Nuk ua kanë fajin listat e hapura, por koalicionet e mbyllura!

21 Shtator 2020, 18:44Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nëse hapja e listave të kandidatëve për deputetë do të ishte vërtetë shqetësimi real i opozitës së rrugës, në përpjestim me zhurmën e jashtëzakonshme që po bëjnë publikisht për to, minimumi që do të kishte bërë do të ishte paraqitja e një drafti. Krahas porpozimit që ka paraqitur deri më sot vetëm PS, edhe përfaqësuesit e PD dhe LSI duhej të kishin dorëzuar në tryezën e Këshillit Politik, një propozim konkret.

Mosparaqitja e asnjë ideje, drafti, alternative nga ana e Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, është tipike në stilin e opozitës sonë. E cila ulëret se nuk është dakord me formulën e propozuar nga PS, por nuk thotë asnjë fjalë sesi do të ishte sipas saj, mënyra më e mirë për të garantuar hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Opozitarët tanë kanë 7-8 vjet që thonë për gjithçka se janë kundër mënyrës sesi qeverisin socialistët, por pa paraqitur në asnjë rast asnjëherë, asnjë ide, program, platformë, projekt apo propozim alternativ.

Kjo do të thotë: Ose kemi përballë një opozitë totalisht të paaftë. Pa ide. Pa vizion. Pa mendim. Pa ekspertizë. Pa asnjë mendim politik. Ose, kemi përballë një opozitë diabolike. E cila brenda vetes është dakord me propozimin e PS për hapjen me 100% të listave, por nuk ka guximin politik që të dali e të pranojë: Po. Jemi dakord me propozimin e mazhorancës!

Në një intervistë ku më e gjatë ishte pyetja e drejtuesit të emisionit sesa përgjigja e tij, e vetmja gjë që ka thënë deri tani Lulzim Basha për këtë çështje, është: “Jemi për hapjen 100% të listave sipas rendit alfabetik”. Por pa ofruar asnjë shpjegim për mekanizmin që do garantojë ruajtjen e balancave gjinore të përfaqësimit në Parlamentin e ri. Formulën e përllogaritjes së mandateve fituese. Modelin e fletëve të votimit. Modelet e vendeve të tjera demokratike europiane që e aplikojnë këtë skemë, etj.

Mospasja e një drafti të shkruar, është një problem më i thellë i brendshëm, i “Opozitës së Bashkuar”. Fatmir Mediu e pranon se opozita nuk e ka një propozim të vetin për hapjen e listave. Nëse do hartohet në ditët në vijim, Kryetari i PR thotë se ai duhet të diskutohet, brenda vetë opozitës fillimisht. Çka tregon, se jemi larg një propozimi zyrtar për tryezën e Këshillit Politik, nga ana e PD dhe LSI. Ndaj e gjitha çfarë flitet deri tani, është thjeshtë një zhurmë opozitare sa për zhurmë dhe jo një përpjekje reale, për gjetjen e një zgjidhje të pretenduar.

Po pse Lulzim Basha nga njëra anë thotë se kërkon hapjen e listave, e nga ana tjetër, nuk e dorëzon zyrtarisht me shkrim këtë propozim? Përgjigja vjen nga vetë aleatët e tij më të vegjël. Problemi më i madh që ka sot PD dhe LSI me ta, është mungesa e një formule opozitare, për daljen me koalicione. Pra, ndërkohë që zhurma bëhet për listat e hapura, problemi real janë koalicionet e mbyllura. PD po bën plan më vete për koalicionin. LSI më vete. Ndaj partitë e vogla, ndodhen në morsën e pasigurisë, mes tyre.

Të gjithë kryetarët e partive të “Opozitës së Bashkuar”, në ligjërimin publik e thonë me fjalë se qëllimi i vetëm që kanë, është rrëzimi i PS dhe Edi Ramës nga pushteti. Por, në praktikë u mungon një platformë e përbashkët opozitare, për qeverisjen e nesërme. Çka vërteton projektet për koalicionet e mbyllura.

Kjo do të thotë:

E para, ata e kuptojnë se nuk e ndalojnë dot mazhorancën të fitojë edhe një mandat të tretë qeverisës.

E dyta, në këto kushte halli i karrierës së tyre personale dhe i partive që përfaqësojnë, prevalon mbi ambicjen e shpallur elektorale, të të gjithë opozitës.

Kjo i shtyn që të mos e kenë hallin tek fitorja e pamundur në zgjedhjet e pranverës, por tek evitimi i humbjes së të ardhmes së tyre politike.

Ndaj, siç mund të kuptohet fare qartësisht, për të gjitha problematikat e tyre të brendshme, nuk ua ka fajin as PS, as mazhoranca e saj, as Edi Rama dhe qeveria e tij. Madje, nuk ua kanë fajin as listat e hapura. Por mendjet e tyre prej liderësh të vegjël dhe intrigat që po thurin me koalicionet e mbyllura.

5 komente në “Nuk ua kanë fajin listat e hapura, por koalicionet e mbyllura!”

  1. luani u.s.a. says:

    z.Alfred Peza keto dite do te arrijne agjentet e BKH nga SHBA ne Shqiperi me lista te mbyllura sekrete ku do te hetojne,arrestojne,burgosjen dhe konfiskimin e pasurise e te gjithe hajduteve politikan,gjykates,prokuror,kryetar bashkie,drejtor,doganier,epror policie,gazetar…,qe vleresohet pasuria e pergjithshme e tyre ne miliarde euro te deponuar ne banka te huaj evropiane dhe boterore qe 30 vite shkaterruan dhe varferuan vendin dhe popullin ku nje nder te jeni edhe ju z.Alfred Peza qe vodhet 1 milione euro dhe shpetuat nga policia,prokuroria dhe Gjykata per Krime te Renda pa u arrestuar,hetuar,denuar me burg dhe konfiskimin e pasurise?!

  2. flutura says:

    E kane si jo, se jane ber lemsh e li me njeri tjetrin…
    Cdo gje mund te ndodhi se shqiptaret e shkret i degjojne te gjitha debatet e tyre. Kurse ata zihu pajtohu me njeri tjetrin jave pas jave…

  3. Olimpia says:

    O Peza ,mblidhni mendjen se po humbisni besimin e njerezve
    Ta them une formulen per barazine gjinore ,pa perdredhjet hipokrite te draftit tuaj
    Duke i renditur thjeshte sipas alfabeti,ne se ne Tirane jane ne gare 35 vende per deputate,ju vendosni nje te treten kanditate te gjinise femerore,pra 11 ose 12 .Mbas numerimit te votave,ne se PS ka marre 16 deputete, fillimisht shpallen fituese 5 ose 6 deputete te gjinise femerore qe kane marre me shume vota brenda gjinise ,pastaj 10 ose 11 te gjinise mashkullore ,gjithmone ne perputhje me numerino e votave te marra .Dhe nuk ka nevoje te vini ate marrezine qe propozoni, ta zeme 10000 vota + nje.E rendesishme eshte qe te gjitha kanditaturat te jene te nivelit te larte,te pastra,te majta seriozisht me ide dhe jo njerez te rendomte ,edhe pse mund te kene para .Kaq e thjeshte eshte .Zhdukeni ate draft te turpshem dhe behuni,serioze..Ne te kunderten largohuni dhe mos u tallni me popullin e majte qe eshte shumice gjithmone ne Shqiperi dhe qe ka rezerva intelektuale pa fund per te derguar ne Kuvend apo qeveri.

  4. Raul says:

    A mund te fitoje zgjedhjet nje force politike qe ka ne radhet e saj kryevagabondin e pd leshelis Flamur Herman Geringun, a mund te fitoje zgjedhjet nje cizmeparticke qe ka ne radhet e saj nje sharebajge te neveritur si Kejdi dhembcakallja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje