Anëtarja e Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për Deputet në Partinë Demokratike, Enriketa Papa, ka deklaruar se formularin e vettingut të selisë blu nuk e ka refuzuar vetëm Jozefina Topalli.
Sipas saj, ka patur edhe figura të tjera të Partisë Demokratike që kanë hequr dorë nga kandidimi nën siglën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk është vetëm zonja Topalli që ka mohuar procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve politikë të Partisë Demokratike, por ka patur edhe emra të tjerë, jo ndoshta në rangun e zonjës Topalli, por edhe të tjerë të cilët unë nuk e di cilat kanë qenë arsyet që kanë refuzuar plotësimin e formularit”, tha Papa për Report Tv.
Ndërkohë, edhe pse 15 shtatori ishte afati i fundit që do të shënonte mbylljen e fazës së dytë të filtrimit të kandidatëve, Komisioni ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e formularëve, duke e shtyrë nxjerrjen e listës përfundimtare me 300 emra për në fund të këtij muaji.
“Komisioni e ka kapërcyer pak afatin e 15 shtatorit edhe për shkak të diskutimeve, argumentevedhe informacioneve shtesë që ne kemi kërkuar.
Komisioni është i përqendruar që të mbarojë sa më shpejt procesin edhe për shkak se motorët elektoralë janë ndezur për të gjitha palët dhe serioziteti e përkushtimi është maksimal për ta përfunduar brenda shtatorit shqyrtimin e të gjitha kandidaturave dhe dërgimin për votim në anëtarësi”, shprehet anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD.
a do te festoje sali komunist berisha 80 VJETORIN E PKSH OSE PPSH-E SI i VETMI KOMUNIST NE PARLAMENTIN POSTKOMUNIST. berisha ksa mesuar nga komunistet: “komunistet nuk dorezohen”. kam shume besim se komisioni do ia beje kete nder komunistit sali dhe do i ve ne balle pd-se vulen e turpit, RROFTE PPSH. RROFTE PD-JA ME NE KRYE KOMUNISTIN 77 VJECAR SALI BERISHA. PERPARA PER FITORE TE REJA NEN UDHEHEQJEN E SALI BERISHES E MONIKA KRYEMADHIT. URRAAAA