Dekoratat nuk do t’i shpëtojnë rregullimit ligjor që mazhoranca po harton për Presidentin e Republikës. Shpërndarja e tyre shpesh konsiderohet si e motivuar politikisht apo e nxitur për interesa elektorale në prag fushatash, ndaj dhe socialistët synojnë t’ia ndalojnë këtë aktivitet Kreut të Shtetit disa muaj para zgjedhjeve.
Kërcënimi i Ilir Metës kur u pyet mbi ligjin që Kuvendi po përgatit për Presidentin, është i nxituar, sipas Vasilika Hysit. Nënkryetarja e Parlamentit, pjesë e grupit të punës që po harton “kufijtë” ligjorë të Kreut të Shtetit, sqaron se ky nuk është sulm ndaj individit.
Hysi garanton se draftimi i ligjit organik për Presidentin do të jetë transparent dhe stafi i Metës do të mund të dërgojë propozimet e veta. Të gjithë dekretet e Metës për kthim nismash po analizohen për të evidentuar problematikat. Po ashtu, po shqyrtohen dhe modele ligjore ndërkombëtarë se si funksionon institucioni. (A2)
Mire bejne,se nuk la njeri pa’ dekoruar Presidenti si ti kete gure te cmuar te sjella nga Cepani.,se nga fshati monikes,ha Ka dhene te gjitha babau,ndaj u be me pasuri.O tempo,o mores.