Në prill ka vetëm votë pro apo kundër Edi Ramës

18 Shtator 2020, 12:19Blog TEMA
Në prill ka vetëm votë pro apo kundër Edi Ramës

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një keqkuptim të jashtëzakonshëm nga opozita shqiptare në ngutin e saj drejt të përpjetës së pushtetit. Edhe opozita e djeshme socialiste kishte konsumuar të njëjtin keqkuptim, sipas të cilit, beteja politike e katër vjetëve, është si luftrat në mesjetë: fiton ushtria që vret komandantin e ushtrisë rivale. Socialistët e kanë bërë më parë për Berishën duke e sulmuar nga mëngjezi në darkë, duke e konsideruar fajtor që nga manipulimi i zgjedhjeve tek lopatat me dhe’ që vidheshin në rrugën e Kombit, nga tragjedia në Gërdec tek vrasjet fatzeza në Bulevard.

Jo se ishte gabim të hidhej nga një gur përditë mbi kokën e ish-kryeministrit dhe për t’i numëruar me gurë mëkatet e çdo dite, por sepse socialistët llogarisnin me shpirt t’i thyenin kokën në gur edhe kur Shqipëria hynte në NATO apo BE i liberalizonte lëvizjen e lirë. Absolutisht e njëjta strategji ndeshjeje është edhe me Edi Ramën, i cili për opozitën është më i zi se djajtë që torturojnë të penduarit, është kryebaroni evropian i drogës, është grabitësi i çdo qindarke në buxhetin disa miliarda eurosh të vendit dhe është koka e vetme që a meriton mbi kokë çdo gur të Shqipërisë shkëmbore.

Të besosh në një lloj komunikimi të tillë fëminor, naiv, të përciptë dhe sipërfaqësor, që ngjan si dy anët e të ndenjurave me mënyrën  dikurshme komuniste të propagandës, krijohet bindja se në Shqipëri, varësisht përkatësisë partiake, njëra gjysmë e publikut jeton në Eldorado, gjysma tjetër digjet në ferr. Mohimi total pa pohim, urrejtja e verbër pa size racionaliteti, monotonia e të zezës duke refuzuar qoftë edhe nuancën e grisë, bën që në konkurrimin e të vërtetave relative, e vërteta të ketë shumë fytyra si perëndia e teatrit. Dhe vetë teatri absurd i Tiranës, është pastaj alkimia që e shndërron cilëndo tragjedi të drithëruese, në farsë komike të pabesueshme.

Shtatë vjet më parë me Berishën dhe sot edhe me Edi Ramën, kjo lloj propagande nuk është më shumë se një shërbim masturbimi për kryeministrit të rradhës. Vetëm kujtesëshkurtërit nuk kujtojnë si shkonte në ekstazë dje Berisha, për të mos dalluar se në të njëjtën yjësi lundron edhe Rama kur mizëria e kundërshtarëve të tyre vihen në garë për të gjetur epitetin më të lig për ta edhe kur kanë pasur vërdallë ndonjë punë të mbarë.

Eshtë kjo zhurmërimë urrejtjeje pakushte që e ka shndërruar ambientin politik të vendit në një qenef aq të pështirë sa edhe zhurma e zorrëve të çdo ngjyre, tashmë nuk ndjehet fare nga një publik i mpirë totalisht. I mpirë për faj të tyre!

Ky është shkaku kryesor që në mëngjezin e 25 prillit të vitit tjetër askush nuk do të zgjohet nga gjumi duke menduar për vendin e ri të punës së Lulzim Bashës, për koordinatën në pushtet të Monika Kryemadhit, për Ilir Metën apo Sali Berishën. Fatkeqësisht, për shkak të kësaj katërsheje të keqkuptuar dhe gjithë përkrahësve të tyre, shqiptarët do të shkojnë në votime duke pasur parasysh vetëm portretin atipik të Edi Ramës. Dhe vota e publikut do të ketë vetëm një ngjyrë dhe një motiv të vetëm. Ajo do të nënshkruhet në emër të dashurisë apo urrejtjes për Edi Ramën.

Do të votohet pro apo kundër atij. Për ta rilindur sërish apo për ta ndëshkuar politikisht. Për ta mbajtur lart e rikonfirmuar apo për ta përzënë dhe rrëzuar poshtë. Ky identikit i votës së pahedhur ende është ndëshkimi më i madh që i jepet paradhënie një opozite që synon të vijë në pushtet.

15 vjet më parë, stili “Gjithë fajin e ka Fatosi” funksionoi dhe PD morri qeverisjen e vendit, jo si konfirmim të Berishës, por si një ndëshkim të Nanos. Ish-kryeministri që pati fatin kontravers të ishte burrë i pjekur në adoleshencë dhe u shndërrua në adoleshent në kohën e pjekurisë së thellë, ishte fati i keq i vetes. Lulzim Basha, i cili erdhi si një prurje e pjekur politike në 2005-ën, 15 vjet më pas vazhdon të sillet, për fatin e keq të vetes, si një adoleshent nervoz dhe i paqëndrueshëm nën furinë e hormnoneve të moshës. Duke konsumuar aktin dhe jo duke gjykuar mbi faktin.

Duke u përgatitur të korrë pa mbjellë më parë. Duke thënë fjalën e fundit, pa arritur në fund të frymëmarrjes së parë. Duke menduar për privilegjin e të qenit kryeministër, pa bërë sakrificën e nevojshme që është bileta për zyrën e kryeministrit. Megjithatë shpreson të ketë përballë Ramës të njëjtin rezultat si Berisha përballë Nanos.

Edhe mund të ndodhë. Por kanë ndryshuar rrethanat, kohët dhe vetë njerëzit. Lana nuk sjell dy herë të njëjtin ujë nën këmbët e urës së Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Dhe për më shumë, Basha ende nuk ka paguar faturën e gafave të njëpasnjëshme që ka bërë në aktet më të rëndësishme politike të tij. Përfshi edhe aftësinë e pabesueshme për të zgjedhur e mbledhur rreth vetes njerëzit më të gabuar të mundshëm dhe që i nxorri në vitrinën e politikës. E që për më keq akoma, shpesh e në shumicë, i vetmi tipar që i identifikon ata, është mendjemadhësia prej prezervativësh: meqënëse kanë leje të hyjnë brenda Tempullit, mburren, binden e brohorasin se po bëjnë seks.

23 komente në “Në prill ka vetëm votë pro apo kundër Edi Ramës”

  1. Arqile says:

    Jo megjirhw respektin shkrim i dobet jo i mire.Me vjen keq edhe me analistn Vangjelu qe duhet te perfaqesojne publikun kur atyre me shume se publiku u jepet mundesia tju thone ne sy politikaneve me kusure ato qe kane bere.Sala eshte turpi i botes i ka shkaktuar shume plage vdekje lot fatkeqesu ketij vendi.Ai vete duhet te mis dali me ne publik.Eshte budalla ai qe kujton akoma se mund te behet Kryeminister.President kjo nuk ndodh me .Populli shqipetar eshte kaq i zgjuar sa te mos fitoje Pd qe akoma ne krye mban salen.Por eshte turp edhe per ty vangjeli qe kur te jepet rasti te te mburet sala para syve te mos ja thuash qe ti sali ben mekat qe del ne publik pa shkuar ne gjykate per krimet qe tw akuzojne po nuk ta pranoi dihet se ai nuk pranon asgje ti dhe analistet e tjere duher ta bojkotoni .Le ta mbaje Pd ne krye te cdo gjeje se lesh ka per te fituar.

    1. Kute says:

      RAMA BURE SHTETI ka BERE DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter
      Basha Berisha LIKE FLOLIRI MONA Jane KUNDRA SHQIPERIS MASHTRUS GENJESHTAR LAPAQEN ADOLESHENT dhe nuk vin dot ne pushtet
      Nuk I do POPULLI
      Jan ANTISHQIPETAR
      KAFSHE

    2. Kalec Dega says:

      Bojkotimi total dhe vetem Bojkotimi eshte zgjidhja e vetme ndryshe te gjatin t’a gzoni.
      =
      Po ku merr vesh ky populll injorant, anadollak…dhe pa taban kombetar e fshatar te kuptoje “bojkot”
      =
      Ne asnje menyre per Cecent e PD apo Hajdutet e Cepanit LSI por nje vote per Ramen gjithashtu eshte shprehje e Sindromes se Stokolmit qe Shqiptaret e vuajne me breza…

      1. Naftetari says:

        Kunder Edi Rames jane antishqiptaret dhe populli e di se antishqiptaret jane opozita rrugore/rrugaçerore, qe rane telef per nje çike karrige dhe ta bejne Shqiperine…”dridhe like me lesh dhije- beje trike”…
        Rama te anulloje privatizimin e naftes, tu jape pagat naftetareve dhe te siguroje pune per UPTHN-Ballsh.
        Pasuria strategjike e vendit eshte bere pasuri perrallore per pushtat pushtetare, ndersa naftetaret s’kane cfare te hane!

  2. rexha 10 says:

    KUJDES QARQET E NDRYSHME EKSTREME MUNDE TE VEPROJNE NEN RROGOZ PER TE VENDOSUR LULUSHIN KRYEMINISTER.SEPSE AI KA NJE PAKTE TE PA MBYLLUR ME GREQINE. SA PER EDI RAMEN KRYEMINISTER ,BESOJE SE NUKE KA PER TE NDODHUR KURRE.SEPSE POPULLI I BOSOJE SHUME FUSHATES SE DYTE KURE I FOTOI TE GJITHA .C’FARE BERI :::::::::? VENDOSI PRESIDENTE NJE COBAN DHE KESHTU SIGUROI TE GJITHE OLIGARKET E LULUSHKES QE TI MBAJE MBASE VETES.
    PASTAJE ARROGANCA E KETIJE NJERIU U BE ME E KEQE SE SA AJO E FATOSIT TE NANOS. ME PARRULLEN :S’KENI PARE GJE AKOMA :I MENDEROSI TE GJITHA PREMTIMET SE DO TI FUSTE NE BURGE TE GJITHE KRIMINELAT ME KOLLARE.
    PRA NDRYSHE FLETE E NDRYSHE VEPRON.MASHTRUES HESAPI.JO SI SALIU QEKURE TE THOTE TE VRASE ,TE VRETE.PASTAJ E QUAN KRIME SHTETI.
    KETA JANE ATY PER TE BERE VETM PAZARE NEN TAVOLINE.

  3. Daj Sami says:

    PO, ESHTE SHUME E VERTETE,VOTA DO JETE PRO OSE KUNDER E.RAMES,PO ME CDUKEN BATHET,MBI 60%TE VOTAVE DO JENE PRO E.RAMES,JO SE KY MBAJTI TE GJITHA PREMTIMET E BERA,PO BERI SHUME NGA ATO QE THA,KETE E DESHMON GJITH SECILI ATJE KU JETON DHE VOTON,NJE ARSUE TJETER QE VOTOHET PRO DHE KUNDER E.RAMES,ESHTE SE OPOZITA E SOTME RRUGORE,NJIHET ME RRENJE E DHEMBALLE,PERFAQESUESIT E SAJ KRYESOR JANE NJERZIT ME TE KRIMINALIZUR TE KETIJ VENDI,ATA SHUME SHPEJT DO JENE OBJEKT I INSTUTICIONEVE TE REJA TE DREJTESISE,BEMAT E TYRE,AKUZAT PUBLIKE,AKUZAT NDAJ NJERI TJETRIT,JANE MATERIALE TE BOLLSHME PER HETIM DHE PENALIZIM TE TYRE,PRANDAJ VOTA NDAJ TYRE,ESHTE VOTE ANTI-SHTET DHE KY POPULL NUK KA TEREZI TE MERET PRAP ME TA

  4. Qwert says:

    Kur thua Basha kupto Berisha. Shtetin rrumpalle, administrate me pare nen dore, polici me dymije leksha, drejtesi pazaresh etj. Nga kjo rremuje, Rama ka korrektuar dicka. A ju kujtohen hipotekat, po Universitetet, sportelet e sherbimit ndaj qytetarve?

  5. Hapni syte o llum says:

    Ne Prill ka vetem nje vote.
    Kunder Rames qe plot 7 vjet talli bythen ne pushtet me kete milet .Dhe ne fakt per mandatin e dyte ska faj sepse nuk ju premtoi asnje genjeshter shqiptareve vecse batuta te tipit tepsi, timon e byrek.
    Eshte i pari kryeminister qe arriti tja kaloje per vagabondazh e narcisem edhe vete Shokut Enver, duke arritur ta quaje veten me te aftin shqipefoles mbi dhe.
    A ka kryeminister ne bote qe ushtron bullizem infantil ne parlament, qe shan e fyen me te pare e te mbrame deputete e perbetohet se nuk shan njeri por jane opinione. Qe genjen pa u skuqur fare sy me sy. Kryeminister qe ndau shqiperine ne NE dhe ATA.
    Qe quan opoziten qe perfaqeson gjysmen e popullit armike te Shqiperise. Qe bllokoi 10 vjet çeljen e negociatave me BE, vetem per perfitim politik personal. Pa hyre ne ato qe deshi ti bente kosoves. Ai do mbetet si piktori shkollepak FASADIST, qe perdori me mjeshteri LLUMIZMIN dhe kriminelet si dhe felliqesirat per te ardhur ne pushtet.
    Tani ANAL-CISTET e tij po perhapin moton “Edi se meriton nje mandat tjeter por nuk ka me te mire se ai” Si duket kjo do jete motoja e fushates se rilindjes.

  6. Moni says:

    Rrofte Edi Rama….i ndryshoi surratin Shqiperise…bajgat e tjera i kemi provu….

  7. Ed says:

    EDI RAMA KRYEMINISTER ME I MIRE QE KA PARE SHQIPETARIA
    EDI RAMA THE GREAT

  8. Black Jack says:

    Vote for Rama. Absolutely yes , ??????????????. The best Prime minister.

  9. Konjak says:

    SHumica e popullsise nukse e gjejne veten qoft ne qeverisiet e djathta , qoft ne qeverisiet e majta . Brenda ketyre qeverisieve e kan gjetur vet-veten vetem perkrahesit e tyre fanatik . GJith ne te tjeret i lutemi zotit qe qeverisiet , –sipas radhes– te jene nje per te gjithe . Qeveria aktuale , me gjith perpiekiet e saj , per 8 vjet nukse beri te mundur ngritien e ekonomise , shkences , teknikes e teknologjise ne nje nivel te mire per te gjith . Vende punu nukse u hapen , mijera punonjes te moshave te reja e pan veten pa shpresa , dhe u larguan nga syt- kenbet ; edhe ata qe mbeten , trajtohen me nje rroge qesharake , shum here edhe pa sigurime shoqerore , sidomos tek sipermarresit privat . Pensionistet , me shume se gjysem milioni , me nje mesatare pensioni prej 13 mije lek dhe me nje ndihme sociale , – per pak familie,- jo me shume se 6 mije lek ; a mund te jetohet ?!. Sidoqoft kjo periudhe kaloi si kaloi , por c’far do te kemi pas kesaj ?. Sigurisht , populli di c’ben , por a kan nxjerre mesime pala qe do te vije ne pushtet .? Populli pervecse do jete ne pritie , duhet te jete edhe nje kritik – shum i fuqishem- ndaj qeverisies dhe qeveritareve te radhes . Vec nesh , askush nukse merakoset per gjendien ton social-ekonomike , vet ne – me perpiekie maksimale – duhet ta permiresojme ekonomine dhe gjith jeten e vendit . I zoti e nxjerr Kalin nga balta .

  10. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Edvin D’Rama eshte i vetmi Kryeminister ne Bote perdorues droge dhe i semure psiqik,zyrtarisht,ka bere 6 vite terapi ambulante pa sukses.
    Keshtu qe,ne jemi i vetmi popull ne Bote,qe kemi zgjedhur me vullnet te lire dy mandate nje Kryeminister psikopat!Shqiperia nuk ka qene
    kurre kaq e varfer sa keto vite,vetvrasjet ne nje nivel rekord,emigrimi ne vend te dyte pas Sirise.Nese zgjidhet tre here nje idjot,atehere
    kemi te bejmë me idjotesi kolektive.Edvin D’Rama meriton karrriken elektrike dhe e ka pak.

  11. Myzeqari demokrat says:

    Moni & Ed jame absolutishte dakorte me mendimin tuaj

  12. rexhepi says:

    O Rexhe druvari. Aty e ke Ramen ne krye te qeverise, te pakten edhe dy mandate te tjera. Saliu, Iliri, Luli dhe Moniqja, kane prere biletat per nr Rec.

  13. Ladi says:

    Bravo Lorenc, por Basha ka shume kusure per ti paguar shqiptareve:
    Mafiozlliqet ne dem te kosovareve kur punonte ne Kosove
    Vjedhja ne Rruga e Kombit
    Vrasja ne bulevard
    Vilat per te cilat nuk ka bere deklarimet
    Lobimi me ruset me para te vjedhura
    Shkaterrimi i PD
    etj………
    Pasi te pastrohet nga keto mekate, pastaj populli te beje cte doje, ta beje dhe perandor

  14. Phoneix says:

    Në Shqipëri ka një luftë të heshtur brezash që Rama e ka kuptuar i pari. Të gjithë ministrat që ka vënë duket sikur sapo kanë mbaruar gjimnazin. Shto këtu dhe vjedhjen e votave, fasadën (marketingun), eksperiencën Sorosiane të administrimit, korrupsionin galopant (me “të tjera bën të tjera thua”), oratorinë boshe, etj., Rama është në rregull vetëm për vete. Sepse ta dëgjosh, të jep përshtypjen se është kryeministri i Zvicrës. Rama është perfekt si Ministër i jashtëm sepse flet Italisht rrjedhshëm dhe anglisht rroma-për-toma dhe di të shkarravisë e të flasë për artin pamor. Drejtorin e OSBE-së ia dhanë për ta tallur rëndshëm, sepse është kulmi i ironisë.

  15. Besnik says:

    Edi Rama leader European! Shans i madh per Shqiperine evropiane!

    Per gezime!

  16. E verteta says:

    Me te vertete qe ky eshte nje shkrim i dobet dhe me krahasime aspak domethenese. Do ishte mire qe te jepje rezultate sondazhesh dhe ne te komentonim ato. Sa per mandatin e trete te Edvin Rames , po ta them une me siguri , se edhe pse nuk ka plotesuar priteshmerite e elektoratit te vet, duke pare kete opozite mjerane, pa vizion e pa ide dhe te shporrur disa here nga bemat e gjemat e keq qeverisjes se tyre kur kane qene ne pushtet, ai ( Rama ) e ka te sigurt mandatin e trete. Ndryshe edhe ate gje te mire qe u ndertua ne keto vitet e fundit, apo me thene qe u be shtet me nje prestigj ne bote; ka per tu shkaterruar. Pas vitit 1990 Rama mbetet Km me i mire: lider me kulture , vizion te qarte , pa asnje kompleks inferioriteti ndaj homologeve te tij dhe mjaft i edukuar. Voten time do tja jepja sikur dhe vetem per ndryshimin e pamjes se gjithd qyteteve nga jugu ne veri si dhe per nje 100 fshaterat , qe jane kthyer nga germadha si pas lufte ne destinacione turistike.

  17. Noli says:

    Pushtetin e vendos vota mbeshtetse. Rama ka mbeshtetje ne popull.
    Me akuza shpifje rrena nuk vjen me pushtet Basha.

  18. Pedro i ri says:

    Rama pa asnje veshtiresi do vazhdoje qeverisjen sepse ka akoma shume pune per tu bere

  19. zani partizani says:

    Edvin Rama eshte nje homoseksual i kaluar nga mosha, dmth me bythe te rrudhur, sociopat i njohur me kartele mjeksore qe ka akuzuar babane e tij se i shtypte gruan. Ne cdo gje qe ka bere ne jete ka qene i deshtuar totalisht, si vizatues, si basketbollist, madje edhe si emigrant ka qene deshtim i plote. E si mund te jete ky njeri krryeminister i suksesshem? Ne fakt ka vite qe e ka gjetur suksesin ne hajdutllik, karagjozllik dhe si cinik e arrogant mund te quhet i perkryer. Po e deshet kete personash pervers edhe kater vjet te tjera kryeminister , bujrum, jepjani voten dhe lerini llafet.

  20. popull del nga pylli says:

    bojkotoni zgjedhjet; pd +ps+ lsi bajne marreveshje; shkurt jane te martume ; ata dun me çdo kusht imunitet me rujte pasurit e vjedhuna;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje