Ministrja e Arsimit: Mendova se provimet për mua mbaruan, por paskam qenë gabim. Ky i tanishmi është aq i vështirë sa s’gjej fjalë ta shpreh

15 Shtator 2020, 12:44Sociale TEMA

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, me anë të një postimi në Facebook, e quajti marrjen e postit si një provim shumë të vështirë.

“Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar!

Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Kur mora doktoraturën në Staffordshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan.

Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë.

Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit.

Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve.

Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!”- shkruan Kushi. (TemA)

2 komente në “Ministrja e Arsimit: Mendova se provimet për mua mbaruan, por paskam qenë gabim. Ky i tanishmi është aq i vështirë sa s’gjej fjalë ta shpreh”

  1. Agim says:

    Je shum e zgjuar sa shkollen e ke mbaruar 92-98 ne pulmino e rrmujave e ke mar me lek.

  2. shqip says:

    Suksese oj Zonje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje