Erdogan sulmon Macron: Franca po drejtohet nga një president "i paaftë"

17 Shtator 2020, 16:52Bota TEMA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se Franca po drejtohet nga një president “i paaftë”.

Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë shkëmbyer fyerje gjatë muajve të kaluar pasi kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe pjesë të Lindjes së Mesme deri në mosmarrëveshjen detare të Turqisë me Greqinë.

Macron e zemëroi Ankaranë javën e kaluar kur kritikoi mënyrën sesi Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se ky vend “meritonte diçka tjetër”.

Bashkimi Evropian do të diskutojë javën e ardhshme për mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, pas dërgimit të anijeve të saj në ujërat mesdhetare për të kërkuar naftë dhe gaz.

Ndaj këtij rajoni kanë pretendime Qiproja dhe Greqia, raporton AFP.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Francës u përshkallëzuan më shumë, pasi Franca muajin e kaluar dërgoi anije detare në Mesdheun lindor për të ndihmuar anijet luftarake greke.

Erdogan akuzoi BE-në se ka zbatuar “standarde të dyfishta kundër Turqisë për një kohë të gjatë”.

Erdogan tha në një takim virtual të partisë së tij në pushtet se “logjika e Macronit, duke fajësuar Turqinë për problemet rajonale, nuk funksionoi”.

“Nëse Turqia tërhiqet nga Siria, a do të arrijë Siria paqen?”, pyeti ai derisa po përmendte një listë të vendeve që janë në konflikt.

Armiqësia midis dy udhëheqësve është rritur që kur Macron paralajmëroi se mungesa e përgjigjes së NATO-s ndaj një operacioni turk në Sirinë veriore tregoi se aleanca po kalonte një “vdekje të trurit”.

Lidhur me Libinë, mosmarrëveshjet mes dy vendeve qëndrojnë në faktin se Turqia mbështet qeverinë e njohur nga OKB-ja në Libi. Ka dyshime se Franca favorizon një qeveri paralele dhe liderin e saj, gjeneralin, Khalifa Haftar, por zyrtarisht e mohon këtë.

4 komente në “Erdogan sulmon Macron: Franca po drejtohet nga një president “i paaftë””

  1. V.F.L.P says:

    Franca dhe Greqia jo vetem mbeshtesin nje ushtarak ne Libi qe ka bere grusht shteti por e furnizojne dhe me arme .

    1. ..... says:

      Ate qe thua ti e ndihmon edhe rusia edhe egjypti dhe mbi te gjitha edhe USA
      Dhe ne fund eshte me pashaport amerikane
      Eshte nenshtetas amerikan
      Perpiqu e lexo dicka me teper se ato qe thote erdogani dhe hoxha

  2. Shefkiu says:

    Difektet ne menyren e te gjykuarit te presidentit francez jane rrjedhoje e mosplotesimit ne shkallen e duhur te nevojave te tij seksuale. Pra, shkurt, presidenti francez eshte i paplotsuar seksualisht. Ai ka nevoje, qe nje nga keto bibat tona te ekraneve t’ja marre frymen, duke ja nxjerre djersen curg per nja 3-4 ore rresht, por pa bere pushim per asnje cast. Vetem pas nje seance te tille atij mund ti vije mendja ne vend dhe te kuptoje se kush eshte Turqia e sotme.

  3. Ik mor Shef/qire,cfare po thua.Erdogan dhe Turqia e ka ne rreze te veshit,keni per ta pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje