Parlamenti Europian merr vendimin: Pas 5 nëntorit nuk e njohim më Lukashenkon si president

18 Shtator 2020, 16:55Bota TEMA

Parlamenti Europian ka bërë thirrje për sanksione europiane ndaj presidentit bjellorus Aleksander Lukashenko, në të njëjtën kohë duke dënuar shtypjen e dhunshme të demonstruesve.

Në një rezolutë të miratuar sot me 574 pro, 37 kundra dhe 82 abstenime, Parlamenti Europian hodhi poshtë rezultatet zyrtare të të ashtuquajturave “zgjedhje presidenciale” të cilat u zhvilluan në Bjellorusi në 9 gusht, pasi ato u mbajtën “në shkelje flagrante të të gjitha standardeve të njohura ndërkombëtarisht”, raporton ATSh.

”Sapo të skadojë mandati i udhëheqësit autoritar në largim Aleksander Lukashenko më 5 nëntor, Parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit”, thuhet në rezolutën e PE.

1 komente në “Parlamenti Europian merr vendimin: Pas 5 nëntorit nuk e njohim më Lukashenkon si president”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje