Rama takon emigrantët në Athinë dhe zbulon negociatat me kryeministrin grek: Kërkojmë heqjen e ligjit të luftës. Ja si zgjidhet çështja e pronave

16 Shtator 2020, 14:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë ka deklaruar se ka kërkuar heqjen e ligjit të Luftës.

“Faleminderit shumë për mundimin për të ardhur deri këtu. E shfrytëzova këtë mundësi të bëjmë një takim. Duam të shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj qytetar dhe politik., Do kisha dashur të isha më shpesh në kontakt me ju. Laert më ka informuar për ecurinë e marrëdhënieve. I kërkoj ndjesë të gjithë emigrantëve,.

Kjo nuk është fjala e duhur sepse ju jeni qytetarë të integruar këtu. Përfaqësia jonë këtu nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk ka shërbyer me dinjitetin e duhur. Tani jemi në fazën e rinovimit të kartave pasaportave, situata ka qenë akoma më e vështirësuar si pasojë e Covid. Kam besim që gjërat do të ndreqen.

Më vjen keq që drejtuesja e ambasadës nuk ka dhënë atë që duhet. Unë i kërkoj ndjesë emigrantëve për shërbimin jo dinjitoz. Besoj gjërat sot janë sidoqoftë shumë më mirë se sa ishin për faktin se kemi shërbimet online. Me shërbimet online kemi hequr një pjesë të madhe të sorollatjeve. Megjithatë kjo nuk e zëvendëson shërbimin fizik kështu që kemi sjellë këtu një ambasadore të re që unë e njoh personalisht që ka punuar për disa vite në kryeministri. Ka një eksperiencë jo të vogël me ankesat e qytetarëve.

I vetmi mesazh që unë i kam thënë është se politikën e madhe e bëjmë edhe ne të tjerët. Me qeverinë greke jemi në një situatë shumë pozitive. Hapi i Mitsotakis për të kaluar në parlament një akt të vullnetit të mirë është dëshira për marrëdhënie të mira mes dy vendeve. Kemi ende çështje për të trajtuar. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re sepse heq mjegullën nga e cila përfitojnë hienat dhe hap rrugën e zgjidhjes në rrugë ligjore. Kemi folur për çështjen e zgjidhjes së problemit të përkufizimit të hapësirës reciproke detare.

Jemi në rrugë të mbarë dhe mendoj që rruga më e mirë është një palë e tretë apo Gjykata Ndërkombëtare. Këto gjëra duhen zgjidhur pa humbur kohë. Është legjitime që siç ne na interesojnë të drejtat e shqiptarëve në Greqi, edhe Mitsotakis është i interesuar për grekët që jetojnë në Shqipëri. Është një obligim moral, qytetar, shtetëror që të dy palët të ndihen në shtëpinë e tyre.

Që nga e drejta e pronës, tek e drejta e mësimit të gjuhës amtare, punës. Prirja jonë ndaj minoritetit ka qenë pozitive. Por si çdo gjë tjetër edhe kjo ka probleme. Çështja ka një ndjeshmëri të dyfishtë. Në Athinë ne kemi partnerët për zgjidhjen e duhur. Sapo jam ndarë me ministrin e Jashtëm, shumë i hapur për të vendosur marrëdhënie pozitive mes dy popujve”, tha Rama.

4 komente në “Rama takon emigrantët në Athinë dhe zbulon negociatat me kryeministrin grek: Kërkojmë heqjen e ligjit të luftës. Ja si zgjidhet çështja e pronave”

  1. Kozmo says:

    E veshtire te besosh, qe GREQIA u lumturua nga vizita e RAMES dhe hop ligji I luftes, pronat e tc, etc do te marrin zgjidhje. KU FLE LEPURI??!! ?????

  2. Eri says:

    Te d4jtat e shqiptareve per tu kthyer ne trojet e tyre ne Cameri duhet te jete prioritet i te dy qeverive.

    1. Pordhe me rigone.... says:

      Tourkotsamides se pari nuk jane shqiptare por sumqire turkoshqipfoles, ok.
      E dyta, tourkotsamides jane kolone turq te vendosur nga pushtues turq ne Tsamouria,kshq…….te gjatin.

  3. Gjithandej vete mendja says:

    Bravo i qofte Rames qe perpiqet per kete ceshtje.
    Dhe Greqise qe po e kupton se kjo pune nuk mbane me.
    Kur duhet te shtoj se ndoshta ja ka vene si kusht dhe Turqia Greqise, qe per te hyre ne bisedime me ne, duhet te zgjidhni dhe ceshtjen e ligjit te gjendjes se luftes qe mbani akoma me Shqiperine.
    Pasi rajonit te mesdheut i perkasim dhe ne.
    Greqia shkoi deri ne France per tu qare, ne pse mos na beje te qeshim Turqia?
    Per Turqine eshte nje kusht (ose kerkese) e vogel, per ne eshte nje nje perfundim i madh.
    Keshtu rotullohet bota.
    Tani te shohim cdo te shkruajne mediat e verteta dhe te kazanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje