Nga Shkëlzen Gashi*
Themeluesit e OJQ-së “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe” (CDRSEE) me seli në Selanik, më 1999 konsideruan se pajtimi afatgjatë në Ballkan është i mundshëm vetëm nëse do të ndryshonte mënyra se si lënda shkollore e historisë mësohet në rajonin tonë. Për këtë qëllim, atë vit inicuan projektin e tyre më të rëndësishëm, të titulluar “Joint History Project” (Projekti i Historisë së Përbashkët), në mënyrë që mësimdhënësve të historisë në Ballkan t’u ofronin materiale që përmbanin shumë këndvështrime për të njëjtën ngjarje.
Projekti synonte jo vetëm të rishikonte mësimdhënien etnocentrike të historisë, por edhe t’i nxiste mendimin kritik e debatin, ta promovonte diversitetin e t’i pranonte si vuajtjet ashtu edhe arritjet e përbashkëta të popujve ballkanikë.
CDRSEE angazhoi historianë nga i gjithë rajoni dhe projekti rezultoi me hartimin e gjashtë vëllimeve, duke nisur me historinë mesjetare të Ballkanit për të ardhë në ditët e sotme. Vëllimet titullohen: Perandoria Osmane; Kombet dhe Shtetet në Europën Juglindore; Luftërat Ballkanike; Lufta e Dytë Botërore; Lufta e Ftohtë, si dhe Luftërat, Ndarjet dhe Integrimi.
Gjatë hartimit të këtyre teksteve, CDRSEE mbajti marrëdhënie të afërta pune me të gjitha ministritë e arsimit në rajon dhe gëzoi mbështetjen nga gjithsej 25 donatorë ndërkombëtarë, duke përfshirë BE-në. Të gjashtë vëllimet u përkthyen nga origjinali anglisht në dhjetë gjuhë (nëntë ballkanike dhe japonisht) dhe u promovuan në shumë prej kryeqyteteve rajonale, përfshirë edhe Prishtinën në vitin 2018.
Kjo seri shkrimesh vë nën objektiv mënyrën si paraqiten shqiptarët në përgjithësi në tri vëllimet e para të këtij projekti, dhe si paraqiten në veçanti shqiptarët në Kosovë në tri vëllimet e fundit. Seria e shkrimeve shqyrton si janë paraqitur ngjarjet e rëndësishme historike të shqiptarëve dhe cilat nga ngjarjet e rëndësishme nuk janë paraqitur fare. Po ashtu, diskuton si është dashur të paraqiteshin, duke marrë për bazë autorë ndërkombëtarë si Noel Malcolm, Oliver Schmitt, Peter Bartl, e të tjerë që trajtojnë zhvillimet dhe ngjarjet në Kosovë në periudha të ndryshme historike.
Kritikë vëllimit “Perandoria Osmane”
Periudha osmane në vendet e rajonit ballkanik u mësohet nxënësve kryesisht nga këndvështrimi etnocentrik, me informata të pasistemuara e paragjykime, dhe me vlerësime për vetë perandorinë si faktor “prapambeturie” ose “përparimi”. Në hyrjen e vëllimit që ngërthen këtë periudhë, botuesit shprehen se synojnë t’i përfshijnë bashkë përplasjet dhe bashkëjetesat, ngaqë sundimi osman kishte njohur konflikte e mizori, por edhe negociata e bashkëpunime të të nënshtruarve me sundimtarët për privilegje kolektive e individuale.
Ky vëllim prej pesë kapitujsh hapet me shekullin 14 dhe përfundon me shekullin 19, i cili nuk e shënon fundin e kësaj perandorie, por fillet e lëvizjeve kombëtare që çuan në krijimin e shteteve të pavarura ballkanike në shekujt 19 dhe 20, tema këto që trajtohen në vëllimin vijues.
Kapitulli i parë “Zgjerimi territorial osman në Europën Juglindore” flet për fazat e para të shtetit osman, për rënien dhe pushtimin e Konstantinopojës (dikur kryeqyteti i perandorisë romake e mandej i asaj bizantine), për pushtimin osman të gadishullit ballkanik dhe për ndryshimet e popullsisë dhe të fesë. Faqet kushtuar fazave të para të shtetit osman dhe pushtimit të Konstantinopojës kuptohet se nuk përmbajnë asgjë për shqiptarët, por çuditërisht nuk ka asgjë për shqiptarët as në faqet për ndryshimet e popullsisë e të fesë.
Është krejt e habitshme që pjesa kushtuar pushtimit osman të gadishullit ballkanik nuk jep asgjë mbi Betejën e Kosovës, që u zhvillua më 28 qershor 1389 në Fushë Kosovë, afër Prishtinës, ku u ndeshën ushtria osmane, e udhëhequr nga Sulltan Murati, dhe koalicioni ballkanik i udhëhequr nga Mbreti Lazar. Ajo figuron krejt telegrafikisht vetëm te tabela kronologjike 12-faqëshe në fillim të këtij libri, në të cilën paraqiten ngjarjet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane në periudhën 1300-1800, ku shkruhet: “1389 – beteja e parë e Kosovës; Osmanët mposhtin koalicionin ballkanik të udhëhequr nga Princi sërb Lazar; Serbia bëhet haraçpagues i Shtetit Osman”. Pra, askund në gjithë vëllimin nuk vihet në pah pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë betejë përkrah popujve të tjerë ballkanikë, e as mundësia – duke marrë parasysh ndikimin e vendosur osman në disa pjesë të Shqipërisë – që disa shqiptarë, e madje disa serbë, të kenë qenë të përfshirë në betejë në anën e osmanëve.
E vetmja e dhënë lidhur me kulturën e shqiptarëve jepet në tabelën kronologjike në fillim të vëllimit: “1555 -Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe: Meshari (Libri i Shërbesave), nga Dom Gjon Buzuku (botuar në Itali)”, por nuk ka asgjë për shkrimtarët e pastajmë, si Pjetër Budi, Frang Bardhi e Pjetër Bogdani. Po ashtu, nuk paraqiten askund shkrimtarët me prejardhje shqiptare që shkruanin në gjuhë orientale, si Suzi nga Prizreni, Mesihi nga Prishtina, Jahja Dukagjini, Koçi Beu, e me radhë.Duhet shtuar se kapitulli i parë mes pushtimeve osmane të gadishullit jep edhe shkoqitje rreth shkatërrimeve në Slloveni, banorëve të Beogradit të zënë robër, robërve të krishterë në Bosnjë, por asgjë rreth shqiptarëve. Ç’është e drejta, figuron një fragment për rënien e Novobërdës së Kosovës më 1455, nga libri me memoare “Historia ose kronika turke” i autorit nga Novobërda, Konstantin Mihailović, por në të flitet për deportime, vrasje, përdhunime e rrëmbime të të rinjve sërbë, por asgjë për shqiptarët.Te pushtimi osman i gadishullit ballkanik figuron vetëm një sqarim i shkurtër për pronarët e krishterë të timareve në Shqipëri, ku thuhet se “…osmanët për ta siguruar bashkëpunimin me fisnikët vendas, i bënë ata vasalë, ndonjëherë duke u kërkuar që t’i dërgonin bijtë si pengje në oborrin e Sulltanit (siç ishte rasti i të famshmit Skënderbe, i njohur me emrin Gjergj Kastrioti, bir i Gjon Kastriotit, prijës i Shqipërisë së Mesme)”. Në gjithë vëllimin, Skënderbeu përmendet vetëm edhe një herë tjetër, në tabelën kronologjike, ku shkruhet: “1443 – fillon fushata hungareze në Ballkan; shqiptarët, të udhëhequr nga Skënderbeu, organizojnë kryengritje të suksesshme”, por nuk specifikohet kundër kujt.
Paraqitja kaq e përciptë ta krijon përshtypjen se shqiptarët, përkatësisht fisnikët e tyre, ishin vetëm vasalë të osmanëve. Përshtypjen ta përforcon sidomos mosparaqitja e kryengritjeve të shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane në periudhën 1443-1468, të cilat nuk ishin të vetmet, por që falë figurës karizmatike të udhëheqësit të tyre, Skënderbeut, ishin më të fortat e krishterëve të Ballkanit.
Këto kryengritje, megjithëse zhvilloheshin në një territor të vogël dhe kryesisht malor, ishin të jashtëzakonshme në përmasa, ngaqë kishin përballë perandorinë më të madhe të kohës, por edhe për shkak të vasalitetit të Skënderbeut karshi shteteve italiane. Ky vëllim do të duhej madje t’i jepte motivet e vërteta të kryengritjeve të udhëhequra nga Skënderbeu, që kryesisht ishin fetare dhe pronësore, ndërsa pas vrasjes së babait të tij me urdhër të Sulltanit, edhe hakmarrëse.
Në vijim të kësaj, vëllimi nuk e paraqet fare as besëlidhjen ushtarake të njohur si Kuvendi i Lezhës (i krijuar në Lezhë më 2 mars 1444 me qëllim për të kundërshtuar Perandorinë Osmane), me pjesëmarrje sundimtarësh edhe prej etnive të tjera (siç ishte familja Crnojević), ku secili pjesëtar i saj ruante mëvetësinë e plotë, e Skënderbeu ishte vetëm i pari në mesin e të parëve dhe jo sundimtar i ndonjë shteti shqiptar. Po ashtu, për të treguar bashkëpunimin në mes të popujve të Ballkanit, në vëllim do të ishte mirë që mes tjerash të figuronin telegrafikisht edhe të dhëna që i ofron historiani Oliver Jens Schmitt, se flamuri që ngriti Skënderbeu kishte shqiponjën e Bizantit ose se babai i Skënderbeut ishte martuar me Vojsavën nga familja e madhe fisnike Branković.
Kapitulli i dytë “Institucionet e Perandorisë Osmane”, përmban një fragment nga historiani turk Halil Inalcik, të titulluar “Lutfi Pasha kujton karrierën që nga koha kur u rekrutua me anë të sistemit të devshirmes”, me të dhëna biografike për këtë vezir të madh, ku për shqiptarët jepet vetëm fraza “ishte lindur në Shqipëri”.
Devshirme ishte një metodë sistematike e rekrutimit me forcë të djemve të vegjël, e zhvilluar gjatë shekujve 15-16: zakonisht merrnin nga një fëmijë në çdo dyzet shtëpi, e dërgonin në Stamboll, ku ia ndërronin fenë, i mësonin turqishten dhe e stërvisnin për ushtar. Në fshatrat e krishtera devshirme nuk ishte popullore, prandaj më 1565 në Shqipëri kishte shpërthyer një kryengritje kundër saj, që nuk përmendet në këtë vëllim, e as e dhëna se kishte vise, si Novobërda, të liruara nga detyra për devshirme, çka konsiderohej privilegj i posaçëm.
Vëllimi nuk shënon kurrkund as se shqiptarët çmoheshin veçanërisht nga mbledhësit e devshirmes për shkak të qëndrueshmërisë fizike dhe zotësive luftarake, as se shumë shqiptarë arrinin të bëheshin pushtetarë në pozitat më të larta shtetërore, në shpërputhje me numrin e tyre si popullsi. Nuk përmendet askund se dy kryevezirë të shekullit 15, Ahmet Pasha e Daut Pasha, ishin me prejardhje shqiptare, e numri i përgjithshëm i kryevezirëve shqiptarë në historinë e Perandorisë Osmane, duke përfshirë edhe shumë shqiptarë të Kosovës, arrinte në 42; ndërkaq nga 92 vezirët e mëdhenj që qeverisën nga shekulli 15 e deri në shekullin 17, me prejardhje shqiptare ishin 25, e me prejardhje turke 19.
Kapitulli i tretë “Institucionet, bashkësitë dhe ritet fetare” nuk jep asgjë për shqiptarët. Këtu, e madje edhe në kaptullin e parë, do të mund të paraqitej përhapja e islamit ndër shqiptarë, duke i theksuar faktorët që e ndikuan, si presioni nëpërmjet taksës për tokë, që e paguanin vetëm të krishterët, pastaj marrja e dërgimi i djemve të krishterë në Stamboll, por edhe arsyet e tjera si: interesi ekonomik, ngaqë lehtësoheshin taksat; mundësitë e karrierës; statusi, përkatësisht prestigji, që rezultoi me vrull më të hovshëm të islamizimit në qytete; pastaj numri më i ulët i priftërinjve katolikë shqiptarë sesa gjatë sundimit mesjetar sërb.
Ndryshe nga ç’bëhet me vendet e tjera të prezentuara në këtë vëllim, nuk figuron as edhe një objektet i ndërtuar në hapësirat e banuara me shqiptarë gjatë periudhës së sundimit gati pesëshekullor osman, siç janë: objektet për ritet fetare (xhamitë, mesxhidet, tyrbet, teqetë); objektet arsimore (medresetë e bibliotekat); dhe objektet e tjera (hamamet, urat e gurit, krojet publike, shtëpitë e banimit, kullat e sahatit, shatërvanet, hanet, çarshitë, etj.).
Mangësi në përfaqësimet shoqërore e kulturore shqiptare
Kapitulli i katërt “Ndarjet shoqërore dhe jeta e përditshme”, fillon me nënkapitullin e titulluar “Elitat dhe populli i thjeshtë”, ku përmes fotografive portretohen tipat shoqërorë osmanë. Nga 20 fotografi dhe piktura, shqiptarët prezantohen me dy.
E para, pikturë nga Jean-Baptiste Hilaire (1809) titullohet “Ushtarë në Shqipëri” dhe shoqërohet me një tekst që i shpjegon levendët, ushtarët me pagesë të Perandorisë Osmane, të cilët, siç thuhet aty, ndonjëherë bashkoheshin me ushtritë armike dhe i plaçkisnin provincat osmane. E dyta është piktura “Një ajan i shquar – Ali Pasha i Janinës” nga Louis Dupre (1819), teksti përfundi të cilës flet për ajanët, njerëzit e pasur që nëpërmjet fajdeve dhe tregtisë grumbullonin pasuri të mëdha, krijonin ushtri private dhe fitonin kontrollin politik në provinca. Pra, shqiptarët këtu paraqiten vetëm si ushtarë me pagesë që u bashkoheshin edhe ushtrive armike për t’i plaçkitur provincat osmane, si dhe si njerëz të pasuruar përmes fajdeve, që krijonin ushtri private për kontroll politik në provinca.
Nuk jepet asgjë për familjen Janina që e themeloi Pashallëkun e Janinës, e as për familjet feudale shqiptare si ajo Bushati, që e themeloi Pashallëkun e Shkodrës. Po ashtu, nuk përmenden familjet sikur familja feudale Begolli në Pejë, Kryeziu në Gjakovë, Rrotlla në Prizren (që e kishte sunduar Prizrenin prej vitit 1770 e deri më 1836 dhe kishte ndërtuar e rindërtuar një mori ndërtesash publike: xhami, medrese, hamame, postë, e me radhë), dhe Gjinolli në Prishtinë e Gjilan, (që ishte aq e fuqishme në fillim të shekullit 19, sa pjesëtarët e saj ishin quajtur “sundimtarë të dytë” të Kosovës pas Sulltanit).
Duhet pasur parasysh se pushtimi osman i hapësirave shqiptare nuk mund të krahasohet me pasojat e pushtimit të vendeve të tjera të Ballkanit, sidomos të Bullgarisë e të Sërbisë. Kjo ngaqë shqiptarët para pushtimit osman nuk kishin organizim kishtar, as traditë shtetërore, as art e letërsi që do të mund të quhej shqiptare. Dinastët shqiptarë para pushtimit osman lëshonin dokumente në gjuhët greke, latine e sllave, dhe asnjë dokument të vetëm në shqip.
“Jeta në fshat”, nënkapitulli i dytë i kapitullit katër, përmban një pasazh korrekt nga libri “Travels in Albania and other provinces of Turkey in 1809 and 1810” (Udhëtime në Shqipëri dhe provinca të tjera të Turqisë më 1809 dhe 1810) të autorit Lord Broughton mbi ushqimin dhe pijet në Shqipëri, një fotografi me enterier dhome të kohës në Arbanas, si dhe disa pasazhe tjera nga vepra “Pictures from the Balkans” (Fotografi nga Ballkani) të autorit John Fraser, për rrugët që ishin siç i kishte lënë natyra dhe romakët, e që turqit nuk kishin bërë asgjë për t’i përmirësuar ato, si dhe për vështirësitë e letërkëmbimit në Shqipëri. Nënkapitulli i tretë “Jeta në qytet” paraqet fragmente të autorëve të ndryshëm mbi jetën në disa prej qyteteve të rajonit. Dominon paraqitja e jetës në qytetin e Beogradit, sipas përshkrimeve të autorit Evliya Çelebi, por nuk ka asgjë për jetën e shqiptarëve në qytete.
Te nënkapitulli i fundit “Vështrime nga jeta e grave” është një fragment i shkurtër e skandaloz për gratë shqiptare, marrë nga libri i njejtë i Broughton i viteve 1809-1810, ku ato paraqiten të paarsimuara, e që nuk flasin gjuhë tjetër përveç amtares. Për më shumë, sipas këtij teksti shqiptarët lëre që nuk kanë ndjeshmëri pasionante ndaj grave, por edhe ndjejnë përbuzjeje e neveri ndaj tyre, i konsiderojnë dhe i përdorin ato si bagëti, i detyrojnë të punojnë dhe shpesh i ndëshkojnë me goditje. Është e çuditshme që autorët e këtij vëllimi vendosin ta përfshijnë një fragment të tillë denigrues dhe vetëm për shqiptarët e jo edhe për popujt e tjerë të Ballkanit, duke krijuar kështu përshtypjen se kjo mënyrë e trajtimit të grave ishte ekskluzivisht shqiptare.
Ndoshta ia vlen ta sjellim të plotë këtë fragment:
“Nuk ma ka qejfi fort të flas për moralin e shqiptarëve. Gratë e tyre, që janë pothuajse të gjitha të paarsimuara dhe nuk flasin gjuhë tjetër përveç amtares, konsiderohen si bagëtia e tyre dhe përdoren si të tilla (por duke qenë të llojit më sipëror), detyrohen të punojnë dhe shpesh ndëshkohen me goditje. Ç’është e drejta, ata ndjejnë njëfarë përbuzjeje e madje neverie ndaj femrave të veta dhe në asnjërën nga prirjet e rralla që shfaqin nuk ka asgjë që të mund t’i ngjasonte asaj që e quajmë ndjeshmëri pasionante.
Megjithatë, të gjithë ata që munden, martohen, meqë martesa është tregues i kamjes dhe meqë duan të kenë skllave në shtëpi. Për më tej, mbasi në shumicën e viseve të vendit femrat nuk janë as për së afërmi në numër sa gjinia tjetër, nusja shpeshherë nuk i sjell hise burrit, por mashkulli i sjell gruas së vet dhe detyrohet t’i tubojë paraprakisht rreth një mijë grosh në dashtë që të martohet”.
Kryengritjet që mungojnë
Kapitulli i pestë dhe i fundit “Aspekte të krizës” ngërthen gjithsej tre nënkapituj. Dy të parët, “Fatkeqësitë natyrore” dhe “Kriza politike në Stamboll”, nuk japin asgjë për shqiptarët. Nënkapitulli i tretë “Luftërat, kryengritjet dhe trazirat në popull”, përmend kryengritje të disa popujve të tjerë ballkanikë, por asnjë të shqiptarëve, për të cilët figuron vetëm një fragment i titulluar “Mungesa e sigurisë gjatë udhëtimit në Shqipëri”.
Çuditërisht, askund nuk përmendet as përleshja mes forcave osmane dhe atyre austriake në vjeshtë të vitit 1689, në të cilën shqiptarë pati nga të dyja anët; në forcat austriake, të udhëhequra nga Enea Piccolomini, shqiptarëve u printe argjipeshkvi katolik shqiptar Pjetër Bogdani, ndërkaq te forcat osmane u printe shqiptari Mahmut Mahmutbegolli, pashai i Pejës që numëronte rreth 10 mijë ushtarë shqiptarë e sërbë. Në këtë kohë, kryevezir osman ishte Mehmet Kypryly, pjesëtar i një dinastie të fuqishme shqiptare në shërbimet publike të Perandorisë Osmane, i cili nuk përmendet askund në këtë vëllim.
Në të vërtetë, në këtë vëllim nuk anashkalohet tërësisht kjo përleshje mes forcave austriake e osmane, sepse jepet një pasazh i titulluar “Sërbët largohen nga frika e përndjekjeve osmane (1690) – dëshmia e Atanasije Djakon Srbin-it”, i cili flet për masakrat e forcave osmane ndaj sërbëve në Beograd e rrethinë. Për më shumë, poshtë këtij pasazhi jepen sqarime nga redaksia mbi bashkëpunimin e sërbëve me austriakët në vitet 1688-89, ripushtimin osman të Beogradit dhe arratisjen e sërbëve për në territoret e kontrolluara nga austriakët. Madje edhe te kronologjia e botuar në fillim, thuhet se ripushtimin osman më 1690 e pason një shkallë e lartë e shpërnguljeve të sërbëve nga Sërbia dhe Kosova.
Në gjysmën e parë të shekullit 19 Perandoria Osmane filloi zbatimin e një morie reformash në ushtri (pezullimi i njësive të jeniçerëve, pezullimi i sistemit të vjetruar të timareve, dërgimi i oficerëve për stërvitje në Francë, mbajtja e uniformave të stilit perëndimor, e me radhë), të cilat u shoqëruan me reforma në arsim, duke zhvilluar sistem shkollor shtetëror e duke shpallë të drejta të barabarta për jomyslimanët. Për shkak të këtyre reformave shpërthyen një sërë kryengritjesh të shqiptarëve, të cilat nuk ishin për autonomi e çlirim kombëtar, por kundër rekrutimit, uniformave të stilit perëndimor, taksave të reja, çarmatosjes së popullatës, e me radhë. Por, në këtë vëllim mungojnë këto kryengritje.
Për fund, në këtë vëllim “Perandoria Osmane”, që ndonëse synon t’i përfshijë si përplasjet ashtu edhe bashkëjetesat e të nënshtruarve me sundimtarët osmanë për shkak të privilegjeve individuale e kolektive, nuk paraqiten fare as kryengritjet e as bashkëpunimet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane përgjatë pesë shekujve të sundimit të saj në hapësirat e banuara me shqiptarë. Po ashtu, nuk përmenden askund qëllimet politike të shqiptarëve, e madje as rrymat politike të tyre nën Perandorinë Osmane.
Duhet thënë edhe se nuk vihet në pah asnjë krim i forcave osmane ndaj shqiptarëve dhe, ç’është më e keqja, ky vëllim shqiptarët i portretizon edhe negativisht: mercenarë, plaçkitës, fajdexhinj, përbuzës të grave, të paarsimuar, e me radhë. /kosovo2.0
PËRMBLEDHJE E PËRJASHTIMEVE
– Vëllimi nuk i paraqet konfliktet e përplasjet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Fjala vjen, nuk vihet në pah askund pjesëmarrja e shqiptarëve në Betejën e Kosovës të vitit 1389 përkrah popujve të tjerë ballkanikë, e as mundësia që disa shqiptarë të kenë marrë pjesë në anën e osmanëve.
– Nuk figurojnë asnjëra prej kryengritjeve shqiptare kundër Perandorisë Osmane në periudhën 1443-1468, të udhëhequra nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, as Kuvendi i Lezhës, as të dhëna të tjera të rëndësishme nga historia shqiptare.
– Ndonëse përmendet metoda sistematike e rekrutimit me dhunë të djemve të vegjël, e njohur si devshirme, nuk thuhet askund se më 1565 në Shqipëri kishte shpërthyer një kryengritje kundër saj. Dhe, megjithëse paraqiten disa kryengritje të disa popujve ballkanikë, nuk jepet asnjë e shqiptarëve, e as përleshja mes forcave osmane dhe atyre austriake më 1689, në të cilën shqiptarë kishte në të dy taborët: të forcave austriake nën udhëheqjen e Pjetër Bogdanit, dhe të forcave osmane nën udhëheqjen e Mahmut Mahmutbegollit. Për më shumë, për këtë përleshje jepet një pasazh për mizoritë e forcave osmane, por ndaj serbëve, përfshirë emigrimin e serbëve nga Kosova, por nuk ka asgjë për krimet osmane ndaj shqiptarëve.
– Kur trajtohet detyrimi i devshirmes nuk përmendet se shqiptarët çmoheshin shumë nga mbledhësit e devshirmes për shkak të qëndrueshmërisë fizike dhe zotësive luftarake, e as se shumë shqiptarë arritën të bëheshin pushtetarë në pozitat më të larta shtetërore, në shpërputhje me numrin e tyre si popullsi: vetëm kryevezirë shqiptarë në historinë e Perandorisë Osmane ishin 42.
– Më tej, nuk prezantohet fare përhapja e islamit ndër shqiptarë dhe, ndryshe nga ç’veprohet me vendet e tjera, nuk figuron asnjë objekt fetar i ndërtuar gjatë periudhës së sundimit gati pesëshekullor osman. Nuk ka asgjë për familjet feudale shqiptare në Shqipëri e në Kosovë dhe nuk paraqiten askund shkrimtarët me prejardhje shqiptare që shkruanin në gjuhë orientale.
– Ç’është më e keqja, ky vëllim shqiptarët i portreton vetëm si ushtarë me pagesë që u bashkoheshin ushtrive armike për t’i plaçkitur provincat osmane, si njerëz që bënin pasuri përmes fajdeve, që kishin krijuar ushtri private për kontroll politik në provinca, që nuk dinin ç’ishte dashuria dhe i përbuznin e madje neveriteshin nga gratë, dhe martoheshin sa për ta pasur një skllave në shtëpi. Gratë e shqiptarëve paraqiten si të paarsimuara, që nuk flisnin asnjë gjuhë përveç të tyres, që përdoreshin si bagëti, të detyruara të punonin, e që ndëshkoheshin shpesh me goditje.
*Shkëlzen Gashi ka studiuar Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës, kurse magjistraturën për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në programin e përbashkët studimor të Universiteteve të Bolonjës dhe të Sarajevës. Është autor i shumë botimeve (librave dhe artikujve). Në vitin 2010 ka botuar biografinë e paautorizuar të Adem Demaçit, i cili ka kaluar 28 vjet nëpër burgjet jugosllave. Kohët e fundit, ka botu shumë artikuj brenda e jashtë vendit rreth historisë së Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë dhe në vendet përreth Kosovës – Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Po ashtu, tani është duke shkruar biografinë e Ibrahim Rugovës, udhëheqësit të shqiptarëve të Kosovës 1989-2006.(SI)
Cfare prisje qe te shkruanin . Ata nuk lejuan gjuhen Shqipe se friken e kishin vetem prej Shqiptareve . Kush luftoj kunder tyre ??? greket qe i sollen ne Evrop per te luftuar Shqiptaret dhe Sllavet sepse grek nuk kishin mbetur me ne Ballkan (studjoni doreshkrimet e Venetikasve te shekullit 14-15). Nga Nishi deri ne Athine flitej vetem Shqip . Pak Greke kishte ne disa ishuj por Perandoret bizantin ben aleanc me Turqit per te luftuar ndaj Shqiptareve dhe Sllaveve ne Ballkan. Jane fakte historike.
Doni te dini sa luftuan turkoshqiptaret turkun? Aq shume sa u bene vet turq.0
Nuk perben ndonje gabim fatal mos pasqyrimi i ndonje pashai me origjine shqiptare apo mos permendja e ndonje kryengritjeje shqiptare .Si ballance duhet edhe te theksojne qe serbet,greket ruajten besimin e tyre ndersa shqiptaret perfshire edhe ata te Kosoves ekudo ku jetonin ,u kthyen ne myslimane.Per mua fyerja me e madhe qe u behet shqiptareve eshte ajo qe i fyen si njerez te rendomte e me keq.Keto jane reflekset e gjithe teorive reaksionare antropologjike qe u beheshin shqiptareve ne shekuj.Nje studim serioz merret me analizen e kushteve ne teresi per te shpieguar arsyet e prapambetjes se grave ne vecanti e burrave ,e jo te mbeshteten ne teori antropologjike.Per kete historianet shqiptare duhet te protestojne dhe te mos pranohen te futen ne Shqiperi ky botim qe nuk u meson asgje shqiptareve.PER fat te keq ne kemi edhe sot nje prarambetje te grave te mbuluara,te pa shkolluara sepse jo vetem nga ekspansioni i fese islame por edhe nga mungesa e rigorozitetit te shtetit.
Taulant i ke mare ilacet????
Nuk behet historia duke kaluar tere diten ne xhami.
Ne na i paskan vjedhur te tera!!!!!!
Po ne ku ishim?
Ngelem gjithe jeten duke bere viktimen. Te tere na paskan vjedhur historine dhe ne cfare benim
E paskeni nxjere turkun qe na ka bere ndere qe shkertheu shqiperine per 500 vjet dhe po e mbeshtesni disa prej jush edhe sot.
Cte solli turku!!!!!!
Prapambetje varferi injorance
Gjithe evropa ska kufij ne vrapojme pas turkut. Po si nuk kemi zgjedhur nje here krahun e duhur ???
Respekti ne bote fitohet dhe ne kemi bere te kunderten.
Njerezit e ndershem kane turp te thone jemi shqiptare se Shqiptaret jane bere sinonimi i hajduteve i drogaxhinjve i krimineleve i prostitucionit i prapambetjes i dhunes
Po te shikosh statistikat ne evrope zeme vendin e pare te te burgosurve ne shume shtete.
Ti ri e me diskuton te kane vjedhur kete e ate
Leri nacionalizmat se nuk pyet njeri per ty e mua per nje vend koti qe eksporton vetem pordhe ne shumice.
Me keta qeveritare qe ti e une i votojme
Me kete shtet nje nuk ka nje cifte qe nuk e mbeshtet dhe nuk e do asnje.
Nuk pyet njeri per trimat e tastieres o Taulant
Nuk e shikoni qe me shume mundesi ka nje afrikan te mari azil se nje shqiptare.
Shteti shqiptar dhe institucionet e tij duhet të protestojnë fuqishëm. Kjo është e turpshme. Gjatë gjithë historisë tonë, shtetet kufitare na e kanë shtrembëruar, modifikuar dhe mohuar historinë. Periudha e Gjergj Kastriotit është më e lavdishmja e popullit tonë.
Por fatkeqsisht politikanët tonë e kanë mendjen te listat: do hapen apo s’do hapen.
Turp!
Predator,je ne erresire.Shqiperia e 1912,u krijua me nxitjen e Turqise qe ta kishte si dominion te saj,nuk quhesh me kot Turqi e vogel(Shqiperia dmt) sepse dhe krere drejtues te ketij pseudo shteti u vune shtetare qe kishin patur pozicione te larta tek Perandoria e zeze otomane(I semuri Bosforit sic therritej rendom) si pashallare,deputete,ushtarake etj.Pra cdo gje eshte e stisur dhe e sajuar qe ne fillim ,kete gje dmth kete shte moster e perkrahen dhe Austro Hungaria me Italine per te krijuar barriere per serbet dhe greket,dmth krijese e sajuar prandaj nuk ngren koke dhe ka qene shtet i keq dhe mjere ne mizerjern e vet unikale ,per cdo gje ne fund te Evropes.Nuk mund te kesh besim islam dhe te thuash kam kulture perendimore,nuk mund te jesh Hasan,Mehmet,Razije,Qanije te pish dhalle ,te hash misra,hurma ,pace te rrish me tafte dhe te llastiku dhe te thuah jam europian,te dine te gjithe se cfare jane.Mercenare ,besethyer,pa vlera,pa kulture pa libra,pa vepra,pa asgje ,asnje trashegimi.E keqja eshte se keshtu do vazhdoje se kane dale dumbabistet prape,duan Erdogan dhe Turqine ,reagimet me rastin BE(Greqi,France,Qipro etj) me Turqine u cane selefet tifo per Turqine dhe Erdogan duke e ditur madje se nuk kane drejte dhe po veprojne si agresore,pra kjo gje nuk ndreqet eshte thyer pergjithmone
..po kujt i thu sternipave te Ismael Kemalit ?!
per cfare politikanesh flet or mik per bashen berishen ramen qe ja thithin er doganit diktator dhe nje tyc qe kujton se do te beje akoma turqine e medhe ;historia e jon eshte per te bere gjeloza ;; greket turqit serbet francezet dhe boten ;por ne shqiperi ka halldauka qe per 5 dollare e shesn b;;;;;;; ka ca ktannare qe jane akoma ne shekulline 15 turp te kene gjeorge kastrioti skenderbe eshte ai qe ja mblodhi turqeve ne shekullin e 15 qe ishin empiri me madh ne bote ne ket kohe ;;; disa cobane se dine mire hitorine jane nente uje dhe nje kos ;;turqit jane arabe pisa jane ato qe na lane tyca pe 5 shekuj merci viva albania viva illira viva notre hero george kastrioti ;;;;merci
Fshini BYTHEN me fletet e ketyre pacavureve . Me falni per vulgaritetin por eshte shume ofenduese kjo “histori” qe mohon Historine.
Mos prisni qe te huajt ta shkrujne drejt historin tone. Si gjithmon ata kane mbajtur dhe mbajne qendrim armiqesor ndaj ketij vendi te vogel, me histori te lavdidhme, si te djeshmen edhe te sotme. ” Populli shqiptar e ka care rrugen e historis me shpate ne dore” dhe vetem atij i takon ta shkruaj kete histori dhe askujt tjeter.
E cfare ka ketu per tu habitur? Nje OJQ greke nuk mund te dale nga zanati i vjeter grek per te genjyer. Atehere kur nuk beson se genjeshtra do pranohet, ben injorimin e fakteve. Kane mbi 100 vjet qe genjejne tere boten. Nje genjeshter me shume apo nje me pak nuk ka rendesi.
Me ato letrat greke, ne duhet te fshijme prapanicen. Ne fakt vitet e fundit ka shume historiane qe kane vene pikpyetje mbi te ashtuquajturen “histori e Greqise”, e cila eshte e mbushur me shume genjeshtra.
Te habit ajo,qe autori ka bere nje pune voluminoze,per te na paraqitur skandalet e pafaleshme,te bera ne librat e historise,por nuk ka thene asgje per autoret e ketyre skandaleve dhe me konkretisht me cilet institutucione ne vendet qe i perfshin historia ata kane bashkepunuar.
ho me thikoni thi i perdor Greqiri bordellot
thqiptere
mi hjk trunin orrnoutit
—
Ligji kundr te thpithurve menjiheer
the o muth Thqipni plot pedere ?
Libri Hithterik o thtyp n Gerrqi
qillimithte per thqiptorrt he he he heeeeeeeeeeeee
tyrrqi gerrqi – t dy jon tu u qi
Tutku nese don te kete marrdhenie me shqiptaret e sotem duhey te kerkoj falje per masakrat e gjakosjen e brezsve e copeyomin e trojeve tona e pastaj ti ver gishtin kokes e te sillet si barabarte
Na ka borxh prapambetjen shekullore
Secili te rrij sot ne shtepi te vet
Z.Gazetar, mire qe po shkruani ju se historianet tane flejne. Fatkeqesi qe nuk mbrojme vehten dhe cdo gje e presim nga qendrimi dhe studimet e te huajve.
Lexoni Noel Malcom per Kosoven ku me argumenta shkencor e me fakte ka demaskuar propaganden Serbe.
Pjese me interesante qe shume pak flitet eshte beteja e dyte e Kosoves me 1448 e udhehequr nga Janos Hunyadi. Hunyadi kishte rene dakord me Skenderbeun per aleance dhe kishte marre premtimin se do ndihmohej. Ndersa mbreti Serb e refuzoi perkundrazi beri aleance me Otomanet… Gjate rrethimit te Krujes Hunyadi perfiton dhe mbledh ushtrine. Otomanet alarmohen dhe lene Krujen per tu perballur me te ne Kosove.
Por fatkeqesisht Skenderbeu vonohet per shkak se duhet te bente lufte me Venedikasit dhe pasi fiton e i detyron te paguajne niset per Kosove per ti ardh ne ndihme Hunyadid. 3 dite ka bere lufte Hunyadi dhe historianet tregojne se ka qene beteje e barabarte dhe forca te njejta ne numer. Skenderbeu vetem 30 km larg fushe Kosoves takon ushtaret hungareze qe ktheheshin nga beteja qe kishte mbaruar me humbjen e Hunyadid. Te gjithe historianet bihen dakord qe nese Skenderbeu do arrinte ne kohe Hunyadi do fitonte betejen dhe Otomanet nuk do te futeshin ne Evrope. Histori e denje per filma!
Ka nje thenie angleze pas shkaterrimit te perandorise Otomane pas luftes se pare botrore qe Noel Malcom e citon ne librin e tij “luften kunder perandorise otomane e bene Shqiptaret as serbet, as greket apo bullgaret. Shqiptaret hodhen ne toke kollonat e perandorise Otomane qe ju ra ne koke”.
Perse nuk jepen emrat e autoreve te vellimeve? Po autore shqiptare a kane marre pjese dhe cilet jane ata? Shpesh fajin ne keto raste e kane vete shqiptaret sepse nuk i marrin punet seriozisht, nuk jane aktive, tregohen indiferente, i nenvleresojne gjerat, jane te paafte. Keshtuqe, per fajin tone, perfundojme te nenvleresuar e te injoruar.
Pse kane genjyer,dilni ne Europe dhe sot per hajdut e drogaxhi na njohin.A mund te gjeni ndonje ish qeve
ritar ose qeveritar te sotem qe nuk eshte hajdut. Nese duam ye njohim vetveten duhet mite ti lexojme librat e asaj kohe histirua jone nd Stamboll eshte.
…shqiptari ishte rote kari , i vetmi komb ne ballkan qe mohoi fene e te pareve dhe u be muslumqen. Xhami e teqe si muti mbi dhe’
Palikari Kallla kalla Orthodoksi Vllahi Sllavi Rumuni
Ky magjistri, nëse se ke u vënë re, pohon se Vojsava vinte nga Brankovicet, pra serbe. Shih i se cshkruan e mos u hidh i në zjarrin gjasme nacionalist. Për më tej, ai fut edhe teorinë e shëmtuar të Schimidit, që Gjergj Kastrioti luftë ka bërë për hakmarrje.
I shitur ose komplet injorant.
Kjo është mese normale që ndodh! Jemi vetë ne që denigrojme historine tone! A nuk jemi në që flasim për c’mitizim të Skenderbeut? A nuk jemi ne që flasim për mirëqenie të Shqiptarve nen Ottomanet? Kur në realitet ishim vetëm mish per top nderkoh që Serbet e Greket (orthodokset bizant dmth) ishin krahu I djathte i Sulltanit! A nuk jemi në qe denigrojme rilindasit me histori banale? A nuk jemi në që I ngrejme bust tradhetarit Zog e atyre që dorezuan me ceremoni pavarsine e fituar italise fashiste? A nuk jemi në që poshterojme partizanet shqiptar, ata që u renditen fitues në WW2? A nuk jemi ne që mohojme nacionalizmin ekstrem të komunisteve Shqiptar? A nuk jemi ne që mallkuam baballaret tane per një pale xhinse e një Coca-Cola? A nuk jemi ne që shkaterruam, shitem e vodhem pa meshire vendin tone këto 30 vjet? A nuk jemi ne që femijve nuk u vëndosim emra shqiptar pa na detyruar njeri? A nuk jemi ne qe nxijme e dorezojme në gjykata luftetaret e UCK-se? A nuk jemi ne që preme në bese mikun e vetëm në historine tone USA, në të vetmet momente që kishte nevojë për Shqipot siç ishte rasti I armeve kimike të Libise? A nuk jemi ne që nuk u ndihem kur i dhuruam detin Greqise? Çfarë pretendoni? Se shpejti do I vij fundi edhe te ashtequajtres bashkejetese fetare dhe ateher nuk do ketë me fare Shqipëri e Shqipetar por vetëm vemje si sot që blihen e shiten si në kohën e Ottomanve!
O gazetar ke shume te drejte perandoria osmane po simas teje ca do thote perandoria osmane qe skenderbeubdhe shqiptaret ishin heronj? Skenderbeun e njef gjithe europa. Kujt i plasi bytha. Qe nuk e njofin jevgjit e anadollit ktu eshte faji i edi rames. Qe e shkerdhen erdogani dhe pranon cdo gjo qe i thote jevgu anadoliit qe do te humbi historine e shqiptareve. Qe thote jemi velllezer ktu faji eshte i politikaneve shqiptare qe qihen ne bythe turqia duhet te kerkoje falje pet krimet qe kane bo per 500 vjet kurse me e bukura nxjerrin shqiptaret hajduta dhe plackites. Ky eshte kulmi i injorances anadollake
Hani MUT hani ,
Perse mundoheni te fshihni fytyrat mbas gishtit te vogel
SOT Vetem 30% jane Shqipetar te paster ne Shqiperi !
Te tjeret jane Turkokurd Shqipfoles !!!
SHIKONI Mbiemrat e Zakonet Surratet dhe veshjet
Historine dhe levizjet e Osmaneve,
Mbas 1820 21 TurkoKurdet ja mbathen nga Epiri edhe nga Jugosllavia dhe u vendosen ne tokat me pjellore te Shqiperise se mesme dmth zaptuan te gjitha fushat,
Edhe sot pa pike Turpi Vetequhen Shqipetar
Shqipetaret Nuk e Ndryshuan fene, !!!
Habitem me disa plehra qe mbrojn tezat antiShqiptare greko-sllave. Jane ca Shqiptar pa dinjitet qe per 300 evro shesin gjithcka vetem per te share gjithcka Shqiptare. Ne 1800 nga Nishi deri ne Athine flitej vetem Shqip. Lexoni shkrimet e studjuesve Angle e Gjerman :
Historiani Skocez George Finlay e kishte konstatuar qysh ne vitet 1830-1860. Ne Greqi thote Finley Shqiptaret po detyrohen te mos flasin me SHQIP edhe pse pjesa me e madhe e popullsise flet vetem SHQIP .
Nje gje e tille eshte absurde kur une konstatoj gjate viteve te mia te studimeve ketu ne Greqi qe Presidentet e shtetit Grek duan perkthyes qe te flasin me Greket sepse jane Shqiptar.
PSE NDODHTE KJO GJE qysh ne vitet 1830-1900.
E Shpjegon studjuesi tjeter GJERMAN -Jakob Philipp Fallmerayer :
Fallmerayer shkruan : Une dhe shume studjues te tjere Evropjan shkonim ne Greqi me iden qe do te gjenim niperit e Homerit dhe Aristotelit.
U zhgenjyem sepse nuk gjetem as njerez qe te flisnin Greqisht. Ne Atike,Peloponez,Thesali etj flitet vetem SHQIP. Ne pak ishuj flitej Greqisht.
Kur u ktheva ne Bavari (Gjermani) shkruan Fallmerayer kerkova prej studjuesve qe Greqin mos ta trajtojm me Ideal-Politik por ne menyr realiste .
Me kundershtuan shume duke u shprehur qe ceshtja eshte politike :Pra duhet te mbeshtetet ideja e nje shteti Grek si pasardhes i Heleneve.
Fjalen Helen nuk e njihte me njeri ne Greqi . Ata njiheshin si Romanoi…pjese e perandoris Romane.
Fallmerayer i zhgenjyer kerkon qe te largohet mbreteria e installuar e mbretit Otto ne Athine dhe pushteti t’ju jepet popullsise vendase ‘SHQIPTAREVE’ .
E largojn nga bota akademike per zbulimet shkencore qe kishte bere ne Greqi. Fallmerayer shprehet qe me larguan per arsye politike sepse nuk punoja per historin fallso qe po krijohej ne shtetin e ri Grek.
Shume faktor ne Greqi si Kisha dhe vendet Franca,Anglia,Russia qe po krijonin nje shtet te ri kunder vendeve te tjera nuk ju interesonte e verteta.
Shume Arvanitas u helmuan shume te tjere u internuan gjuha toponimet e emrave u ndryshuan .2 miljon Grek qe erdhen nga Anadolli terrorrizuan popullsine autoktone Shqiptare .
Gjemen e ben dhe nje liber tjeter i Fallmerayer : Greek Revolucion was purely Shqiptarian (Albanian), not a Hellenic Revolution.
Ky liber i rrezikoj jo vetem punen akademike por dhe jeten .
Shume studjues te tjere Evropjan e quajten te ashtuquajturin ‘Revolucion Grek’ te vitin 1821 nje ‘lufte civile Shqiptare’ .Lufta zhvillohej midis Shqiptareve Orthodox e Myslyman prej te ciles perfituan minjte e Athines.
Shume studjues te tjere Gjerman dhe Anglez te cilet kerkuan nje qasje Reale Greqis jo Idealiste humben karrieren akademike dhe jo rralle edhe jeten. Si shkruan Bajroni qellimi yne eshte te krijojm iden e nje Greqie Hellenike.
Per arsye politike rryma e idealisteve te Bajronit & Co fitoj ndaj realisteve akademik qe pane se po shtitej sapuni per djath.
Konkluzioni:
Kisha ,ekstremi Grek,qarqe te caktuara Evropjane politiken e shekullit te 19.te po bejne dhe sot : pra zhdukjen e elementit SHQIPTAR ne Ballkan.
Ata prandaj kerkojn sot zhdukjen e gjuhes Shqiper dhe zevendesimin me ate Greke apo Sllave. Eshte ne nje nga keto pikat qe duhet te plotesoj Shqiperia per tu anetaresuar ne BE.
Taulant , nga çmendina e Elbasanit flet , apo nga pavioni 17 ? Ja , keto idiotesira nuk na lene rehat te bejme perpara neve shqipot , se kujtojme qe jemi qendra e botes . Te gjitha sa shkruan , jane shpifje e marrezira te pa shembullta , ndonje , edhe qendron por e shkeputur qellimisht nga konteksi . Nje pyetje po te bej : Di ndonje vend ne bote ti Taulant (ne Evrope jo e jo) , qe t’a kete shkruar gjuhen e tij me 1887 , si puna e Shqiperise ? Universitati i Bolonjes ne Itali , me i vjetri ne Europe , eshte hapur ne vitin 1088 , pra 800 vjet (tete shekuj) para hapies se shkolles se pare fillore shqipe (UNIVERSITETI , e theksoj , jo shkolla e pare , qe , ne gjuhen latine eshte hapur 2000 vjet pare eres se re) …a e kupton se çdo te thote kjo ? Kjo do te thote , qe shkollat e para ne Evrope , jane hapur 4000 vjet para shkolles se pare shqipe te Korçes . D.m.th. , Evropa eshte 4000 vjet para nesh . A kemi fytyre te mburemi neve e te akuzojme te tjeret , se na paskan vjedhur historine ??!!
File mou,cfare i thua beqirit turk?
Nuk e kupton se jo vetem ky por totalisht kjo rrace afghanesh fluturon me presh(autocthonus) duke qelbur ere turku jo vec shqiperine por mbare evropen e me gjere.
Mendoj se problemi nuk jane keta njethundrake arabe,fundja kjo eshte rraca arabe,por mega problem jane te tredhurit (atheoi) kristiane si Ngjela, Corapekuqi,Kocaqi apo ndonje tjeter…..
O beqir, qelbesh ere turku……….
@ “Taulant” Shqipfolesi
Mbiemrat me te medhenj ne shqiperi jane me origjine Turkokurde , , Turdiu,Fevziu,Feizi,Ferhati,Mustafa,,Basha,khawaja,Toptani,, Deliallisi , Islami,Ragami,Toptani,Hafizi, , etj etj,etj
Keta lloj mbiemrash nuk bene ndonje revolucion apo kryengritje ne Greqi apo ne Shqiperi
O Taulant Tallavaja next time Flit me Fakte !!!
@ “Taulant” Shqipfolesi
Mbiemrat me te medhenj ne shqiperi jane me origjine Turkokurde , , Turdiu,Fevziu,Feizi,Ferhati,Mustafa,,Basha,khawaja,Toptani,, Deliallisi , Islami,Ragami,Toptani,Hafizi, , etj etj,etj
Keta lloj mbiemrash nuk bene ndonje revolucion apo kryengritje ne Greqi apo ne Shqiperi
O Taulant Tallavaja next time Flit me Fakte !!!
O Turkokurd Shqipfoles !!!
Ky Gashi si padashur thotë se shqiptarët para pushtimit turk nuk kishin traditë kishtare, as shteterore dhe as art! A eshte i marrê ky apo bën vetë. Shqiptarët ne kohën e Topiajve, Muzakajve, Aranitasve, Vrana kontit, Lek Dukagjinit dhe Zaharisë, Kastriotëve etj etj ishin më të perparuar edhe sesa kur Turqia theu qafën në Anadoll. Sistemi kishtar në Shqipëri nê atê kohë ishte njëlloj si në Serbi, Bullgari dhe Greqi. Në të gjithë Europën në atê kohë nuk ishin formuar ende shtetet nacionale, por provincat qeveriseshin nga princa, konta, dukë etj etj. E njëjta gjë edhe në Shqipërinë arbêrore. Veçse turqit ashtu siç shkatërruan Arbërinê nuk u sollën me asnjë komb tjetër të Ballkanit. Ndofta për shkak të rezistencës heroike të arberorëve të Kastriotit që turpëruan në muret e Krujës dy sulltanë turq! Për 500 vjet me rradhë turqit i thithën gjakun dhe i ndërruan deri ADN-në kombësisë shqiptare. Prandaj nuk kanë ngelur edhe shumë prova të artit dhe kulturës arberore që lulëzonte para pushtimit turk.
Botoni komentin tim ketu
C’permend universitete o debil. Bota AngloSaksone ishte barbare deri para 500 vjeteve ndersa sot eshte pararoj e arsimit e shkences.Bota Helene e Latine ka 2000 vjet qe ka perenduar jeton vetem ne iluzionet e disa papaqerve . Akoma me gjuhe te shkruajtur e me argumente qe nuk i ha me njeri . Lexoni doreshkrimet Veneciane o derra e te studjuesve Gjerman te shekullit te 18-te. JU nuk ekzistonit u krijuat sepse ashtu e kerkonte politika e kohes .Ju ishit sherbetoret kryesor te Sulltanit . Ju sollet Turqit ne Ballkan per te luftuar Sllavet dhe Shqiptaret. Jane faktet qe nuk i mohoni dot .
‘OUTSPOKEN’ o kelysh Grek lexo studjuesit e shekullit te 19-te si GJERMANET -Jakob Philipp Fallmerayer apo Hanin e Skocezin George Finlay.
O derra po pranoheni qe 90% e drejtuesve te revolucionit ishin ARVANITAS …cfare ishin ata …nga vinin nga Toskeria or pleh qe per 300 euro shan te kaluaren tende SHQIPTARE bashke me disa plehra te tjere.
Dinshumet shqiptar qe smungoni te na “sqaroni”ne te gjitha fushat si ne te kaluaren te tashmen e te ardhmen ! Pse lodheni ,indinjoheni ,skuqeni e nxieni per padrejtesit shekullore ,dhe shtremberimet historike, qe na bejn edhe ata qe na shkelen , na tjetersuan , na percan e na sakatuan e na ben kta qe jemi sot ! Shikoni cfar po ju bejn hajduteria e kriminelet qe votuat e votoni ktu e 35 vjet ! A nuk ju pelqen e verteta e komentusit “vetvendosje” si dhe “labit” ! Si spjegohet ky popull i lasht , me kufij sa gjysma e Ballkanit u katandis “kokoshi nje thel”thosh gjyshja ime ! Pse vetem shqiperin pushtoi turku ??Nuk po dua ti hyj ktij spjegimi qe dhemb, por shikoni kush jan shqiptaret sot, dhe nuk thon kot “historia perseritet” Lan Shqiperin e deri ne Kolumbi dhe Venezuel na ben te njohur ! Sa shqiptar e shqiptare vrapuan ne luften e Lindjes Mesme e vazhdojn te rekrutohen ne emer te Allahut ! E kemi ne gjak Reth nji milion shqiptar ka sot ne Greqi, qe i shpetuan varferis dhe Kombit te tyre te pushtuar nga vet shqiptaret e pameshirshem ,dhe ska rast te mos cfryjn urrejtjen e te mos vjellin mosmirnjohjen dhe kjo i ka rrenjet te Feja, qe “vllai “yn i madh na e ktheu me hell ! E ne ate duam ! E ne sic thot gazetari Nano i kemi ber nderin duke ngritur mbi 1000 xhami e po kjo gje edhe ne Kosov ! Ja ktu e gjejn kurajon te shtremberojn historin, si dhe emrin e le gjendes Skenderbe per te nenvleftesuar rolin patriotik dhe historik te Tij ……..Nuk duam njeri tjetrin,nuk i se bes askuj, shitemi e blihemi per nji trast miell e ndaj kemi rug te gjat akoma qe te vem dinjitetin e humbur, qe na la Enver Hoxha dikur ! Ne jemi pasqyr e politikaneve qe zgjedhim……..
Bastardet greke vazhdojne te manipulojne historine dhe te kaluaren e ndritur dhe heroike te shqiptareve.Fatkeqsisht ato edhe sot e kesaj dite,sic kane bere 200 vitet e fundit po pervetesojne kulturen,heronjte dhe cdo gje tonen me paturpesine me te madhe duke patur mbeshtejten e EUROPES KURVE qe asnjehere nuk ishte prane nesh.Po na zhvasin cdo gje ,edhe jeten tone duke pasur sherbetore PUSHT-TETARET tane qe nuk ua ndjen shume per popullin apo historine tone.Po dorezohen pa kushte ne cdo moment nga presionet e grek-bythqirave per cdo interes .Kemi qene dhe jemi frikacake dhe naive prandaj edhe PUSHT-TETARET japin cdo gje sikur te jete e tyre.KRENARIA KOMBETARE NUK EKZISTON.Mendoj se shuarja e ketij kombi do te vije 20 vitet e ardhshem per faktin se jemi kaq indiferente dhe heronjte tane jane drejt zhdukjes.
Shqiptari , a s’me thua , cilen histori , cilet heronj (me emra) , cilat heroizma , cilen krenari kombetare po na i vjedhkan fqinjet ne bashkepunim me Evropen ?! Ti je nje rrote cari qe nuk e ke shokun , po kush po çan bythen ne Evrope , se ekzistojme neve ne kete bote a derezi .