Meta nuk "shkulet" nga fshati i gruas, Dibër. Mesazh Ramës me "Hajredin Pashën": Kjo zonë mbeti barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese

20 Shtator 2020, 09:10Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta vazhdon të jetë në Dibër, ndërsa nxjerr në pah traditat dhe vlerat e kësaj krahine.

Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale këngën e Hajredin Pashës, e kënduar nga një vogëlushe 10 vjeçare.

Kreu i shtetit vlerëson se Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve, ndërsa kjo trimëri e vendasve është përjetësuar në këngë e valle.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve.

Trimërinë dhe heroizmin e dibranëve në luftërat për mbrojtjen e territorit dhe identitetit tonë kombëtar, populli e ka përjetësuar në këngë.

Padyshim një ndër më të veçantat, dhe një nga më të dashurat për mua është edhe Kënga e Hajredin Pashës.

Por më të jashtëzakonshme e bëri për mua, këngëtarja më e re e Ansamblit “Kuvendi i Zall Dardhës”, Elisa Skarra, vogëlushja 10-vjeçare, që të mahnit jo vetëm me talentin e jashtëzakonshëm, por edhe me dashurinë e madhe për Atdheun e rrënjët e të parëve.

Një falenderim të veçantë kam për prindërit e saj që kanë mbajtur gjallë traditat dhe kanë trashëguar tek brezi më i ri vlerat tona më të mira kombëtare. Model frymëzimi për të gjithë!

3 komente në “Meta nuk “shkulet” nga fshati i gruas, Dibër. Mesazh Ramës me “Hajredin Pashën”: Kjo zonë mbeti barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese”

  1. h says:

    Hajdutlliku dhe atdhetarizmi,nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtin person,
    aq më tepër kur ky i fundit është fshatar mediokër dhe injorant.

  2. Teodosi says:

    Zall dardha eshte vend I bekuar prej zoti e braktisur prej qeverise.Iliri ka shkuar si shqiptari tek shqiptaeet.Na mbyten ne keys te vendor vllehe serve boshnjake Rome e magjype.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje