“E paske matematikën si Luli”! Taulant Balla përplaset me avokatin Lapaj, deputeti i Kukësit kthehet në “mollë sherri”. Basti

21 Shtator 2020, 22:17Politika TEMA

Llogaritja e herësit për qarkun e Kukësit ka përplasur avokatin Adriatik Lapaj me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Teksa avokati po bënte përllogaritjen e votave që nxjerrin një deputet në Kukës, u kundërshtua nga Balla, i cili gjithë kohës këmbëngulte për gabimin e Lapajt. Në fund të dy ranë dakord që të vendosnin një bast.

DEBATI NË STUDIO:

Taulant Balla: E ke gabim more

Adriatik Lapaj: Po le ta kem gabim më lër që të vazhdoj

Taulant Balla: E paske matematikën si Luli

*Lapaj vazhdon dhe shpjegon skemën

Taulant Balla: Nëse ti do të bësh këto diskutime me mua e ke të humbur këtë betejë. Të kam xhan, mos insisto më.

Adriatik Lapaj: Po s’kam ardhur të më kesh xhan ti, kam ardhur t’u shpjegoj qytetarëve.

Taulant Balla: Herësi numërohet votat totale pjesëtoje me numrin e mandateve

Adriatik Lapaj: O Eni, nuk kam ardhur të marr leksione.

Taulant Balla:  Po e ke bërë gabim mor. Nuk është ashtu.

Adriatik Lapaj: Po le ta kem gabim, më lër ta mbaroj logjikën.

Taulant Balla: Do dalësh nesër do më kërkosh falje publike

Adriatik Lapaj: Po!

2 komente në ““E paske matematikën si Luli”! Taulant Balla përplaset me avokatin Lapaj, deputeti i Kukësit kthehet në “mollë sherri”. Basti”

  1. Labi says:

    Debati midis nje katunari dhe nje maloku,per PD dihet ku ka rene,po PS me profesoret e dikurshen e tani ky koke katrori,qe me teper ben zyren e punes dhe e motra si seksere,pastaj thone pse ikin Shqiptaret.

  2. teleshikuesi says:

    Keni lene pa permendur ironine e Balles per drejtuesen e kesaj dritarrjeje direkt nga kazani mediatik “zonjen Eni “kur deklaroi tani edhe une jam dakort qe ju te dy keni te drejte dhe ironia e Balles ishte :Imagjinoni qe nje zyshe(ne kete rast Eni Vasililievski)te ngreje ne tabelen e zeze per problemin dy nxenes dhe tu thote qe te dy e keni tamam perfundimit pavaresisht se perfundimi nuk eshte i njejte!
    Ku avokati,qe ne kete rast ishte si ai fruti ekzotik,nuk pushonte se shpjeguari se s’kishte ardhur per ti mbushur mendjen Balles por popullit qe 7×7= 42 ,duke menduar se te gjithe do bindeshin ne funde duke mos kuptuar asgje!
    Me pak fjale ai emision ishte ndertuar nga “zonja Eni Vasilievski” duke zgurdulluar syte e saj te zhgaravitur per te terhequr teleshikues!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje