Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit që i ekzekutuan vëllain: Dora pas 6 vrasjeve të bujshme dhe lidhja me grabitjen në Rinas

17 Shtator 2020, 09:34Kronika TEMA
Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit

Talo Cela

Talo Çela, vëllai i Bujar Çelës, të ekzekutuarit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bradashesh të Elbasanit, është një nga personat më të kërkuar në vend, i shpallur njëkohësisht edhe në kërkim ndërkombëtar.

Ai është shpallur në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ndërkohë që është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk, ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas.

Si ndodhën ngjarjet

Mbrëmjen e 13 dhjetorit të vitit të shkuar, Andi Zylyfi i cili kishte ardhur nga emigrimi vetëm pak ditë më parë për të festuar festat e fundvitit, u qëllua me 27 plumba në një lokal në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.

Ai ishte kushëri me Endrit Alibeajn, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit 2018.

Bashkë me të u eliminuan edhe xhaxhai i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç.

Ky i fundit dyshohet se ishte i afërm i bashkëshortes së Alibeajt.

Si doli në skenë emri i Talo Çelës

Ai rezulton të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në prill të vitit të shkuar.

Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Kjo ngjarje e lidh Çelën pikërisht me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Klevis Alla, bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarje ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.

Këtu nisi dhe konflikti mes palëve, që u mbyll me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiajt, ngjarje e ndodhur në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit.

Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve, dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur me datë 2 mars po të njëjtën zonë në Durrës.(ABC News)

2 komente në “Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit që i ekzekutuan vëllain: Dora pas 6 vrasjeve të bujshme dhe lidhja me grabitjen në Rinas”

  1. lani says:

    Dhe populli rri e veshtron teatrin qe ka shkruar dhe i ka bere regjine partia dhe e luajne keta qe tani gjenden nen dhe dhe ca te tjere per te shkuar shpejt nen dhe te shoket e tyre te idealit te pasurimit te shpejt e te pafund.

  2. Iliri says:

    Per ndonje ashpersim te denimit per kriminelet nuk behet fjale eshte shume e veshtire…
    Perse nuk rikthehet denimi kapital? Po per armbajtje pa leje pse nuk behet me 30 vjet burgim? Ktu qenkan te gjithe te armatosur. Te dhjefsha konventen per te drejtat e njeriut, ketu nuk flitet per njerez po per kriminela. Ketu te iken jeta per nje fjale goje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje