Çfarë përfaqëson vrulli frenetik i Ilir Metës me dekorata e përqafime?!

21 Shtator 2020, 09:46Politika TEMA

 

Ilir Meta ka nisur një fushatë të fortë me dy anë; njëra me sulm të egër ndaj Edi Ramës dhe tjetri, një vrull eskursionesh, takimesh dhe dekoratash në vende të ndryshme të vendit.

Nëse bëjmë një krahasim, kjo fushatë ngjan fiks me turrin e vitit 2017, kur sapo u zgjodh president i Republikës, nisi një revansh në çdo zone, duke sulmuar ashpër dhe pa kompromis Qeverinë dhe Edi Ramën.

Mitingje, studio televizive, takime në shtëpi e rrugë e rrugica në qytete e fshatra.

I vetmi ndryshim, ishte se nuk kishte dekorata ngaqë nuk ishte betuar ende, por këto fushata ngjajnë. E si rezultat?

LSI-ja arriti të marrë 18 deputetë, duke bërë që opozitës së Lulzim Bashës t’i firojnë 250 mijë vota, ndërkohë që ky i fundit i kishte bërë thirrje votuesve të djathtë që kishin hedhur fletën për LSI-në në zgjëedhjet e 2013, që të “kthehen në shtëpi”.

Edhe tani Meta po synon që të marrë vota opozitarësh të mërzitur me Qeverinë e Edi Ramës, duke krijuar një raport edhe direkt me ta nëpërmjet dekoratave që po i lëshon pa hesap; për të gjallë dhe të vdekur.

Po të shikosh me kujdes dekoratat që ka shpërndarë këtë javë presidenti në Dibër, thuajse të gjithë familjarët e atyre që nuk jetojnë, por edhe ata që kanë marrë dekoratë “live”, janë votues të së djathtës.

E dekoratat presidenciale, nuk është se janë thjesht kanaçe herë pas here, por një pjesë e tyre, janë një stacion për të marrë pension të posaçëm, sidomos nga njerëz të artit, kulturës dhe letërsisë.

Një manovër e përdorur edhe nga presidentët e mëparshëm që kanë dekoruar edhe nga dy herë artistë të njohur, vetëm e vetëm për të rakorduar me hyrjet në fuqi të abdetimeve të ligjeve apo vendimeve për pensionet speciale.

E duke qenë kështu, këto dekorata përbëjnë një shpërblim të rëndësishëm për personin që e merr, dhe duket se strategjia është e qartë. E cila si në Vlorë, Përmet, Dibër, apo zona të tjera do të ndjekë një amplitudë të studiuar për qëllime elektorale.

Në Dibër, ku Meta ka edhe një relacion të afërt, si pasojë e origjinës së bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, familja Meta nuk është se ka një relacion të mirë elektoral, pasi në 2009 Monika dështoi të zgjidhet deputete.

Në një qark me 6 deputetë si Dibra, është e vështirë të imponohet një parti jashtë korpusit PD-PS, por modeli i 2017-ës, ku Reme Lala e PDIU doli duke përdorur ombrellën e fortë të PS-së, natyrisht edhe LSI do të tentojë të kapë një pozicion të tillë.

“Partia e Presidentit” e shpallur publikisht më 2 mars, që e përmend shpesh Meta, ndoshta nuk do të kthehet në listë zyrtare, por synon të grumbullojë sa më shumë kundërshtarë të Qeverisë, që e shohin Metën si “një skifter” karshi Bashës.

E që në fund, tentohet natyrisht që të shkojnë drejt LSI-së, e cila nuk është më partia që të gjen punë, por një dekoratë edhe ta jep…

11 komente në “Çfarë përfaqëson vrulli frenetik i Ilir Metës me dekorata e përqafime?!”

  1. qytetari says:

    Ky katundar injorant dhe i pister,vazhdon dhe tall dhe fshin bythen me shtetin dhe Shqiperine.
    Deri dhe pastruesen e zevendesonte ky kafshe e ndyre,per ti bere vend tjetres qe kish targen e shpelles se cepanit.
    Ne anen tjeter dhe kryeveziri Rama,vazhdon te jete ne efektin e hashashit,qe vazhdon ti jape Baba.
    Dhe ne kete pergjumje dhe lehje te terbuara ne anen tjeter,mileti i gjore,qe eshte poshte,vazhdon te paguaje.

  2. vlora says:

    Une do komentoj vetem per dekorimet qe kane efekte monetare.Fare nuk u vjen keq per kete popull qe te paguaj pension te vecante per njerez pa kurfare vlere?lexoja nje dite z Gaqo Bushaka qe ankohej se nuk i ka filluar akoma pagesa per pensionin e vecante.Le te dali nje gazetar te pyesi nxenes ne shkolle te mesme apo ne 9 vjecare kush e njef kete shkrimtar pergjigja do jete asnje .Po pse nuk del nje qerata president te dekoroj nje mesues qe mbyllen jeten e tyre neper fshatrat e humbura te shqiperise dhe ku shume vajza mesuese mbeten pa u martuar. Dekorata te tipit Zef Deda dhe Rozana Radi jane qesharake dhe bejne me qesharak presidentin qe i jep

    1. XheJ eN Bi says:

      vlora …
      Do isha dakort me ty nëse nuk do pyesje nxënësit e sotëm ,po ” nxënësit” 50 vjeçar .
      Nxënësit sot nuk dinë datën e Pavarsisë së Shqipërisë dhe do din kush është Gaqo Bushaka?

  3. Nafije fallxhorja says:

    Cifti hajdut Meta e ka vendin ne burg.

  4. Prof Dr. Kalec Dega says:

    Frenetik?
    Po pse nje fjale te huaj qe ska asnje kuptim ose lidhje me shqipen.Kaq te varfer jeni me shqipen dhe nuk gjeni dot fjalen perkatese ne gjuhen e bukur shqip?Apo duan te shesin po :rdha debilat englez shqipfoles?
    =
    Turp te keni!
    =
    Sa per shkrimin, ate po ja le per lexim te thelle dhe “frentic”, lexuesve ne Tema.

  5. TARZANI says:

    Mos i jepni shume rendesi.se nuk e ka seriozisht.do baje ca qoka nga njerzit e grus dhe do kthehet prap ne baze.pergjigjen do ja jape SPAKU dhe BKH-ja

  6. Shaipi says:

    Njerezit duhet ta peshtyjne jo ti japin doren. Harruan njerezit per te vraret ne bulevard, a nuk ishin njerezit tone, te cilet kerkonin drejtesi, pune dhe garanci per jeten, ku ky sot nje president me damke si gjobvenes, i quajti kok pa lare. Kush eshte ai qe ja fal, nese ka, eshte ai nje kok pa lar qe i bashkohet ketij skileje te pa meshireshme, ku sot i duhet populli per krah. Bandinojeni qelbesiren, lerjani drejtesise per te gjetut te ardhurat e tij, lerjani drejtesise per shantazhet dhe dore ne vrasjet e bujeshme, te cilat ku vdisnin njerez me kafazin e zogjve tek koka. Popull kujdes, ujku qimen nderron, vesin se harron.

    1. Shenjestra says:

      Shuaip! Ke te drejte,qe,njerzit ta peshtyjn dhe jo t’japin doren,por ta dishe se ata njerez qe kane dale per te pritur kete palo president, jane te paguar e te intimiduar nga njerez te forte te presidentit.Atij i eshte bere nje lobim i madh para se te vej ne Diber se gjoja do japin dekorata dhe ato do te paguhen,do marin shperblime te dekorates.Prandaj ata lloj njerzish nuk mund ta peshtyjne.

  7. Franci says:

    Tanime eshte e qarte per te gjithe qe Ilir Floriri e ka kuptuar qe shume shpejt do te jete peshku i madh i pare qe do te bjere ne rrjeten e SPAK.
    Prandaj kercenon e uleret si i çmendur ne konferenca shtypi duke trembur disa ” vogelushe ” gazetare qe marrin pjese aty dhe qe asnjeri prej tyre nuk e merr ” guximin ” ta pyese se perse po e shkel ne menyre flagrante kushtetuten duke u pozicionuar çdo dite si kryetar opozite ne karriken e presidentit.

  8. ttt says:

    Imagjinoni se cfare maskaralleqesh behen kur ish presidenti injorant NISH-HANI
    dekoroi me urdherin ‘MJESHTER I MADH I PUNES”–=-ne Diber Veli Vranicin nje parazit i estrades se qytetit qe nuk i ka thene kurre asnjeri-PUNA E MBARE-sepse gjithe diten tund celsat e salles bosh te estrades pa asnje aktivitet nderkohe qe psh nuk i jepet nje stimul i tille nje mjeku kirurg apo gjinekollog apo te cfardo specialiteti qe sakrifikohet per te miren e qytetareve…..
    LIKE MORE LIKE —NGROHE ATE KARRIGE—EDIT BEJ DUHA—QE SNA PYETI NA—ME AQ TRU SA KE—TJETER KUND VENDIN KE…………………….

  9. Shenjestra says:

    Shuaip! Ke te drejte,qe,njerzit ta peshtyjn dhe jo t’japin doren,por ta dishe se ata njerez qe kane dale per te pritur kete palo president, jane te paguar e te intimiduar nga njerez te forte te presidentit.Atij i eshte bere nje lobim i madh para se te vej ne Diber se gjoja do japin dekorata dhe ato do te paguhen,do marin shperblime te dekorates.Prandaj ata lloj njerzish nuk mund ta peshtyjne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje