Papa Françesku i drejtohet prindërve të fëmijëve LGBT: Zoti i do ata ashtu siç janë

20 Shtator 2020, 08:50Bota TEMA

Prindërve të cilët janë të shqetësuar se feja i ka injoruar fëmijët e tyre LGBT, u është thënë nga Para Françesku se Zoti i do ata ashtu siç janë. Ai foli me prindërit e 40 fëmijëve LGBT nga shoqata italiane, Tenda di Gionata (Çadra e Jonathan).

Anëtarët e Çadrës së Jonathan mirëpresin të krishterët LGBT, familjet e tyre dhe punëtorët baritorë dhe u siguron atyre mbështetje dhe informacion.

Ajo u themelua në vitin 2018 nga një grup njerëzish të frymëzuar nga një prift katolik, i ndjeri Reverend David Esposito, i Dioqezës së Fermo, në rajonin Marches të Italisë.

Mara Grassi, nënkryetare e shoqatës, së bashku me burrin e saj Agostino Usai i dhanë Papës një broshurë të titulluar Genitori Fortunati (Prindërit me fat).

Broshura dokumentoi përvojat e prindërve të fëmijëve LGBT me kishën.

Aty thuhej se shumë nga përvojat ishin të vështira dhe se, megjithëse kërkonin të pranoheshin nga kisha, ato shpesh shiheshin si të padëshirueshme.

Mara i tha Papa Françeskut: Ne dëshirojmë të krijojmë një urë për kishën në mënyrë që edhe kisha të mund të ndryshojë mënyrën e saj të shikimit të fëmijëve tanë, duke mos i përjashtuar më, por duke i mirëpritur plotësisht.

3 komente në “Papa Françesku i drejtohet prindërve të fëmijëve LGBT: Zoti i do ata ashtu siç janë”

  1. F.K says:

    Kur do hiqesh qafe o antikrisht , Wojtyla dhe Ratzinger kishin më dinjitet se ty

  2. filja says:

    zoti i do ashtu si jan!! pse te ka derguar lajm ty? çfare tallje qe bejne keta dhe budallenjte i besojne!

  3. Tre Dimensional says:

    Kisha katolike eshte shkaterruar teresisht.

    Eshte e manipuluar dhe pushtuar teresisht nga cifuteria nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje