Donald Trump kundërshton bërjen detyrim të mbajtjes së maskës: Shumë njerëz nuk e duan

16 Shtator 2020, 18:04Bota TEMA

Presidenti Donald Trump përsëriti të martën se ai nuk dëshironte ta bënte të detyrueshme mbajtjen e maskës për amerikanët, teksa vendi përballet me pandeminë e koronavirusit të ri.

“Ka, meqë ra fjala, shumë njerëz që nuk duan të mbajnë maska.” tha Trump.

“Ka shumë njerëz që mendojnë se maskat nuk janë të mira.” – shtoi ai.

Presidenti komentoi mbi maskat pasi një qytetar e pyeti pse nuk e mbështeste mbajtjen e detyrueshme të maskës.

Ai përmendi se ishte dëshmitar i kamarierëve në restorant që preknin maskën e më pas pjatat e klientëve.

“Koncepti i maskës është i mirë, por… ju vazhdimisht e prekni atë, duke prekur fytyrën tuaj, duke prekur pjatat.” – tha ai.

Trump kujtoi se kandidati demokrat Joe Biden bëri thirrje për ta bërë mbajtjen e maskës të detyrueshme gjatë fjalimit të tij në konventë, por u tërhoq nga ideja.

2 komente në “Donald Trump kundërshton bërjen detyrim të mbajtjes së maskës: Shumë njerëz nuk e duan”

  1. Usa says:

    Trap. Kush nuk do te mbaj masken le te shkoje ne shtepine e bardhe dhe te mos perhapen neper zona te populluara.

  2. rei says:

    detyrimi te mos jete i detyrueshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje