Rudina Hajdari: Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese, ODIHR-in s'kemi pse e pyesim. S'ka nevojë për garanci plus

20 Shtator 2020, 22:58Politika TEMA

Bashkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe deputetja Rudina Hajdari, ka bërë një propozim për hapjen e listave.

Hajdari propozoi që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik.

“Kemi bërë një propozim konkret që është në koherencë me gjithë frymën që kemi futur për listat e hapura. Ne propozojmë që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik.

Partia ka rol në propozimin e kandidatëve ndërsa qytetarët zgjedhin një votë parapëlqyese për kandidatin që duan ta çojnë në Kuvend.

Kjo bën që kryetari të mos ketë të drejtë ekskluzive në përbërjen e listës së kandidatëve”, u shpreh ajo në Ora Neës.

Më tej deputetja theksoi: “Nuk ka shumë kohë për vendosjen e ndryshimeve kushtetuese në kod. Duhet ta kishim bërë në fund të korrikut.

Duhet të mos ndryshojmë kodin zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve dhe jemi 7 muaj para zgjedhjeve.

Nëse e shtyjmë në kohë procesin dhe vazhdojmë të pyesim ODIHR për ndryshime në kod që është kompetencë e ligjvënësit, nuk ka nevojë të japë ODIHR garanci plus”.

2 komente në “Rudina Hajdari: Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese, ODIHR-in s’kemi pse e pyesim. S’ka nevojë për garanci plus”

  1. Molla e dijes says:

    Sa të kesh mamanë të kapur peng me dosje kortuptive, ti Rudina vazhdo mbro Rilindjen. S’ke faj kur gjykatësit e korruptuar thjesht hiqen nga puna por nuk hetohen dhe nuk futen në burg!

  2. Fol pak dhe degjo shume says:

    Se u konsumove , mos fol e mos dil shume ne tv se mbiemri jot eshte i eret nga babai jot dhe mamaja jote ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje