pushtetin se U iknin llokmat !!

  5. O SHQIPËTARË !!!???? says:

    E MERITOJMË PËRSËRI BERISHËN TË NA QEVERISË?!

  6. elena marko says:

    Politika nuk po kursen asnje vend . Shikoni se cpo bejne te majtet ne Amerike . Jane gati ti vene zjarrin cdo gjeje . Sot te merr frika te shkosh pas ores 9 pm ne Manhattan , Brooklyn , dhe ne te gjitha shtetet ku kane fituar demokratet .

  7. shoku zenit says:

    Ai eshte Salih Lushaj nje vakabond qe berisha i tha vraj e prej ke te duash
    se ketu jam une
    sali lushaj eshte pas cdo ngjarje tragjike qe ka vendi i supotuar nga saliu dhe lulzim basha
    po te gjithe nje nga nje hane njeri tjetrin
    per mos ndeshkimin e ketyre bemave ka faj partia socialiste
    Se fundi mase po ju amnistojne vjedhjet dhe vrasjet

  8. korçari says:

    Po çfar keni me keto more, po ti fusi i biri i Spiraqit ne burg mo, po Salen Ilirin etjeret, po se ben se ka dhe ay shum pislleqe, apo nuk shikoni jy, po mjafton qe akuzoj te jatin, per deshmi te rreme duhet te jet ne burg apo jo.

  9. Ladi says:

    Ai mbrapa antitankut me flamur ne dor eshte Bajram Burreli, tifoz i cmen i tirones – demokrat i flakt.
    Nuk e di a rron sot?! Me naivitetin e tij, kushdo mund ta perdorte…

  10. Vezhguesi says:

    Keta qe me te drejte permend Minxhozi jane valltare e theksoj valltare,Koreografi kush eshte z.Minxhozi!A thua qe te jete ç’kujdesje ose rastesi qe kush hypen ne pushtet mbyll njerin sy e vazhdon kercimin e radhes se dhene nga po i njejti koreograf!Pra thene me shqip ,Shqiperia eshte nje podium vjedhjesh dhe vrasjesh ku gjithkush vjedh e vret sipas skenareve te nje bande qe drejton keta hajdute e vrastare ndaj nje populli!Ndaj edhe nuk ka e nuk do te kete ndeshkim por vetem ndryshim hajdutesh!
    Dikur nje burre i urte e fjalepak pat deklaruar se:”Sa te lehi balua ne çdo sokak ,era mut do bjere ç’do prag”.

  11. Bureto says:

    Prokuroria dhe brenda saj ajo e krimeve të rënda ka ekzistuar edhe para SPAK. Pyetja që shtrohet është nëse strukturat e hetimit që varen nga qeveria nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, a e kanë bërë deri më sot punën e tyre? Që do të thotë a i kanë krijuar dosjet për gjithçka të rëndë që ka ndodhur në këtë vend, si ato që tashmë duke i përmendur shpesh, janë bërë bajate? Them jo, sepse nuk kemi dëgjuar që të thuhet se për X apo Y ngjarje, dosja penale në ngarkim të X apo Y person përgjegjës nga pushtetarët e lartë të përfshirë në to, i ka shkuar Prokurorisë. Psh. A ka ndonjë dosje të hapur për kryesorët, Berishën, Metën apo Ramën për një, vetëm një çështje tepër të lakuar dhe dendur me të opinionin publik me akuza nga më kriminalet? Ka apo s’ka të tilla? Cilët do duhej të informonin për to? Sigurisht organet kompetente ligjzbatuese. E pra këto, në të gjitha qeverisjet, nuk e kanë bërë këtë detyrë. Si mund të mos dyshish se në heshtje ka marrëveshje nga palët për të mos penalizuar askënd nga të akuzuarit nga ata vetë, por që veprat e tyre kanë bërë muu në sytë e publikut? Me që shkrimi i kushtohet ngjarjes së tmerrshme të 14 shtatorit pyetet: Si ka mundësi që, duke njohur mirë S. Berishën qysh nga 1991, s’ ka njeri të mos ketë bindje se autori i atij “grusht shteti”, të pastër është ai? Atëhere si ka mundësi të ndodhë që ndaj këtij njeriu nuk u hap dosje penale, por u la në krye të asaj partie, dhe për fat të keq elektorati, kësaj partie me të në krye, i dha përsëri pushtetin në vitin 2005? Po, sepse për të nuk pati akuzë dhe dosje penale, bile refuzonte prokurorinë minimalisht të dëshmonte?!?! Dhe kështu, dora e tij kriminale nuk rreshti. Bishti i qenit, bisht qeni mbetet, nuk drejtohet. Ndodhën më pas Gërdeci, 21 Janari, CEZ, Deti dhe përsëri akuzë publike të materializuar me dosje penale në ngarkim të tij nuk pati? E pra të gjitha këto ndodhin sepse organet shtetërore ligjzbatuese tejet të politizuara apo të frikësuara nuk guxojnë t’i prekin me dorë ato “patate të nxehta”. Dhe populli me të drejtë pyet dhe njëherazi dyshon. Hë mo se shpifje janë! U mësuam tani me këto, kështu e ka politika. Thotë e ç’nuk thotë për kundërshtarin dhe mbasi merr pushtetin harron, apo bën sikur harron. Dhe loja vazhdon. Atëhere çfarë duhet të bëjë SPAK dhe BKH? Nëse këto struktura, ata që i ideuan, financuan dhe po i monitorojnë, kanë vërtet qëllim, të çojnë para drejtësisë “peshqit” e mëdhenj, dhe kështu të rivendosin besimin e popullit se një ditë do bëhet drejtësi, duke filluar pikërisht nga ata, duke filluar qysh ‘nesër’, nuk di sesi do të mund që populli ta dojë, respektojë dhe të mos i kundërvihet shtetit me 101 mënyra të heshtura, ndër to indiferenca, paligjshmëria, informaliteti dhe korrupsioni endemik, me moton “O Mete për vete, Zoti për të gjithë!”. Atëhere mjerë shteti, lamtumirë demokraci, shtet i së drejtës, lamtumirë Europë.

  12. edi says:

    Si ka mundesi qe keto ngjarje e foto nuk i keni nxjerr deri tani e ti dorezoni dhe te SPAK-u por pritet te filloje fushata zgjedhore . Ma merr mendja qe ke marre ndonje paradhenie te majme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje